Shtyhet shënimi i vijës kufitare Kosovë-Maqedoni

Ado

FISEBILIL-LAH
Përfundimi i punës për shënimin e vijës kufitare me Kosovën do të shtyhet për 20 ditë për shkak të motit të keq. Lajmi u bë i ditur nga komisioni i Maqedonisë për demarkacion.

Sipas një njoftimi nga ky komision janë vënë pjesa më e madhe e gurëve kufitarë, që sipas rregullave ndërkombëtare do të thotë se kufiri është shënuar, por puna në tërësi nuk ka mbaruar.

Autoritetet në Maqedoni kanë bërë të ditur se shënimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë pritet të përfundojë në mes të muajit nëntor.

Mediat lokale kishin njoftuar se ky proces do të përfundonte të hënën dhe se kjo do të shoqërohej nga njohja e shtetit të Kosovës nga Maqedonia.

Njohja e Kosovës nga Maqedonia është paralajmëruar disa herë deri më tani, por ende nuk ka ndodhur. Maqedonia, ndërkohë, ka njohur pasaportat kosovare dhe vlerësohet se marrëdhëniet mes dy vendeve janë korrekte. /rel/bbc/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top