Hap pas hapi si te instalojme Shoutcast
( WinamP )
Edhe si fillestar ketu mund te mesohet me pak hapa se si te instalohet nje Radio e cila te transmetoj ne internet edhe te degjohet nga te tjeret. Me poshte do te keni cdo gje te shpjeguar hap pas hapi.
Shoutcast eshte nje program i bazuar ne Streaming Audio System edhe qe eshte falas. Me ane te ketij programi ju mund te transmetoni nje MP3 Stream ne internet.
Le te fillojme pra me hapat.
1. Gjerat qe duhen per Shoutcast.
* Nje kompjuter me nje lidhje te mire interneti (DSL ose Dual ISDN).
* Nje karte zeri Full-Duplex
* Programin Winamp (Versioni 3.x e siper)
* DSP Plugin per Winamp
* Shoutcast Server (Program qe ju e merrni falas dhe qe instalohet ne kompjuterin tuaj)
Shoutcast nuk punon ne nje kompjuter i cili ka Firewall ose Proxyserv. Gjithashtu doja te shtoja qe nga eksperienca personale e kur ta instaloni ne Vista do keni probleme nga mbrojtjet e shumta qe ka, kshu qe ju keshilloj qe ato qe kan vista ta provojne ne nje sistem tjeter, psh. Linux qe e merrni falas.
2. Instalimi i Winamp
Versionin aktual te Winamp mund ta shkarkoni ketu: Winamp
Pfadi ku do te instalohet programi normalisht duhet te jet
C:\Program Files\Winamp gje qe behet normalisht automatikisht
3. Instalimi i DSP-Plugin
DSP-Plugin ben te mundur lidhjen midis Winamp dhe Shoutcast Server.
Kete plugin ju mund ta shkarkoni ketu: Shoutcast DSP Plug-In Download
Plugini duhet te instalohet ne Pfadin C:\Program Files\Winamp\Plugins
gje e cila si me Winamp me lart duhet te ndodhi automatikisht.
Per te vertetuar nese plugini eshte instaluar apo jo duhet te ndiqni keto hapa:
* Hapni Winamp edhe majtas lart fare klikoni tek simboli ose tek simboli
* Ne menune e cila do te hapet zgjidhni "Options"
* Me pas do t'ju hapet nje menu tjeter edhe aty zgjidhni "Preferences..." e cila ju hap nje dritare "Winamp Preferences"
* Tek ana e majte e tabeles klikoni ne "DSP/Effect"
Me pas tek ana e djathe e tabeles klikoni opsionin sic e keni tek figura me poshte:
4. Instalimi i Shoutcast Servers
SHOUTcast Distributed Network Audio Server" (DNAS) merr sinjalin nga Winamp edhe DSP-Plugin edhe e ben te mundur qe te tjeret ta degjojne. Nuk ka ndonje problem nese server edhe Winampi ne te njejtin kompjuter jane, por ka mundesi qe serveri te jet edhe ne nje Host tjeter ose tek Kompjuteri i nje te njohuri. Po patet shume degjues eshte mire qe te jet ne nje Host, server tjeter per probleme te Bandwidth. Ku munnd te gjeni ofrues hostesh e keni ne nenforumin perkates.
Ne kete tutorial ne do ju tregojne se si te instaloni Winamp dhe Server ne te njejtin kompjuter duke qen se jo cdo kush ka mundesine per te bler nje Dedicated server qe te punoj winampi per kostot e larta qe variojne nga 80$ e siper ne muaj.
Shoutcast Server mund te shkarkohet ketu: Shoutcast Server Download
Programi normalisht duhet te instalohet ne dosjen C:\Program Files\SHOUTcast gje e cila ndodh automatikisht. Mbas instalimit serveri duhet te startohet, gje e cila ndodh duke klikuar mbi "sc_serv_gui.exe" dhe serveri mund te ndalet duke klikuar mbi "Kill Server" qe ndodhet lart majtas. Normalisht serverit mund ti vihen parametra te tjere, gje qe ne nje test nuk eshte e nevojshme .
Per te ndryshuar parametrat e serverit duhet te veproni keshtu:
Ne dosjen "C:\Program Files\SHOUTcast" hapni me ane te nje TextEditor filin "sc_serv_ini". Ky file ka shume gjera por gjera qe ju duhet te ndryshoni jane keto te meposhtemet:
MaxUser=32 Ky eshte numri maksimal i degjuesve qe radio juaj pranon. Psh nese ju e keni 32 do te thot qe maksimum 32 veta e degjojne, nese nje i 33 do te provoj te futet, serveri nuk e lejon
Password=changeme Ky eshte passwordi juaj ose fjalekalimi, te cilin ju duhet ta perdorni kur te beni lidhjen me serverin dhe qe te DSP Plugin vendoset tek "output".
PortBase=8000 Kjo eshte porta ku programi punon. Normalisht kjo porte eshte standarte per te gjith kshu qe s'duhet te ndryshohet. I vetmi rast qe kjo porte ndryshohet eshte kur ne kompjuterin tuaj nje program tjeter po punon mbi kete porte.
5.Aktivizimi i DSP-Plugin
Si te shkoni tek DSP plugin e keni te shpjeguar ne hapin e 3 kur beme testin nese ishte aty apo jo. Mbasi te shkoni atje klikoni mbi "Nullsoft SHOUTcast Source DSP v.1.8.2b [dsp_sc.dll]". e cila ndodhet ne anen e djathte te tabeles. Per tu orientuar me mire shihni edhe figuren e mesiperme.
Pasi te klikoni aty do ju hapet nje dritare e tjeter me e vogel, kshu qe dritaren "Winamp Preferences" mund ta mbyllni
Tani tek dritarja e re qe ju hap keni keto opsione:
Main, Output, Encoder dhe Input. Se si secili perdoret do jua shpjegoj me poshte.
Main
Ketu mund te shifni neser Plugini me serverin eshte lidhur edhe nese dergohet sinjal apo jo
Output
Duke klikuar butonin "Connect" behet lidhja me ane te serverit. Ne rastin per te cilin po flasim qe serveri ndodhet ne pc tuaj ateher tek "Address" duhet te shkruhet "localhost" edhe porta eshte 8000. Normalisht kjo jan automatikisht kshu prandaj juve sdo ju duhet te ndryshoni ndonje gje.
Encoder
Ketu tek "Encoder Type" zgjidhni "MP3 Encoder", ndersa tek "Encoder Settings" zgjidhni Bitrate qe ju doni te perdoni. Per Bitrate vlejne keto gjera:
* Sa me i madh te jet aq me cilesi te mire ka sinjali i derguar
* Sa me i larte te jet aq me pak persona kan mundesin ta degjojne radion
* Sa me i larte te jet aq me e mire duhet te jet linja. Nje linje jo e mire me Bitrate te larte ka probleme
Nese ju sjeni te sigurte se cfare bitrate te perdorni me mire zgjidhni 24kbps qe te jeni ne anen e sigurte.
Input
Ne menune "Input Device" ju mund te zgjidhni midis:
* Winamp - Kur doni qe ajo qe te dergohet eshte cfare po luani ne Winamp.
* Soundcard Input - Ku Audio sinjali nga "Line-in" e kartes se zerit tuaj merret. Kete opsion perdoret pershembull kur keni lidhur nje microfon ne "Line-in" edhe doni te flisni ne radio.
6.Testimi i dergimit te sinjalit te pare
Pasi te keni ber te gjitha hapat qe kemi permend me siper tek dritarja e DSP klikoni tek "Output" edhe tek butoni "Connect" dhe nese lidhja mundesohet ateher do ju shfaqet "Sent xyz bytes" ku xyz jan vlera qe rriten me kalimin e sekondave. Nese ndodhin keto gjera ateher ju jeni ne linje! Gje qe do te thot ju jeni duke derguar sinjal ne server!!
Tani e gjitha kjo ka nje kuptim kur ju keni degjues. Qe tjetri te degjoj radion tuaj duhet te shkruaj ne browser kete adrese:
Sesi mund te gjeni IP tuaj jua shpjegojme me poshte.
Kini parasysh: Sic e kam permendu me lart ju mund te lidhni nje mikrofon ne Line-in per te folur. Duke klikuar tek "Push to Talk" dhe duke e mbajtur shtyp butonin e mausit ju mund te flisni e kjo te dergohet ne radio.
Dmth qe te gjitha kto te jen realizuar.. ju duhet te keni ndezur serverin SHoutcast qe ndodhet ne Pc tuaj i cili ndodhet ne dosjen "C:\Program Files\SHOUTcast" dhe aty te klikoni mbi filin "sc_serv_gui.exe". Keshtu ju keni ndezur Serverin edhe mund te beni "Connect" nga dritarja e DSP-Plugin.
7. Si te degjoj tjetri Radion tuaj
Ka disa menyra sesi nje person tjeter te degjoj radion tuaj. Ketu po ju shpjegoj disa nga ato.
- Me ane te Winamp Klikoni serisht tek butoni
ose tek butoni
.
Me pas tek "Play" > "URL..." dhe aty jepni kete adrese
- Me ane te nje Browseri Duke dhen ne broswer kete adrese
Code:
http://ip_juaj:8000/listen.pls
8. Si te marrim vesh se cfare IP kemi.
Per te pare IP tuaj shkoni tek kjo faqja
edhe ajo qe eshte lart fare eshte IP juaj.
Tani problemi eshte se shume IP jan dinamike dmth me cdo restart te routerit ndryshojne, kshu qe ju te tjereve duhet ti jepni gjithmone nje ip te re. Ka nje menyre qe Ip juaj te jet statike. Se si behet kjo e keni me poshte.
Per ato qe kan nje Ip statike nuk vlen pershkrimi i meposhtem
9. Nje Ip statike
Sic e shpjegova me lart per te pasur nje IP statike ka disa ofrues ne internet qe jane falas. Ato bejne lidhjen e Ip tuaj dinamike me nje Ip statike qe te tjeret mund ta perdorin gjithmone. Nje shembull eshte ky "radioxyz.dyndns.org".
Kshu qe nese degjuesi normalisht per te degjuar radion shtyp gjithmone
, atij i mjafton te hyj ne broswer me :
Code:
http://radioxyz.dyndns.org:8000
Kjo gje ofrohet nga disa site interneti te cilet te lejojne te kesh kete ip mbasi ju keni hapur nje account tek ato edhe keni vendosur IP tuaj.
Dy nga keto ofruesit jane:
dnsteam.de qe eshte ne gjuhen gjermane
dyndns.org qe eshte ne gjuhen angleze
Mundesuar nga Lepurushi