Shumë banale për t’u thënë

Arfenilla

Themelues i Forumit
fshatare.jpg
Nga Ardit Rada



Ne, shqiptarët, jemi një popull që nuk mbajmë mend më shumë se tre muaj. Kjo, jo e thënë nga unë por e dalë nga një raport i para një viti nga një organizatë e huaj që merret me kulturat, formimet e etnive dhe demografinë. Kësisoj, jam i detyruar që për ta ilustruar si rast të kujtoj ngjarje që kanë ndikuar psikologjikisht në vazhdimësinë e jetës socio-politike të Shqipërisë.

Fjala bie, viti i tmerrshëm 1997, Tragjedia e Otrantos, Tragjedia e 9 Janarit, Gërdeci, 21 Janari dhe shumë zhvillime të tjera që e kanë zanafillën te zhvillimet qytetare, janë harruar ose në rastin më të mirë, nuk ndikojnë më as në politikbërjen dhe as në ndërgjegjen qytetare. Të gjitha këto zhvillime e kanë frikësuar popullin në vend që ta trimërojnë, e kanë varfëruar demokracinë në vend që ta ngrejnë nivelin e kërkesës së qytetarëve e shumë ndikime të tjera negative. E gjithë kjo hyrje për të shpjeguar diçka të thjeshtë por që me siguri shumëkush s’e mendon gjatë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Berisha radhiti për të mijtën herë rritjen e pagave duke e krahasuar me 7 vite më parë. Gjithmonë, Berisha i referohet vitit 2005 dhe një Zot e di pse nuk matet me vitet e qeverisjes së tij. Në retorikën e tij, e cila më parë më është dukur si oratori por tashmë më ngjan me një demagogji amatore, Berisha nuk nguroi të thoshte se paga e fshatit e cila ishte në vitin 2005 rreth 3400 lekë, tashmë është 8 mijë lekë.

Kjo është e vërtetë! Më mirë se unë e dinë vetë fshatarët, por të eksituar nga kjo demagogji, njerëzit harrojnë se në vitin 2005 nafta kushtonte rreth 100 lekë ndërsa sot është 190 lekë, buka e cila bënte 60 lekë sot arrin çmimin e 80 lekëve ndërsa shalqiri që bënte 10 lekë, tashmë ka vajtur në 30 lekë/kg apo mos më shumë. Pa llogaritur këtu dritat, ujin, cigaret, ilaçet dhe shumë mallra të tjerë të konsumit të përditshëm, të gjitha të dyfishuara. Dhe nuk ka dy apo më shumë të vërteta, por vetëm një për të gjithë. Ose ajo që shpenzon populli, ose ajo që përrallis Berisha. Banale për ta thënë kaq troç? Po! E gjithë kjo nuk ka fare nocion poetik, por vetëm përcjell dëshpërim. Po aq dëshpërim sa harresa që na karakterizon si qytetarë. Ndaj i bëjmë hesapet sot për sot.
 
Titulli: Shumë banale për t’u thënë

ti mire e ke mo Ardit, po keto i sheh nga syri jot. sepse edhe ti po te ishe ne vend te berishes, edhe une, apo kushdo tjeter qe e quan veten te afte te ndryshoje keto qe ti ke permendurme lart, asnjeri sdo bente asgje.
vete e ke permendur te parin cmimin e naftes, pikerisht sepse pjesa me e madhe e cmimeve te ndryshuara lidhet drejtpersedrejti apo indirekt me rritjen e cmimit te naftes.
dhe cmimi i naftes percaktohet nga nje treg nderkombetar dhe jo nga nje vend i vetem, kete gje se ndyrshon dot as gejrmania, amerika, apo kushdo tjeter. keshtu qe keto burime natyrore jane, keto kosto jane per te gjithe. ne jua mban atehere punoni, se s'besoj se dikush qe punon ka ngelur pa ngrene.
ke te drejte, kostoja e jeteses eshte rritur, edhe jetesa vete eshte bere e veshtire, por per kete sna e ka fajin kush pervecse koka jone. po te punosh s'vuan per gje.
epo do thoni po pune ku do gjejme se ne Shqiperi nuk ka...
ka mor ka, ka pune ne shqiperi sa te duash. po te punosh ketu ne shqiperi ca-ve iu bie hunda per dhe. se te gjithe duan te punojne me kostum e mos u behen duart me kallo.
epo kembet shtrihen sa ke jorganin. edhe nderkombetaret e kane vene re kete gje, e kane bere thirrje disa here, qe te rinjte, pale me te rriturit te kthejne vemendjen edhe nga profesionet e zanatet e thjeshta, apo qofte edhe nga bujqesia.
pjesa me e madhe e emigranteve shqiptare ne vendet e tjera punojne tere diten neper ara, ne ndertim, merren me blegtori, bebisiter, kujdestare shtepie, etj etj, ndersa ketu do shtremebronin turinjte po t'u ofroje pune te tilla.
ndaj mire do bejme te lejme menjane politiken, e te shtrengojne krahet e mendjen e t'i futemi punes, se cmimet rrugen e vet do ndjekin...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top