braziljania
Anëtar i Nderuar
Moto:
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَة حَسَنَةٌ.
“Ju keni shembull të shkëlqyer në të Dërguarin e All-llahut ...”.
(El-Kur’an, El-Ahzab, 21).
Prej kur u paraqit në Tokë njeriu ka synuar të depërtojë në gjithësi dhe të zbulojë ligjet dhe fshehtësitë e saj. Sa më shumë që mësonte dhe kuptonte, aq më tepër i admirohej madhështisë së saj, para vetvetes dukej gjithnjë e më i dobët dhe gjithnjë e pak gjente arsye për mendjemadhësi.
Pejgamberi a.s. i përngjanë gjithësisë. Prej fillimit shkencëtarët kanë punuar në mënyrë të zellshme që të zbulojnë aspekte të ndryshme të humanitetit të tij të madh, ta kuptojnë sendërtimin e atributeve hyjnore në mendjen, karakterin dhe urtësinë e tij. Ata, pa dyshim, kanë arritur nivel solid të diturisë. Mirëpo, shumë sosh iu është shmangur dhe para tyre është rrugë ende e gjatë dhe, në të vërtetë, e paskajshme.[1]
Pejgamberia është dhuratë që nuk mund të arrihet apo të fitohet. Zoti, me urtësinë e Tij, pejgamberinë ia dhuron atij i cili është i gatshëm dhe i fuqishëm ta bartë atë. Ai më së miri e di ku dhe kur do të jetë me dobi më të madhe dërgimi i pejgamberit. Muhammedi a.s. me të vërtetë ishte i gatshëm që porosinë pejgamberike t’ia përcjellë tërë njerëzisë. Ai ishte i përgatitur ta bartë porosinë e fesë më të përsosur [2], të bëhet pejgamberi i fundit[3], dritë unikale e udhëzimit dhe mëshirë për shekuj [4].
Pagabueshmëria e pejgamberit në dorëzimin e porosisë dhe zbatimin e misionit të besuar hyjnor është çështje rreth së cilës shkencëtarët janë pajtuar qysh në fillim. Njëherë kur pejgamberët të zgjidhen për detyrë, thirrja pejgamberike dhe zbatimi i detyrave të besuara nuk bartin me vete kurrfarë kompenzimi të kësaj botë. Puna e tyre është pasojë e domosdoshme e shpalljes së këtillë hyjnore. Sikur edhe të gjithë njerëzit, pejgamberët në çështje botërore mund të gabojnë, por virtyti i tyre është në çështjen që Zoti ua tërheq vërejtjen, i qorton ata dhe ua përmirëson gabimin e tyre.[5]
Muhammedit a.s. i qe urdhëruar ta dorëzojë porosinë hyjnore. Por atij nuk i është treguar si ta bëjë këtë as si t’i mbrojë frytet e punës së tij. Atij sikur edhe çdo njeriu tjetër të arsyeshëm dhe të ndjeshëm i qe lënë që punët e tij t’i bëjë ashtu si i thotë inteligjenca dhe urtësia e tij. Shpallja të cilën e pranonte ishte absolutisht e saktë dhe e qartë në aspekt të esencës, unitetit, atributeve dhe adhurimit të Zotit. Por ky nuk ishte rast me institucionet shoqërore të familjes, fshatit dhe qytetit, shtetit dhe lidhjeve të saj me institucionet pikërisht të përmendura dhe shtetet e tjera. Së këndejmi ka shumë hapësirë për hulumtimin e madhërisë së Pejgamberit para zgjedhjes së tij për pejgamber, sikur edhe pas kësaj zgjedhjeje. Ai u bë i deleguar i Krijuesit të tij, i ka ftuar njerëzit tek Ai, i ka mbrojtur ata.
Mirëpo, mbi personalitetin e Muhammedit a.s. dhe mbi raportin e tij ndaj fesë është meritore të flitet në bazë të Kur’anit dhe të Sunnetit dhe në bazë të asaj që për të kanë thënë njerëzit në kohë të ndryshme dhe nga pikëpamje të ndryshme.
Ekziston një pyetje interesante: A mund të flitet për pejgamberin Muhammedin a.s. në mënyrë meritore sikur për individin në fe, sikur për personalitetin, i cili, që të besojë, nuk ka nevojë për shoqërinë e njerëzve, nuk ka nevojë për bashkësinë, sepse, i gjetur në shoqëri me Shpalljen, për Muhammedin a.s. çdo bashkësi tjetër ishte bërë e tepërt?
Në këtë pyetje nuk bën të përgjigjemi afirmativisht. Përkundrazi, Kur’ani për Muhammedin a.s. flet sikur për njeriun e gjallë dhe për Pejgamberin e Zotit, i cili vepron brenda shumë rafsheve ndërsjellësisht të lidhura. Feja e tij dhe misioni i tij nuk i përkasin vetëm atij dhe Zotit, por në pyetje është jetësimi i fesë së gjallë dhe veprimi dhe praktikimi i emaneteve islame në shumë nivele: Për Muhammedin a.s. në Kur’an flitet si për njeriun që vepron në fe, në histori, në shoqëri, në familje, në bashkësi.
Pra, Pejgamberi a.s. nga shpella Hira, ku e mori Shpalljen e parë, kthehet në qytetin e Mekes, në mesin e njerëzve të gjallë, kthehet në shoqëri të gjallë njerëzore, e cila i jeton të gjitha problemet e veta.[6]
Për shembull, ai ishte një kryetar familjeje i shkëlqyer dhe do të shërbejë shembull për të gjithë muslimanët; ai ishte një udhëheqës ushtarak i shkëlqyer, një mjeshtër i luftës, sepse me një grusht njerëzish që i bënin dritë përreth, ai pati rrafshuar tërësisht fronet e mbretërve që i patën shpallur luftë botës dhe sa e sa sundimtarë i pati kthyer në skllevër.[7]
Nga veprat e sires (jetëshkrimit) shohim se Muhammedi a.s. nuk ishte mistik, i cili nga vetmia e tij dhe shoqërimi me Fshehtësinë Hyjnore, nga largësia do t’i kundronte njerëzit dhe qytetet, ndonëse në jetën e tij kishte shumë hollësi të cilat mistikët islamë i kanë marrë si par excellence mistike.
Muhammedi a.s. po ashtu nuk është as elitist, filozof (i historisë ose shoqërisë), i cili si rezultat të meditimeve, do të jepte sisteme të gatshme për shoqërinë njerëzore, ndonëse në jetën e tij vrojtojmë dhe lexojmë edhe një filozofi madhështore të islamit.
Ai nuk është as revolucionar i cili me një potez rrënon çdo gjë të vjetër, të trashëguar dhe shkatërron tërë të kaluarën, për favor të ndërtimit të të resë.
Përkundrazi, ai është i dërguar i Allahut, i cili e pranon Shpalljen në vazhdimësi gjatë 23 viteve, i cili Shpalljen dhe parimet e saj shkallërisht i mbjellë te njeriu dhe në shoqërinë njerëzore. Gjatë tërë kësaj kohe edhe vetë Muhammedi a.s. është ai i cili parimet e Shpalljes i jetëson, i jetëson ashtu që i mbjell në zemrën e tij, në veprën e tij dhe në mesin e njerëzve.[8]
Nëpërmjet ajeteve të shumta kur’anore ne mund ta rikonstruojmë këtë shumësi nivelesh të veprimit të tij, të domethënieve dhe të rrezatimeve të personalitetit të Pejgamberit të Allahut - Muhammedit a.s.. Para së gjithash, feja islame as për të nuk është profesion; për të islami është feja e tij të cilën atij ia shpallë Allahu i dashur dhe në të cilën Muhammedi a.s. edhe vetë beson. Ai vetë është, pra, pejgamber i Allahut, pos të tjerëve, edhe për vetveten. Madje, së pari për vetveten.