Si quhet ky pianist i ri?

Lauri

Anunnak
Kujtesë për gjeniun e përgjithmonshëm të muzikës klasike, Ludwig van Beethoven, sot në 245-vjetorin e lindjes. Tokësorja e një zoti nuk ishte dhe aq e paqtë. Rreth vitit 1801 Beethoven-i filloi ta humbasë dëgjimin. Ai vuajti nga dëmtime të brendshme që ia vështirësuan atij dëgjimin e muzikës. Mendohet se njëri nga shkaktarët ishte uji i ftohtë në të cilin ai e vendoste kokën për të mos e zënë gjumi gjatë punës. Ai vdiq i varfër nga një sëmundje në veshka në vitin 1827.



Ludwig van Beethoven lindi më 16 dhjetor 1770 në Gdansk, Polonia; vdiq më 26 mars 1827 në Vjenë, Austri. Ka qenë kompozitor i epokës klasike.

George Bizet, në titanët e historisë botërore radhit Bethovenin përkrah Dantes, Homerit, Michelangelos, Shekspirit dhe Moisiut, duke e quajtur një prometë të muzikës. Në qoftëse Hajdni dhe Mozarti shkëlqyen në periudhën klasike, Bethoveni me talentin e tij, pasionin forcën dhe krenarinë e vet krijoi një stil të tijin, stilin Bethovenian, i cili për herë të pare haset ne simfonitë dhe ne koncertet e tija. Bethoveni ndryshoi çdo gjë ne artin e muzikës, në saj të talentit të tij për tu bërë një artist i madh. Ai ishte një pianist virtuoz dhe njëkohësisht kompozitor i madh.

Vegjëlia dhe episode nga jeta e gjeniut të muzikës klasike

Babai i Bethovenit ishte tenor po jo shumë i mirë. Si pijanec dhe njeri i palidhur me punën ai kërkonte të nxirrte fitime nga djali i vogël. Prandaj nisi t’i mësonte muzikë qysh në moshën katërvjeçare. Sipas të dhënave të kohës del se Babai e paraqiti djalin dy vjet më vonë para publikut. “Sot më datën 26 maj 1776 në sallën e Akademisë së muzikës zoti Bethoven, tenor i Oborrit, do të ketë nderin të paraqesë dy nxënës të tij, zonjushën Averdonc kontralto e Oborrit dhe djalin tij 6 vjeçar, Ludovigun. E para do të ketë mirësinë të na këndojë disa arie të bukura dhe i dyti do të japë koncerte të ndryshme në piano. “Ky ishte takimi i parë i Bethovenit me publikun, për të cilin nuk dihet se çfarë përfundimi pati.

Megjithëse me mësues diletantë dhe me muzikantë shumë të diskutueshëm, Bethoveni i vogël bëri të tillë hapa përpara në studimin e muzikës sa që, më në fund u gjend një mësues i denjë për të. Ky ishte i famshmi Neefe, njeri i ashpër i cili shpejt u zbut e u mrekullua. Ky parashikoi për të një karrierë moxartiane. Që në moshën dymbëdhjetë vjeç deshi ta kishte nxënësin e tij në organo dhe vendosi po të mungonte ai, ta zëvendësonte edhe si dirigjent në orkestrën e teatrit të operës. Kështu në atë moshë të njomë, Ludovigu i vogël mundi të mbante vetveten dhe të ndihmonte edhe prindërit.

Bethoveni ende fëmijë shkoi në Vjenë ku Moxarti mbahej i paarritshëm. Disa miq, admirues të muzikantit të vogël të Bonit, deshën ta takonin mjeshtrin e shquar të muzikës me muzikantin e ri. Më në fund ia arritën qëllimit, po Moxarti që takonte vazhdimisht muzikantë të rinj, e pa me mosbesim. Bethoveni u ul në piano dhe improvizoi një pjesë.

“Mirë nuk është keq,mendoi me vete Moxarti po nuk më duket të jetë një improvizim.Me siguri që është fjala për një të ashtuquajtur improvizim për një copë të kompozuar me kushedi se sa mundim dhe e mësuar përmëndësh”. Nuk e tha haptas, por e la të kuptohet.

Bethoveni i acaruar iu lut Moxartit t’i jepte ai vetë një temë. Moxarti ia plotësoi dëshirën dhe i dha temën. Bethoveni improvizoi një pjesë të mrekullueshme, luajti me guxim të admirueshëm, saqë Moxarti mbeti i shtangur dhe i thirri para të pranishmëve:

– Kini për të parë se ai do ta bëjë botën të flasë për të. Pastaj e përqafoi dhe i kërkoi të falur.

Në atë kohë ishte në Vjenë një muzikant i dëgjuar, abati Genilik, që populli e pëlqeu dhe ishte entuziast për pianon e tij aq të pastër, aq të shndritshme dhe aq të bukur. Një herë në shtëpinë e një miku, tha se atë mbrëmje do të shkonte të luante në piano në publik dhe do të maste forcat me një pianist të ri të panjohur. Duke dalë, i sigurt si gjithnjë, thirri:

-E, po nuk bëjmë salsiçe!

Të nesërmen miku e pyeti se si shkoi mbrëmja muzikore.

– Aha, – thirri i ligështuar abati, – do ta kujtoj deri në varr, ai djalosh ka djallin me vete. Nuk kam dëgjuar kurrë një interpretim të tillë. Improvizioi ashtu si di të bëjë vetëm Moxarti. Nxirrte nga pianofortja efekte, që ne nuk i kemi ëndërruar kurrë.

Miku u bë shumë kurioz dhë pyeti se si quhej ky pianist i ri.

– ثshtë një i ri me trup të shkurtër, i shëmtuar, i zi, me një fytyrë kryeneçe. Quhet Bethoven
/Albert Vataj
 

Attachments

  • bethoven.jpg
    bethoven.jpg
    85.2 KB · Shikime: 21
Titulli: Si quhet ky pianist i ri?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Si quhet ky pianist i ri?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Si quhet ky pianist i ri?

Mendova te has ne kete shkrim nje histori te vogel. I ati i Bethoven ishte i dhene pas parase dhe merrej me shitjen e biletave. Bethoven i kushtonte shume kohe pregaditjeve para koncertit sa qe i ati i thote njehere: "Mos humb kaq shume kohe me pregaditje, pasi, ne te gjithe sallen mund te jene vetem 4-5 veta qe kane njohuri muzike. Te tjeret jane njerez qe vijne per tu dukur se po shkojne ne nje koncert, por kane veshe gomari"

Bethoven i pergjigjej se po pregaditje per ata 4-5 veta, dhe jo per te tjeret qe mbushnin sallen..:)
 
Titulli: Si quhet ky pianist i ri?

Ne që jemi këtu në varrimin e të ndjerit, jam në njimëndje, dhe e ndaj me ju sot, se përfaqësojmë një komb të tërë. I gjithë populli gjerman është këtu, për të mbajtur zi për një pjesë të asaj që ka mbetur për ne nga madhështia e tij. Zoti i fundit i këngës, oshëtinë goja dhembshur, me të cilin muzika e tij foli. Njeriu që trashëgoi dhe rriti famën e pavdekshme të Handel, Bach, Haydn dhe Mozart, ka pushuar së jetuari, dhe sot nderet mbi vargjet e thyera të një instrumenti gojëkyçur.

Muzika e tij hesht sot.

Bethoven2_zpspj98xzgl.jpg

Më lejoni të thërrasë atë! Sepse ai ishte një artist. Gjithçka që ai ishte është arti që la. Ferrat e jetës e kishin plagosur thellë kurmin e tij. Ai u turr duhishëm për të mbërritur tek ju, madje edhe atëherë kur portat nga do të kalonte ishin të gjitha të mbyllura. Ai foli me zërin që ju dëgjonit, mori nga zemrat tuaja dhe ua dha me gjithë zemër, deri në frymën e fundit.

Ai ishte një artist i madh, i cili largohet për të qëndruar përjetë këtu me ne. Si gjigand shtrihej nëpër dete dhe kaploi gjithë kufijtë e artit.

Ai ishte një artist, por edhe një njeri, një njeri në çdo kuptim. Për shkak se ai e mbylli veten nga bota, ata e quajti atë armiqësore, dhe e pashpirt, sepse ai i shmangej ndjenjave sëmbuese.

Ai iku nga kjo botë, pasi nuk gjeti në asnjë busull të natyrës së tij të dashur, një armë me të cilën të rezistonte.

Ai u tërhoq nga njerëzit e tjerë, pasi u kishte dhënë atyre gjithçka dhe nuk kishte marrë asgjë në këmbim.

Ai mbeti i vetëm, sepse ai nuk gjeti askund shëmbëllimin e vet. Por, deri në vdekjen e tij, ai ruajti në kraharor dhe në art një zemër njerëzore për të gjithë njerëzit, në të gjithë botën.

Kështu ishte ai, kështu vdiq ai, në këtë mënyrë ai do të jetojë në përjetësi!

Dhe ju që më keni ndjekur në shoqërimin e tij në këtë vend, dëshmoj dhimbjen tuaj.

Ju nuk keni humbur atë, as sot askurrë, por i dhanë atij përjetësinë. Trupi duhet të vdesin para se dyert të mbyllen.

Ai për të cilin ti mbani zi sot është ndër njerëzit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kthehuni në shtëpitë tuaja me një dhëmbje që ju sëmbon me një humbje të madhe. Dhe sa herë që gjatë jetës tuaj, fuqia e veprave të tij tu pushtojë si një stuhi që vjen, kur ngazëllim juaj derdhet në mes të një brezi ende të palindur, atëherë mbani mend këtë orë dhe thoni: Ne ishim aty kur u varros ai, dhe kur ai vdiq ne qamë me dënesë!

Aktori Heinrich Anschütz, lexoni fjalimin funeral shkruar nga Franz Grillparzer, (një shkrimtar i madh), para dyerve të Varrezat Wنhring (sot Schubert Park).
 

Attachments

  • Bethoven2_zpspj98xzgl.jpg
    Bethoven2_zpspj98xzgl.jpg
    126.9 KB · Shikime: 0
  • Bethoven2_zpspj98xzgl.jpg
    Bethoven2_zpspj98xzgl.jpg
    126.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Si quhet ky pianist i ri?

Sot më 26 mars 1827 datëvdiq Prometheu i muzikës, titani i historisë botërore të artit, Ludvik van Bethoven, emrin dhe veprën monumentale të të cilit, i madhi George Bizet e rëndit krahas Dantes, Homerit, Michelangelos dhe Shekspirit.

bethoven3_zpsukr8mlqv.jpg

Ludvik van Bethoven, kompozitor dhe pianist, figurë emblematike e kapërcyellit të epokave klasike dhe romantike të muzikës. Nuk ka gjas që kohërendje ta lëkundë nga themelet e njimendtta të gjenialitetit këtë përmendore, këtë zë kushtrues të kumteve klasike. Mirërri në panteonin e më të famshëmve dhe më me ndikim i të gjithë kompozitorëve. Testamentin e tij krijues e përbëjnë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë. Biografët janë të mendimit se Beethoveni ishte tërhequr nga idealet e Iluminizmit. Në vitin 1804, kur ambiciet perandorake të Napoleonit u bënë të qarta, ai e fshiu në formë revolte fjalët e përkushtimit për Bonapartin nga simfonia e tretë, e cila te e vona u pagëzua si “Sinfonia heroike” puth ia ripërkushtoi atë mbrojtësit të tij, Princit Jozef Franz von Lobkowitz, në pallatin e të cilit sinfonia e tretë u interpretua spariherë. Beethoven jetoi në Vjenë deri sa u shua më 26 mars1827. Në dekadën e fundit të jetës ai u bë thuajse krejtësisht i shurdhër, vragë e cila ia sëmboi ligësht zemrën dhe shpirtin krijues duke e transfomuar atë në një tragjik. Kësisoj ai vetëvrau gjeniu e interesave publike por mbajti ende jetë zellin e tij krijimit.

Lamtumira e trishtë e një vigani

“O ju që më quani me temperament jo të mirë, që më akuzoni se jam agresiv apo mizantrop, jeni të padrejtë me mua. Ju nuk e dini arsyen e fshehtë të sjelljes sime, në fund të zemrës sime dhe mendimeve kam pas gjithnjë dëshirën për të bërë më të mirën. Kur isha fëmijë kisha vetëm mendime të mira në kokë, por ta dini se tani që vuaj qysh prej gjashtë vjetësh nga një sëmundje e pashërueshme, e lidhur me shqisat, duke u shtuar vit pas viti në vend që të shërohesha ashtu si shpresoja. I mashtruar, i detyruar që të mësohesha me këtë gjymtim të vazhdueshëm (shërimi i së cilës kërkon dhjetëra vjet, të shohim nëse do të jetë i mundur), unë që jam i gjallë e i rrëmbyer, i ndjeshëm ndaj dëfrimit të jetës mondane, m‘u desh të izolohesha që herët, të jetoja i vetmuar dhe nëse ndonjëherë më ka ndodhur që mos t‘ia vija veshin të keqes sime, çfarë ashpërsie të ndihesha i përbuzur jashtë botës nga eksperienca më të trishta se sa shurdhëria ime, megjithatë isha i pazoti t‘u thosha njerëzve: flisni me zë më të lartë, ulërini, jam shurdh. Sa keq! Si do të mundja t‘u drejtohesha për të kërkuar ndjesë për dobësinë e një organi që duhet të ishte më shumë i përsosur tek unë sesa te njerëz të tjerë, një organ që ka qenë i përsosur, një përsosmëri që pak nga kolegët e mi pretendojnë që e kanë ose që e kanë pasur. Jo, nuk mundem më, ju kërkoj ndjesë teksa më shihni t‘u bëj bisht qortimeve tuaja, unë që do të doja të pleksesha me ju, fatkeqësia ime më bën të vuaj dyfish, pasi duhet që ju të mos më vlerësoni, nuk kam më të drejtë të reagoj në shoqëri, bisedimeve shpirtërore, shkëmbimit të ideve, shprehjeve të ndjenjave. Nuk mund të futem në diçka të rrezikshme në shoqëri vetëm kur e kërkon nevoja e ngutshme, një jetë si i syrgjynosur. Ja kjo është jeta ime. Kur i afrohem një grupi njerëzish më kap frika. Kam frikë të marr guximin e të tradhtoj gjendjen time. Kështu ishin këto gjashtë muajt e fundit të kaluara në fshat. Mjeku im më këshilloi me shumë takt që ta mbaja mirë veshin tim dhe mos ta lodhja, në gjendjen time kjo ishte një gjë e mirë, edhe pse dëshira ime për të qëndruar me njerëz më pushtonte hera herës.

اfarë poshtërimi ishte atëherë kur përkarshi meje dikush dëgjonte një flaut që binte larg dhe unë nuk dëgjoja asgjë, ose kur dikush dëgjonte këngën e bariut, ndërsa unë, edhe atë nuk e dëgjoja fare. Këto lloj eksperiencash më zhysnin në dëshpërim, saqë isha një hap larg faktit që t‘i jepja fund jetës.

Vetëm arti më mban, besimi im ma bënin të pamundur largimin nga kjo botë para se të kompozoja gjithçka që kisha në kokë dhe pikërisht për këtë vazhdova jetën time të vajtueshme, po kjo është fjala e duhur, e vajtueshme. Trupi im është i irrituar, por mund të mbahem mirë, mjafton një ndryshim i papritur që të më nisin të tjera dhimbje. Durim, më thonë, durimin duhet ta kem si udhërrëfyes. Atë bëra. Jetoj me shpresën që vendimi im për të qëndruar gjallë, ndoshta në jetën e përtejme do jetë më mirë, ndoshta jo, çdo gjë le të ndodhë. I detyruar që në moshën 28-vjeçare të isha një filozof, gjë jo e lehtë dhe më e vështirë akoma për artistin sesa për këdo tjetër. Hyjni, ti sheh brenda zemrës sime, e njeh atë, ti e di se dashuria për të afërmin, zemërgjerësia aty kanë bërë vend. Oh ju të tjerët që do të lexoni një ditë këto rreshta, do të mendoni se keni qenë të padrejtë me mua, fatkeqi do të ngushëllohet duke menduar se një njeri që kishte fatin e tij ia kishte ndalë mbanë, falë vullnetit, kaloi pengesat e krijuara nga natyra në mënyrë që të pranohej në rangun e njerëzve të mëdhenj dhe e artistëve të mëdhenj.

Ju, vëllai im Carl dhe Johann, pasi të kem vdekur dhe nëse profesori im Schmid jeton ende, luteni atë në emrin tim të bëjë një përmbledhje të detajuar të sëmundjes sime dhe bashkojini me këto faqe, në mënyrë që aty ku është e mundur, bota pas vdekjes sime të pajtohet me mua. Me këtë rast doja t‘u deklaroja dy trashëgimtarëve të pasurisë sime të vogël (nëse quhet e tillë) ndajeni në mënyrë të barabartë, mbajini marrëdhëniet mirë me njëri-tjetrin, ndihmoni njëri-tjetrin. Ju më keni bërë keq dhe ju e dini që unë ju kam falur prej kohësh. Ty, vëllain tim Carl, doja të të falënderoja për dashurinë që më ke dhënë kohët e fundit, të uroj një jetë sa më të mirë, me më pak telashe se e imja. Thuajuni fëmijëve tuaj të kenë virtyte, jo paraja, por virtyti e bën lumturinë. Këtë e them nga eksperienca ime. Virtyti ma ka ngritur shpirtin peshë kur isha i dëshpëruar, falë virtytit unë nuk i dhashë fund jetës duke u vetëvrarë. Lamtumirë, duajeni njëri-tjetrin. Falënderoj gjithë miqtë e mi, në veçanti Princin Lishnovski dhe profesor Schmidin. Për sa u përket instrumenteve që më ka dhënë Princi L., do të doja që njëri prej jush t‘i ruante, por mos u zini për to dhe në rast se ato mund t‘u nevojiten, fundja shitini. Jam i kënaqur kur mendoj se edhe pse në varr do t‘u shërbej akoma. Ja kjo ishte. E pres vdekjen me gëzim. Nëse vdekja do të vijë përpara se të kem mundësi të shpalos talentin tim artistik, më duket se përpos ashpërsisë së fatit tim, ajo do të vijë shpejt dhe uroj pa dyshim që të vijë më vonë. Por jo, edhe aty do të isha i kënaqur. A do të më shpëtonte nga dhimbjet e pafundme? Eja kur të duash, do të vij pa frikë në takimin tënd. Lamtumirë, mos më harroni kur të vdes, e meritoj se në jetën time kam menduar shpesh për ju. Kam dashur t‘u bëja të lumtur. Ashtu qofshi.”
/A-Vataj
 

Attachments

  • bethoven3_zpsukr8mlqv.jpg
    bethoven3_zpsukr8mlqv.jpg
    34.3 KB · Shikime: 0
  • bethoven3_zpsukr8mlqv.jpg
    bethoven3_zpsukr8mlqv.jpg
    34.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Si quhet ky pianist i ri?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Si quhet ky pianist i ri?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Si quhet ky pianist i ri?

Magjia!

[video=youtube;-Y07M8e5g-Y]https://www.youtube.com/watch?v=-Y07M8e5g-Y[/video]

:) :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top