Shtrëngimi i duarve dhe përqafimet kanë efekte kurative

Tuana

Nada é por acaso!
timthumb.php

Në botën e biznesit është e zakon që t’i japësh dorën një personi që takon. Në kohët e lashta, dora e hapur tregonte se personi vinte me qëllime paqësore dhe nuk fshihte armë. Deri në ditët e sotme, truri njerëzor ka të njëjtin perceptim të gjestit. Duke e mbajtur dorën e hapur ne japim të kuptojmë se jemi të hapur dhe të gatshëm për të krijuar kontakt. Për më tepër, shkencëtarët kanë hedhur tezën se kënaqësia e dhënësie së dorës është e krahasueshme me kënaqësinë e një puthjeje.

Shkencëtarë të Institutit Beckmann të universitetit të Illinois (SHBA) vendosën të zbulonin se cilat mekanizma neurofiziologjike përfshihen në ritualin e shtrëngimit të duarve. Në eksperimentin e tyre, 18 burra edhe gra panë një video pa zë, e cila tregonte një takim biznesi midis dy personave. Në disa raste, takimi shoqërohej me shtrëngim duarsh, ndërsa në të tjera ky gjest shmangej.

Rezultati ishte se amigdala, zona e trurit e që merr sinjalet e kënaqësisë, reagonte gjatë shtrëngimeve të duarve. Amigdala është gjithashtu zona e trurit që merr sinjale emocionale. Kjo do të thotë se shtrëngimi i duarve që simbolizon një kontakt shoqëror të suksesshëm na jep kënaqësi.

Duke qenë se shtrëngimi i duarve jep impulse në qendrën e kënaqësisë, mund të krahasohet me një impuls të dobët kënaqësie ****uale. Përqafimi është një gjest tjetër që i bën njerëzit të ndihen më mirë. Një person që përqafohet në subkonsincën e tij ndihet mirë. Përqafimi të rrit vetëbesimin. Sipas ekspertëve europian të mjekësisë, përqafimi ka aftësi të mëdha kurative. Sa më shumë njerëzit përqafohen, aq më i fortë është sistemi i tyre imunitar si dhe sistemet nervor dhe endokrin. Përqafimet ndihmojnë të stabilizojnë nivelin e hemoglobinës në gjak. Kjo është e vërtetë edhe për puthjet. Puthjet rrisin funksionin regjenerues të trupit, ulin rrezikun e atakeve kardiake dhe ka efektin e një qetësuesi dhimbjesh.

/Shekulli/
timthumb.php
 
Pe: Shtrëngimi i duarve dhe përqafimet kanë efekte kurative

Normal që përqafimi të bën hajër: sepse je nën mbrojtje të Airbag-ut!
 
Titulli: Shtrëngimi i duarve dhe përqafimet kanë efekte kurative

Perqafim kenaqesi shpirterore
 
Pe: Shtrëngimi i duarve dhe përqafimet kanë efekte kurative

Duke qenë se shtrëngimi i duarve jep impulse në qendrën e kënaqësisë, mund të krahasohet me një impuls të dobët kënaqësie ****uale.
LOL weeee dmth eshte njesoj si te thuash ec te perqafoj ec bejme sek.s LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top