Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

Love

βeℓℓe â๓e
  • Jo rrallëherë ndodh që çështja e dobësimit të bëhet shkak i zënkave midis çifteve! Kjo sepse në shumicën e rasteve ata nuk gjejnë mënyrën e duhur për t’i thënë njëri-tjetrit se janë shëndoshur dhe se duhet të dobësohen. Ndaj ne po ju sjellim disa sugjerime…
Ushqimi-dhe-dieta-1-150x150.jpg
Ushqimi-dhe-dieta-4-150x150.jpg
Ushqimi-dhe-dieta-6-150x150.jpg
Ushqimi-dhe-dieta-5-150x150.jpg


Dieta

Të flasësh për peshën nuk është asnjëherë e thjeshtë dhe për më tepër kur jeton çift, sepse kjo gjë bëhet edhe më e vështirë. Nuk ka rëndësi ajo që bëhet apo që thuhet, është partneri apo partnerja juaj ai/ajo që duhet të marrë vendimin për të filluar një dietë. Ju gjithmonë duhet të përdorni ndjeshmërinë e dashurinë dhe mbi të gjitha, të respektoni zgjedhjen e tjetrit. Nëse sheh që ka marrë një “rrugë të keqe” do që ta ndihmosh, por ajo çështja e peshës qëndron një temë shumë delikate për t’u përballuar, madje edhe në nivelin psikologjik. Pra si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet? Ja disa këshilla:

Mos u mbështet te turpi

Të mbështetesh te turpi i aspektit tënd fizik mund të ketë një impakt pozitiv të shpejtë, por me kalimin e kohës nuk mund të japë efektet e shpresuara. Ekspertët sigurojnë se kjo lloj ndjenje nuk krijon kurrë kushtet për një ndryshim të vërtetë, të qëndrueshëm për një kohë të gjatë.

Mos u sforco për ta bindur

ثshtë e kotë të “gërricni plagën” dhe të këmbëngulni që ai/ajo të fillojë dietën. Nëse nuk do t’ia dijë për paraqitjen atëherë lëreni fare. ثshtë një problem shumë personal dhe intim, që përfshinë sferën psikologjike. Mos u ndieni të tradhtuar, nëse nuk do të flasë me ju.

Mos u fokusoni te pesha dhe ushqimi

Sigurisht bëhet fjalë që të hahet më pak për të humbur disa kile, por mos i përqendroni vëzhgimet tuaja vetëm tek ushqimi dhe peshorja. Tjetri mund të kalojë në “mbrojtje” dhe të krijojë një barrierë. Mos insistoni t’i thoni “po vazhdon të shëndoshesh”. Në vend të kësaj ju duhet ta mbështesni atë në betejën për mbrojtjen e shëndetit dhe të cilësisë së jetës së tij/saj.

Mos jepni shumë këshilla

Me atë dietë, të doktorit, ju jeni kthyer në formë shumë të mirë. Por nuk duhet të përgatisni një seri këshillash se si të dobësohet, si të hajë për të arritur qëllimin. Individi në fjalë do të dijë si ta bëjnë këtë, pa u ngacmuar.

Mos e komentoni atë që po bën

Mos gjykoni dhe mos komentoni sjelljet e tij/saj gjatë kohës së dietës dhe ushtrimeve fizike. Në sytë e tij/saj thjesht do të jesh një lloj qeni roje, një kontrollor. Lëreni të bëjë ç’të dojë dhe nëse e shihni në vështirësi, këshillojeni të shkojë tek ekspertët e fushës që mund ta ndihmojnë në mënyrë profesionale.

Përdorni dashurinë dhe respektin

Kujtoni gjithmonë që një dietë kërkon sakrifica, forcë, vullnet dhe përkushtim të madh fizik dhe psikologjik. Për këtë qëndroni krah për krah me partnerin/en tuaj në rrugën që ka nisur dhe këtë bëjeni me dashuri të madhe dhe me respekt të thellë. Madje edhe kur bën ndonjë gabim, jini të ndjeshëm dhe të kujdesshëm.

Jini të ndjeshëm

Provoni të mendoni për një pjesë tuajën për të cilën jeni veçanërisht të ndjeshëm. Si do të donit që dikush të afrohej në atë argument, për ju delikat dhe të dhimbshëm? Mendohuni të viheni në vendin e tjetrit dhe të silleni ashtu siç do të donit të silleshin me ju.

Ndihmojeni në praktikë

Në vend që të keni momente tensioni mbi atë që duhet apo nuk duhet të hajë, filloni të gatuani pasta të shëndetshme dhe të mbani larg shtëpisë ushqimin jo të mirë. Konsumoni fruta dhe perime të freskëta.
G.Shqip
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

Thjesht mos ja bo rrafsh, futja inatin. Pa pase inati, nuk dobesohet dikush.
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

je bere si lope holande.....
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

Mendoje se nuk duhet te leshohemi ne kritika, me keso raste, madje eshte mire qe te fillosh te dashurohesh ne ato pjese si metode per ti dhene kuptim.

Pra thjeshte dashurohu ne tulet e saj e nese fjalet nuk gjejne veprim atehere kalo ne veprime konkrete: Gicja tulet :hmm::fiu::fiu:
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

Shqip..(per kadegorin shqiptare.:p )
i thua ne menyre paqesore mos u bej barkderr/e se ska lezet..,,hahahahahaha
ule sasin e udhqimit,,mbaj diet kujdesu per veten..:)
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

Per mua personalisht nuk ndryshon gje verja e peshes apo heqja e saj , une jam dashuruar me karakterin e tij, nqs don ndihmen time atehere e ndihmoj, por gjithmone e inkurajoj qe mos ta le veten e tij pas dore, jam shembull pozitiv perderisa vete ushtroj fiskulture dhe shume here pshm me thote po vij edhe une me ty per vrap te te shoqeroj dhe te ajrosem, po ashtu edhe me ushqimin mundohet te me pershtatet ai vete jo se i them gje une..... ..... ama s'kam gje te limituar kur dalim hame c'te duam dhe pime sa te duam, :)
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

Dobesohu....ose do qendrosh gjithmone poshteeeeee........ :p
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

Ja them kshu: E di qe sme shtyhet me palestra vetem?,nga ky moment dua te me besh shoqeri:) kshu kan per tu habit gjith shoqet e tua:p
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

E lë pa ngrënë partnerin kur vjen në darkë nga puna edhe kshu dobësohet vet ai, pa i thënë gjë fare :p
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

Me stil...
Psh : ej le nam, ste vje turp... Je bere kocke e lekure , shnoshu icik shnoshu lool
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

dhuroi rroba te shtrenjta ne XS lol
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

" I dashur IBM jot po cik maja te rezikshme, eshte me mire te rish ne "lartesi" me pak te ulta. Ditet ne vazhdim do ham sallat e perime:p. Bon apetit!
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

I imi ma mbush menjen duke mthan qe do me coj te boj shopping dhe do m'blej rroba se-xy lol
Kurse un nuk e detyroj fare... boll mos te bohet 200 kile ose te dobsohet dhe tbohet kock e lekure .-.
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

" I dashur IBM jot po cik maja te rezikshme, eshte me mire te rish ne "lartesi" me pak te ulta. Ditet ne vazhdim do ham sallat e perime:p. Bon apetit!

C'eshte IBM zine?

Une jam e kunderta i them shendoshu i cike :p
Gjithsesi mendoj se kur dashuron nje person duhet te dashurosh cdo gje
-Psh te thone , beje per mua te lutem meqe per vete sdon :p
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

C'eshte IBM zine?

Une jam e kunderta i them shendoshu i cike :p
Gjithsesi mendoj se kur dashuron nje person duhet te dashurosh cdo gje
-Psh te thone , beje per mua te lutem meqe per vete sdon :p
Indeksi mases trupore.

Nuk eshte puna se nuk e dashuron nqs i thua te dobesohet. Por mund ta shikosh nga ana tjeter e problemit (jo vec bukuria e pamje e jashtme) -por shendeti. Kur ke dike afer, do me te miren per te, edhe per te ardhmen e tij. Prandaj, nqs mund ta ndihmosh pse jo?
Jo te gjithe njerzit e kuptojne qe jane shendoshur, ose qe kjo perben nje problem. Prandaj, mund te investosh kohe ti ndihmosh -duke filluar te hash shendetcem bashk me ta, pastaj me ushtrimet e sportin.
Se ka raste qe njeri ka ultra metabolizem e mund te haj cdo nate pizza e makarona pa u shendoshur, gje qe per tjetrin eshte fatale. Prandaj kur investon ne dashuri, investon e ne jetegjatesine e saj-shendetin.
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

Zemer ku e ke qafen,... :biciklete:
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

Pse ti thuash Ai syt i ka:coca: dhe pasqyre po te shikoj dhe te bindet vet se duhet te bej palester.
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

ne menyren me te poshter te mundshme, qe ta besh te ndihet keq keq keq :D hahaha
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

dhuroi rroba te shtrenjta ne XS lol

Kjo funksionon vërtetë....mamit tim i teket shpesh t'me blej rroba, mi sjell ne shpi, une i provoj xhinset per shembull dhe s'me bejne...ne ato momente jam gati te shperthej ne lot dhe problemi im eshte qe filloj te marr inat mamin se me duket sikur mi sjell kastile ne mase qe s'me bejne...dhe gjith ky acarim per rroba qe s'jane firmato...imagjino t'ishin firmato :(
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

Me lezet dhe embel sidomos ne momente intimiteti kur te del fryma aty dhe gjen rastin ia thua :fiu:
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

Zemer ku e ke qafen,... :biciklete:

cilen qafe lol
 
Titulli: Si duhet t’i thuash partnerit/es që duhet të dobësohet

I Dashur e di cfar tfillojm palestren me mir :D
Esht me mir kur ben pak stervitje, ndihesh me i qet edhe dukesh m bukur ;)
kshu do i thoja :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top