Shuhet Ismet Peja, ikona e muzikës popullore qytetare

IMG-20201123-WA0000.jpg
Eshte ndare nga jeta ikona e muzikës popullore Ismet Peja. Lajmin për vdekjen e këngëtarit e ka bërë të ditur djali i tij Visar Peja.

Ai nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se “Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë”.


Ismet Peja u lind më 27 Prill 1937 në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.


Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

Lajmifundit.al
 
Zoti e meshirofte. Kenget e tij mbeten melodi te paharruara.
 
Kam rastisur ne Zvicer ne nje familje kroate nga Bosnja qe degjonin Ismet Pejen.
Sebepi i muzikes se tij u beme miq pastaj.


Une kam pasur fatin ta degjoj live.
Ismet Peja dhe vepra e tij jane pasuri kombetare ketij populli
 
U prehte ne paqe!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top