Si të gatuani thjerrëzat në mënyrë të përkryer

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Si të gatuani thjerrëzat në mënyrë të përkryer

aid1488612-728px-Cook-Puy-Lentils-Step-1.jpg


Duke u përpjekur t’i përgatisni thjerrëzat në mënyrën tuaj të shpejtë sepse nuk keni shumë kohë, mund të bëni disa gabime gjatë rrugës dhe nuk do të jeni të kënaqur me përgatitjen e tyre.

Njihuni me këto pesë hapa super të thjeshtë për përgatitjen e thjerrëzave në mënyrë të përkryer.

1.Blerja e thjerrëzave

ثshtë e rëndësishme të blini thjerrëza sa më të frekëta të jetë e mundur, pasi thjerrëzat e vjetra kërkojnë një kohë shumë të gjatë për t’u përgatitur. Kjo, edhe sepse shpesh ndahen nga lëkura e tyre gjatë zierjes. Pas blerjes, përpiquni t’i përdorni brenda pak muajve.

2. Kontrolli i tyre para gatimit
Askush nuk dëshiron që të thyejë ndonjë dhëmb gjatë ngrënies së thjerrëzave, ndaj duhen kontrolluar imtësisht sepse është e pamundur të mos ketë shpëtuar ndonjë gurë i vockël në to. Veproni në këtë mënyrë: Shtojini thjerrëzat në një kullesë dhe shpërlajini mirë duke hequr çdo mbeturinë apo gurë të fshehur midis tyre.

3. Shtoni aromatizues në tenxhere
Bukuria e thjerrëzave është se ata mund të marrin çdo shije dhe aromë të përbërësve që ju hidhni në të. Shtoni në të një hudhër, rozmarinë, një qepë, ose një kombinim të këtyre aromatizuesve të cilët i japin një shije vërtetë të mrekullueshme thjerrëzave.

670px-Cook-Puy-Lentils-Step-5-1.jpg


4. Gatimi në zjarr të ndadaltë
Një zjarr i ngadaltë, i zien thjerrëzat në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse i zieni ato në zjarr të shpejtë, do të ndahen nga lëkura dhe nuk do të kenë një shije të mirë. Pra, besojini zjarrit të butë dhe thjerrëzat do të gatuhen në mnyrë të përkryer.

5. Kriposni thjerrëzat në fund të përgatitjes

Kriposja në fillim të zierjes ose përbërësit shtesë si limoni apo uthulla në fillim të zierjes, mund të parandalojnë përgatitjen dhe zbutjen plotësisht të tyre. Ndaj, prisni derisa thjerrëzat të jenë përgatitur plotësisht dhe më pas shtoni kripën apo përbërës të tjerë sipas dëshirës tuaj. Përzijini mirë në mënyrë që të thithin shijen dhe aromën e tyre, për t’u bërë kështu të përkryera.
albanian
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top