Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit

Kresha

A pretty face can never trick me
Procesorët qendror të kompjuterëve tonë tashmë disa vite kanë nevojë për ftohje shtesë. Ftohja në disa kushte mund të dështojë, prandaj është e rëndësishme që të përcillet se çfarë po ndodh me procesorin.



Sistemet e ftohjes me ajër nënkuptojnë pjesët të cilat rrotullohen, respektivisht ventilatorët. Pjesët lëvizëse janë më të prira ndaj prishjeve për dallim nga ato statike, prandaj komponent kritik i sistemit të ftohjes është pikërisht ventilatori. Mundësinë e prishjes e rrit edhe pluhuri, e atë e tërheq pikërisht funksionimi i sistemit të ftohjes. Prishja e sistemit të ftohjes mund të sjellë deri tek vështirësitë në funksionimin apo deri tek djegia e tërësishme e procesorit.

Prandaj është shumë me rëndësi të monitorohet gjendja e sistemit të ftohjes. Kjo nënkupton inspektimin vizual të ventilatorit, me fjalë tjera të kontrollohet nëse rrotullohet apo jo, por edhe matjen e temperaturës së procesorit. Nëse fillon të ndodh diçka e paparashikuar, temperatura do të ngrihet dhe kështu do t'i jep përdoruesit të kuptojë se diçka nuk është në rregull dhe t'i jep kohë të mjaftueshme për ta fikur kompjuterin, para se të ndodhin prishje serioze. Në raste të paparashikuara mund të kategorizohen mbyllja e sistemit të ftohjes me pluhur, prishje në ventilator apo lëvizje e vet ventilatorit për shkak të dridhjeve të tërë kompjuterit.



Procesorët modern në vete kanë sensor për matjen e temperaturës, prandaj mjafton të gjendet programi i cili do t'i lexojë të dhënat nga ai sensor. Program i tillë është Core Temp, dhe ai mund të shkarkohet nga faqja Core Temp. Në faqen e njëjtë gjendet edhe lista e procesorëve nga të cilët ky program mund të lexoj të dhënat, por kryesisht bëhet fjalë për procesorët të cilët janë paraqitur gjatë disa viteve të fundit.



Core Temp ofron edhe të dhëna të detajuara për vet procesorin përveç temperaturës së secilës bërthamë në vete (nëse bëhet fjalë për procesor me më shumë bërthama). Përveç temperaturës, është e përcaktuar edhe vlera maksimale të cilën nuk do të duhej të kalojë procesori, sepse në të kundërtën do të mund të vinte deri tek prishja. Programi mund të minimizohet, ku vetëm do të paraqes temperaturën. Pos sistemeve të mëhershme operative, Core Temp mund të punojë edhe në Windows Vista e Windows 7.

telegrafi.com
 
Titulli: Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit

Në raste të paparashikuara mund të kategorizohen mbyllja e sistemit të ftohjes me pluhur, prishje në ventilator apo lëvizje e vet ventilatorit për shkak të dridhjeve të tërë kompjuterit.




-Me intereson te dije kompjuteri i nje shokut tim dridhet.A do te thote kjo qe ka te beje me procesorin siq thua ti?Sepse une mendoj se eshte arsye tjeter eshte tek ky probleme .?!Resekte Flm shume per kete material te rendesishem.!
 
Titulli: Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit

-Me intereson te dije kompjuteri i nje shokut tim dridhet.A do te thote kjo qe ka te beje me procesorin siq thua ti?Sepse une mendoj se eshte arsye tjeter eshte tek ky probleme .?!Resekte Flm shume per kete material te rendesishem.!

Nqfs dridhet por edhe shkakton nje zhurme, mendoj se "kulleri" sic i themi ne kendej asaj pjese, eshte mbushur pluhur, duhet pastruar. Zakonisht me kompresor, dhe keshtu do punoje me lehte. Ndoshta e kam gabim, ishte mendimi im.
 
Titulli: Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit

Nqfs dridhet por edhe shkakton nje zhurme, mendoj se "kulleri" sic i themi ne kendej asaj pjese, eshte mbushur pluhur, duhet pastruar. Zakonisht me kompresor, dhe keshtu do punoje me lehte. Ndoshta e kam gabim, ishte mendimi im.

Flm shume.Ishte PC i tij sdi se qfare ka bere me te vetem me interesoje ku qendron problemi ;).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top