Shtepia ideale

*deliza*

VIP
V.I.P
Shtepia ideale

Ja disa plane dhe modele per shtepin tuaj.

FileContentCA029HNC.jpg

FileContentCA4JEPPJ.jpg

FileContentCAH9Q9DM.jpg

FileContentCAMB2JCY.jpg

FileContentCAO6RCK2.jpg

FileContentCAZ7KCG3.jpg

Ju pelqen ndonje nga keto shtepite :p ? Apo me teper preferoni shtepite e medha qe shumica e shqiptareve te tilla i ndertojne?
 
Redaktimi i fundit:
Te bukura i paske modelet ,por ne shqiptaret kur kemi pare vilat i ndertojme te pakten me dy kate.Kjo varet edhe nga madhesia e familjesTek kati perdhes sic quhet teknikisht ose kati pare qe i themi ne qe nuk jemi teknik te ndertimit,mendojme per garazhin e makines ne radhe te pare dhe pastaj cmbetet per depo ushqimore etj.Keshtu po qe se nuk e ke bezdi na paraqit disa vila me shume kate.
 
Sabah po t'i veresh dhe keto shtepi jane dykateshe dhe kane vendin i cili eshte i parapare per garazhen. Per momentin nuk po gjej foto adekuate, me shume jane te tipit vila po shume te medha, nuk kam pare une te ndertohen ato ketu. Ne qofte se do gjej me vone, dicka qe me shume i ngjan shtepive do i postoj pa problem :).
 
Meqe kishte kohe qe e kisha hap kete teme sot do tentoj t'ju dal ne ndihme me ca keshilla atyre qe kane ne plan rregullimin dhe arrendimin e shtepise. :) Behet fjale per ca keshilla dhe ide se si mund te fitoni nje interier te bukur per shtepise suaj. Jane materiale qe i kam perkthyer vete per kete teme anadaj kerkoj ndjese per ndonje gabim drejteshkrimor apo per ndonje perkthim jo adekuat te fjales.
Flm. :)
 
Keshilla per rregullimin e dhomes ditore​

Sot dhomat ditore tentojme t’i shfrytezojme sa me shume si per: pushim, per ahengjet dhe ndejet qe bejme me shoqerine, per te be nje gjum ditor ne to e keshtu me radhe. Per kete arsye dhoma ndahet ne grupe dhe pjese te ndryshme – per pushim, per pune, per hobi, per shoqeri e ndersa hapesira e dhomes ndahet ne pjese te ndryshme me elemente dhe mobilje adekuate.

Ne pjesen e dhomes ku deshirojme te bejme pushimin aktiv duhet patjeter te egzistojne divanet dhe trueza e vogel qe do sherbejne per pushimet tona ditore dhe per mbledhimet familjare. Elemente shtese ne kete pjese mund te jene dhe vitrinat e vogla, pikturat ne mur dhe raftet ku vendosen lulet dhe dekoret tjera.

Duhet patur kujdes qe kjo pjese e dhomes te mos mbingarkohet me mobilje sepse do krijoje atmosfere ngulfatese. Duke zgjedhur mobiljet adekuate edhe hapesirat e vogla mundet vizualisht te duken shume me te medha dhe qenrimi ne to te jete me i kendshem dhe me komod.
Akomodimi i rregullt i tyre do mundesoje ndjenjen e intimitetit, pamje te hapur nga anet e jashtme, mundesi per zgjerim, komunikim te mire me pjesen hyrese te shtepise dhe lidhje me pjeset tjera te shtepise.

Nje pjese e rendesishme e dhomes ditore eshte edhe sigurimi i nje vendi dhe hapesire te pershtatshme per aktivitet e punes se ndonje antari te familjes. Kjo pjese e shtepise duhet patjeter te permbaje tryezen e punes, me komjutorin perpara dhe raftet e nevojshme per vendosjen e librave. Kushti i vetem qe duhet plotesuar ketu eshte qe kjo pjese nga hapesira e dhomes te jete nen drite te plote qe te mund te mundesoje kryerje te suksesshme te aktiviteteve te punes.

dnevna11.jpg

dnevna31.jpg

dnevna51.jpg

funkcionalen_prostor_011.jpg

funkcionalen_prostor_051.jpg
 

Attachments

  • dnevna11.jpg
    dnevna11.jpg
    16.6 KB · Shikime: 0
  • dnevna31.jpg
    dnevna31.jpg
    16.3 KB · Shikime: 0
  • dnevna51.jpg
    dnevna51.jpg
    17 KB · Shikime: 0
  • funkcionalen_prostor_011.jpg
    funkcionalen_prostor_011.jpg
    18.9 KB · Shikime: 0
  • funkcionalen_prostor_051.jpg
    funkcionalen_prostor_051.jpg
    22.6 KB · Shikime: 0
Kamin – ngrohtesi me stil​

Zgjedhja e nje kamini te caktuar i jep karaketer dhe ngrohtesi hapesires ne te cilen gjendeni. Gati asanje element gjate arendimit te shtepise nuk mund t’i jep ngrohtesu dhe te krojoj ate rehati dhe ndjenje sic e krrijon ulja afer kaminit.

Deri sot kemi pasur mundesi te takohemi me lloje te ndryshme te dizajneve te kamineve. Nuk eshte e rendesishme a eshte stili i kaminit modern apo klasik, kamini duhet te paraqes akcent te vecante ose plotesim te hapesires se dhomes.

Kamini nga shume persona konsiderohet edhe si element romantik. :)

kamin11.jpg

kamin51.jpg

kamin21.jpg
 

Attachments

  • kamin11.jpg
    kamin11.jpg
    29.7 KB · Shikime: 0
  • kamin51.jpg
    kamin51.jpg
    43.5 KB · Shikime: 0
  • kamin21.jpg
    kamin21.jpg
    21.8 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Raftet – dekori me i shfrytezuar ne shtepi​

Raftet paraqesin lement gjithperfshires dhe me efektiv ne hapesiren e dhomes tuaj. Te pershtatura me elementet tjera te dhomes, raftet mund te jene shume terheqese por nese behen pa ndonje rregull estetike mund te shkaktojne hapesira e dhomes te duket e mbingarkuar dhe joharmonike. Duhet t’i kushtohet kujdes dhe nje momenti tjeter gjate vendosjes se rafteve: te jete sa me shume funkcional.

Raftet e dikurshme, qe paraqiteshin vetem ne linja te drejta, sot ndryshojne dhe mund t’i gjeni ne forma te ndryshme si rezultat i kreativitetit dhe fantazise se njeriut.

Materialet e refetve mund te jete nga me te ndryshmet, si ato nga druri, bujashkat, qelqi.

Gjate vendosjes se tyre duhet patur kujdes ne ate se cfar do vendosim ne to. Ne baz te kesaj do vendosim per formen e tyre, madhesine, gjeresine, dizajnin dhe vendin dhe poziten qe do kete ne dhome.

polici11.jpg

polici31.jpg

polici41.jpg

polici51.jpg
 

Attachments

  • polici11.jpg
    polici11.jpg
    27.7 KB · Shikime: 0
  • polici31.jpg
    polici31.jpg
    37.5 KB · Shikime: 0
  • polici41.jpg
    polici41.jpg
    53.7 KB · Shikime: 0
  • polici51.jpg
    polici51.jpg
    28.6 KB · Shikime: 0
Kuzhina​

Ne pesedhjet vitet e fundit kuzhinat perjetuan shume ndryshime, jo vetem si shkak i zhvillimit te teknologjise dhe ndryshimit te materialeve me te cilat punohen ato por edhe i rolit te tyre ne shfrytezim. Kohen e fundit konsiderohen si nje pjese e rendesishme e shtepise qe krojon nje atmosfere te ngrohte familjare. Per shkak te jetes cdohere e me dinamike, ku pjesa me e madhe e dites kalohet ne pune dhe ne shkolle, kuzhina paraqitet si fole qe i mbledh anetaret e familjes jo vetem per tu pregaditur ne te dhe per te darkuar por edhe per te biseduar dhe kaluar caste te kendshme me miqte.

Patjeter, qe te mundesohet gjithe ky multi-funkcionalitet duhet pastur shume kujdes dhe ne zgjedhjen dhe arendimin e saj me elementet e duhura te cilat duhet te pershtaten me hapesiren.

Shanku ne kuzhine mund te jete shume finksional – mundeson pergaditjen e gjelles aty dhe njekohesisht biseden me antaret e tjere apo dhe mund te shfrytezohet si tryeze per ngreni apo per t’i ftuar miqte qe te te bejne shoqeri gjate pergaditjes se ushqimit.

Kuzhinat qe mund te jene me te vogla per nga hapesira mundet vizualisht te duken me te medha nese nderrohet struktura e saj, duke perdorur ngjyra me te hapura, detaje dhe ndricim adekuat ne pjese te caktuara te saj.


kujna11.jpg

golema_kujnicka_21.jpg

kujna11.jpg

kujna51.jpg
 

Attachments

  • kujna11.jpg
    kujna11.jpg
    19.4 KB · Shikime: 0
  • golema_kujnicka_21.jpg
    golema_kujnicka_21.jpg
    15.4 KB · Shikime: 0
  • kujna11.jpg
    kujna11.jpg
    19.4 KB · Shikime: 0
  • kujna51.jpg
    kujna51.jpg
    19.7 KB · Shikime: 0
Dhoma e gjumit

Dhomen e gjumit duhet te perpiqeni ta vendosni ne nje pjese me te izloluar te shtepise per shkak qe te jete e mbrojtur nga zhurma e dhomes ditore, nga ererat e ndryshme te kuzhines, nga nxehtesia dhe nga dukurite e tjera qe mund ta pengojne qetesine ne te. Nese behet fjale per shtepi atehere eshte me e preferuar qe ajo te jete ne nje kat vecmas nga dhoma ditore dhe kuzhina ku me shpesh kryhen aktivitetet shtepiake.

Per nje intimitet me te madh, kesaj dhome i preferohet te kete me shume erresire e cila mund te arrihet ose me xhama me te erret ose me perde me ngjyre me te erret dhe te punuara nga nje material me i trashe.

Elementet dhe mobiljet kane rol te rendesishem per arendimin e kesaj dhome. Pllakaret ( dollapet ) mund te jene nga madhesite e ndryshme ne varesi te hapesires po dhe ketu duhet ruajtur rregulli i jo mbingarkeses. Nese deshirojme vizualisht te risim hapesiren e dhomes atehere mund te perdorim pasqyre ne me shume pjese te dhomes dhe te perdorim ngjyra me te hapura. Tonalitet e ngjyres se gjelber dhe gri ndikojne me shume si qetesues dhe prandaj dhe jane me te preferuar per dhomen e gjumit.
 
Gjerat qe duhet dhe nuk duhet te jene pjese e dhomes se gjumit:​

1. Mos eksperimentoni njekohesisht me shume ngjyra + qe dhe disa tonalitet nuk jane te preferuara per dhomen e gjumit si e kuqja e hapur, portokallja dhe e verdha e hapur.

2. Tavanin e dhomes mund ta lyeni me 20% tonalitet me te hapur te ngjyres qe dominon ne murret e tjera te dhomes.

3. Mos vendosni mobilje shume te medha.

4. Mos kurseni hapesire per vendosjen e tryezave te vogla qe mund te sherbejne per vendosjen e abazhurit, syrtare qe sherbejne per vendosjen e revistave te ndryshme dhe gjerave te tjera te vogla personale, raftet me forma te ndryshme per vendosjen e librave etj.

5. Mos e mbingarkoni dhomen me gjera qe nuk ju duhen dhe qe nuk do ishin estetike.

6. Po qese ju lejon hapesira e dhomes mundesi per te ven nje kolltuk te vogel per tu ulur nje person aty, nuk do ishte ide e keqe. Do ju ofronte komoditet gjate leximit apo pierjes se nje filxhani caj apo kafe. Mund tja shoqeroni kolltukut dhe nje tryeze te vogel dhe nje abazhur per lexim dhe ti vendosni ne nje kend te dhomes ose afer shtratit tuaj.

7. Ofroini vetes nje mbulese luksoze – Luks ne kete rast mendohet te jete nje mbulese e bute nga pambuku ose kadifeja, e punuar me stil e qe do ju ofroje kenaqesi, rehati dhe pamje te bukur dhe estetike dhomes.

8. Mos e sillni perditshmerine tuaj ne dhomen e fjetjes
Mjetet sportive, komjuteri, TV apo gjera si keto nuk duhet te kene vend ne dhomen tuaj te fjetjes. Dhoma e fjetjes duhet te jete vend per relaksim, pushim. lexim dhe momente romantike. Largoni sendet qe ju lidhin me boten e jashtme. Dhoma e fjetjes duhet te jete per ju tempulli qe do ju sjell relaksim dhe revitalizim.

9. Largojuni pikturave qe kane motive shume aktive ne to dhe qe mund te jene shqetesuese per ju ( si psh. pejsazhet me motive stuhine, betejat historike, portretet shqetesuese etj ) Me mire do ishte sikur te zgjedhnit pejsazhe qe do ju relaksojne.

10. Qe te mbaje erre te mire dhoma, parfumoseni ate me livande ose kamille ( per relaksim ), me ruzmarin, me parfum qe mund te mbaj ere cimeti apo dhe me ato qe mund te kundrimojne ne ere trendafili.

spalna51.jpg

FileContent6.jpg

spalna61.jpg
 
Ja dhe disa dhoma gjumi me klasike:​

FileContentCA9YHCWJ.jpg

FileContentCAMJ8ACM.jpg

FileContentCAXRT5OT.jpg

FileContentCAZARL8O.jpg
 

Attachments

  • FileContentCA9YHCWJ.jpg
    FileContentCA9YHCWJ.jpg
    37.9 KB · Shikime: 0
  • FileContentCAMJ8ACM.jpg
    FileContentCAMJ8ACM.jpg
    32.5 KB · Shikime: 0
  • FileContentCAXRT5OT.jpg
    FileContentCAXRT5OT.jpg
    32.4 KB · Shikime: 0
  • FileContentCAZARL8O.jpg
    FileContentCAZARL8O.jpg
    27.9 KB · Shikime: 0
Dhoma e femijeve​

Dhoma e femijeve pervec qe eshte vendi ku ata luajne, mesojne dhe flejne, paraqet dhe vend ne te cilin kur do jene te vetedijshem per vete, deshirojne ta paraqesin nepermjet saj dhe personalitetin e tyre. Per kete shkak dhoma e femijeve duhet te organizohet ne ate menyre qe t’i perfaqsoje afinitetet e tyre personale. Elementet kryesore per rregullimin e dhomes se tyre jane: shtrati, dollapet. raftet dhe tryeza per pune.

Element qe nuk do duhej te mungonte pervec ketyre kryesoreve do ishte dhe nje tryeze e vogel me syrtar e qe mbi te do mund te qendronte abazhuri apo dhe gota me lengun qe e konsumon gjate nates.

Dhe koltuku (fotelja) do duhej te jete pjese e dhomes se tyre. Kjo per arsye te bisedave te prinderve me femijet e tyre do ishin me te bukura dhe me relaksuese.

Duhet te kete hapesire te mjaftueshme te lire per te lozur. Qe te arrihet kjo vendosi rafte te mjaftueshme, aq sa do i mblidhte te gjitha rrobat e tyre, librat dhe lodrat. Zgjedhje e mire do ishte sikur te vendosnit dhe sytjene poshte shtratit e qe do mund ta shfrytezonit per ndonje gje.

Tryeza e punes duhet te jete e vendosur me afer dritareve qe te mundesoje te hyj drite e mjaftueshme.

Vendosni ne dhomen e tyre dhe pano ku do mund ti vendosni diplomat e tyre, fotografite e tyre me te suksesshme, shkronjat e para te shkruara nga ata, ndonje poezi, foto te tyre e keshtu me radhe. Kjo do ndikonte ne zhvillimin e psihes dhe kreativitetit te tyre.

Perdorni ngjyra qe zgjojne harmoni tek femiu i juaj dhe qe e bejne te ndihet mire ate.

detska11.jpg

detska21.jpg

detska31.jpg

detska51.jpg
 

Attachments

  • detska11.jpg
    detska11.jpg
    14.3 KB · Shikime: 0
  • detska21.jpg
    detska21.jpg
    17.3 KB · Shikime: 0
  • detska31.jpg
    detska31.jpg
    15.8 KB · Shikime: 0
  • detska51.jpg
    detska51.jpg
    17.1 KB · Shikime: 0
Kjo me pelqen shume mua. bedroom-ideas-hulsta-2.jpg
 
Une e mendoj shpine ideale dy kateshe katin e pare tere bar te rregulluar si disko katin e dyte te dizenjuar ne menyre me serioze ku do pres dashnoret e rendesishme :D Nje garazh te madh ku te fus makinat sportive :D
 
Deliza shume te bukura fotot ,mire qe na i tregove fotot por na i jep dhe leket ti blejme ose ti bejme...na bere shif me sy e plas me zemer :D
 
pergjigje

cfare rendeise ka shtepia..............rendesi ka se me cilin person jeton brenda.............un do te jetoja dhe posht nje ure..........:puthje:...........:kercejme:
 
  • Më pëlqen
Reactions: Her
Shume te lezetshme jan keto shpite ideale ..:D:D
Sidomos mobilimi nga brenda eshte fantastik fare pune te bukur ke bere goxha goxha Deliz!:kiss
 
Mos u boni re kaq skeptik :D...Une kam pas percjell para ca kohe nje emsion maqedonas qe bente arrendimin dhe renovimin e shtepise ne baze te lekeve qe kishin te ofronin te zotet e shtepise.

I gjith sekreti i ndryshimit te interierit te shtepise, nga dhoma shume monotone me vetem kolltuk ne te e me nje tryeze mbi te cilen qenronte tv, ne nje dhome qe ta luante mendjen e qe nuk te besohej se mund te shnerrohej ne nje te tille, qendronte ne eksperimentimin e ngjyrave te murreve, ne vendosjen e ca rafteve me dizajne dhe forma interesante, me pikturat, lulet, komodinat e vogla po shume interesante, ngjyra e divaneve qe kombinohej me perdet ose murret, pastaj dhe disa elemente te vogla si zbukurimet e ndryshme, jasteket me forma dhe dizajne te ndryshme i sillnin nje fryme te re shtepise.

Une i sjella fotot edhe per nje qellim tjeter, se si elementet e shtepise mund te kombinohen me njera tjeteren, cilat ngjyra i shkojne seciles dhome e gjera si keto. Thjesht medoj se ndonjehere duhet patur dhe pak guxim qe te bejm pak dicka me ndryshe. :)
 
Dhoma e femijeve​

Dhoma e femijeve pervec qe eshte vendi ku ata luajne, mesojne dhe flejne, paraqet dhe vend ne te cilin kur do jene te vetedijshem per vete, deshirojne ta paraqesin nepermjet saj dhe personalitetin e tyre. Per kete shkak dhoma e femijeve duhet te organizohet ne ate menyre qe t’i perfaqsoje afinitetet e tyre personale. Elementet kryesore per rregullimin e dhomes se tyre jane: shtrati, dollapet. raftet dhe tryeza per pune.

Element qe nuk do duhej te mungonte pervec ketyre kryesoreve do ishte dhe nje tryeze e vogel me syrtar e qe mbi te do mund te qendronte abazhuri apo dhe gota me lengun qe e konsumon gjate nates.

Dhe koltuku (fotelja) do duhej te jete pjese e dhomes se tyre. Kjo per arsye te bisedave te prinderve me femijet e tyre do ishin me te bukura dhe me relaksuese.

Duhet te kete hapesire te mjaftueshme te lire per te lozur. Qe te arrihet kjo vendosi rafte te mjaftueshme, aq sa do i mblidhte te gjitha rrobat e tyre, librat dhe lodrat. Zgjedhje e mire do ishte sikur te vendosnit dhe sytjene poshte shtratit e qe do mund ta shfrytezonit per ndonje gje.

Tryeza e punes duhet te jete e vendosur me afer dritareve qe te mundesoje te hyj drite e mjaftueshme.

Vendosni ne dhomen e tyre dhe pano ku do mund ti vendosni diplomat e tyre, fotografite e tyre me te suksesshme, shkronjat e para te shkruara nga ata, ndonje poezi, foto te tyre e keshtu me radhe. Kjo do ndikonte ne zhvillimin e psihes dhe kreativitetit te tyre.

Perdorni ngjyra qe zgjojne harmoni tek femiu i juaj dhe qe e bejne te ndihet mire ate.


detska21.jpg

Krejt ngjyrat si e imja..Vetem se une kam ngjit postera neper mure :)
 

Attachments

  • detska21.jpg
    detska21.jpg
    17.3 KB · Shikime: 0
cfare rendeise ka shtepia..............rendesi ka se me cilin person jeton brenda.............un do te jetoja dhe posht nje ure..........:puthje:...........:kercejme:

Shume e vertet.........
 
Rrenovim i dhomes se gjumit. Ja se si mund te ndryshoje dhoma me pak kreativitet :)

Para:
spalna31.jpg

Pas:
spalna3a1.jpg

Para:
spalna41.jpg

Pas:
spalna4a1.jpg

Para:
spalna61-1.jpg

Pas:
spalna6a1.jpg
 
Ja se si mund te ndryshojne dhe dhomat e dites:

Para:
31.jpg

Pas:
3a1.jpg

Para:
41.jpg

Pas:
4a1.jpg

Para:
21.jpg

Pas:
2a1.jpg
 

Attachments

  • 31.jpg
    31.jpg
    22.7 KB · Shikime: 0
  • 3a1.jpg
    3a1.jpg
    19 KB · Shikime: 0
  • 41.jpg
    41.jpg
    17.1 KB · Shikime: 0
  • 4a1.jpg
    4a1.jpg
    18.8 KB · Shikime: 0
  • 21.jpg
    21.jpg
    23.4 KB · Shikime: 0
  • 2a1.jpg
    2a1.jpg
    23.3 KB · Shikime: 0
Jatiket si pjese dekori e shtepise​

Te shpernara neper kolltuke, shtreter,dysheme, karige apo te vendosura ne menyre te rregullt, jastiket me aplikacionet, materialet, dizajnet dhe format e ndryshme perbejne pjese dekorative te shtepise. Shfrytezoini per te sjelle nje ringjallje dhe nje fryme tjeter ne dhomen tuaj, me cka dhe e largoni montonine. Eshte me rendesi qe ngjyrat e tyre t'i kombinoni me ngjyren e divaneve, qylymit dhe elementeve tjera qe gjenden ne dhome.

pernica_011.jpg

pernica_021.jpg

pernica_041.jpg

pernica_031.jpg
 

Attachments

  • pernica_011.jpg
    pernica_011.jpg
    32.5 KB · Shikime: 0
  • pernica_021.jpg
    pernica_021.jpg
    53.5 KB · Shikime: 0
  • pernica_041.jpg
    pernica_041.jpg
    21.9 KB · Shikime: 0
  • pernica_031.jpg
    pernica_031.jpg
    32.7 KB · Shikime: 0
Abazhur nga kanpi ( konopi )​


abazhur11.jpg
Keto retro abazhure nga kanpi mund t’i beni dhe vete dhe ate ne forma dhe madhesi te ndryshme. Duhet vetem t’i jepeni fantazise suaj :).

Materiali qe ju nevojitet:

abazhur21.jpg
Nje top kanpi ( konopi )
Nje tullumbace
Ngjitese druri
Gershere
Flomaster ( marker )
Gjilpere

Hapi i pare: Fryeni tullumbacen, aq sa deshironi qe abazhuri ta kete madhesine. Me fllomaster vendseni pjesen ne te cilen do hyj llamba e abazhurit.

abazhur31.jpg

Hapi i dyte: Lyeni tullumbacen me ngjitese. Fillni ta mbeshtjellni tullumbacen me fijet e konopit dhe pastaj perseri dhe mbi konopin dhe tullumbacen vendosni ngjitese.

abazhur41.jpg

Hapi i trete: Lejeni te qendroje nje nate, qe te forcohet.

abazhur51.jpg

Hapi i katert: Me gjilpere shpojeni pjesen e siperme te tullumbaces, largojeni tullumbacen e shfryer dhe vendoseni ate mbi llamben elektrike dhe abazhuri i punuar nga konopi eshte gati.

abazhur61.jpg
 

Attachments

  • abazhur11.jpg
    abazhur11.jpg
    15.7 KB · Shikime: 0
  • abazhur21.jpg
    abazhur21.jpg
    9.8 KB · Shikime: 0
  • abazhur31.jpg
    abazhur31.jpg
    4.4 KB · Shikime: 0
  • abazhur41.jpg
    abazhur41.jpg
    3.6 KB · Shikime: 0
  • abazhur51.jpg
    abazhur51.jpg
    4.3 KB · Shikime: 0
  • abazhur61.jpg
    abazhur61.jpg
    4.9 KB · Shikime: 0
Fshehtesite e abazhurit​

Forma, materiali dhe ngjyra e abazhurit tuaj e vendosin intenzitetin e drites ne hapesiren e dhomes dhe cila pjese e saj do jete e ndricuar.Para se te bleni nje te tille duhet te vendos se cfar nevoje llamba duhet te plotesoje: nese duhet te ndricoj te tere hapesiren e dhomes apo ne menyre diskrete vetem nje pjese te saj.

Konusi – eshte i pershtatshem per dhomat e fjetjes sepse jep drite teposhte dhe jep drite gjate leximit.

izbor_na_abazhur11.jpg

Katerkendesh – eshte zgjedhje e mire per t’i dhene drite hapesires me te madhe te dhomes.

izbor_na_abazhur21.jpg

Abazhur nga pelhura – keto abazhure pershtaten pothujase ne te gjitha hapesirat e dhomes. Intenzitei i drites varet nga materiali dhe ngjyra.

izbor_na_abazhur31.jpg

Abazhur nga qelqi

Leshon drite te forte ne te gjithe hapesiren. Ato qe mund te kene qelq te dekoruar mund te jene te pershtatshme per atmosfere me intime.


izbor_na_abazhur41.jpg

Pehar – drita rrefuzohet nga pjesa e mbyllur e abazhurit ne forme pehari dhe drejtohet vetem nga larte.

izbor_na_abazhur71.jpg

Ngjyrat – abazhuret e verdhe, ato me ngjyre bezh dhe nijanset e kafese emitojne drite qe eshte idelae per atmosfere me te ngrohte dhe prandaj preferohet per hapesira me intime si psh. dhoma e fjetjes.
Abazhuri na qelqi i bardhe krrijon drite te qarte dhe te paster dhe mund t’ju sherbej gjate punes qe mund te keni ne tavolinen tuaj gjate mbremejes.

Ngjyra e gjelber dhe e kalter numerohen si ngjyra te ftohta dhe emitojne ashtu lloj drite: te erret dhe te ftohte.

izbor_na_abazhur61.jpg
 

Attachments

  • izbor_na_abazhur11.jpg
    izbor_na_abazhur11.jpg
    4.3 KB · Shikime: 0
  • izbor_na_abazhur21.jpg
    izbor_na_abazhur21.jpg
    9.1 KB · Shikime: 0
  • izbor_na_abazhur31.jpg
    izbor_na_abazhur31.jpg
    5.9 KB · Shikime: 0
  • izbor_na_abazhur41.jpg
    izbor_na_abazhur41.jpg
    10.2 KB · Shikime: 0
  • izbor_na_abazhur71.jpg
    izbor_na_abazhur71.jpg
    3.1 KB · Shikime: 0
  • izbor_na_abazhur61.jpg
    izbor_na_abazhur61.jpg
    6 KB · Shikime: 0
O deliza, si nuk pash moj gjekundi ne keto oborret e ketyre shtepive te mrekullueshme ndonje nga ato WC ( me falni per perdorimin e ketij barbarizmi) se desha te them ato qenefet qe i lejme ne ne funde oborri :p :p se pa to sbene shtepia o xhan :p :p (shaka)

shume shtepi te bukura dhe them me ekonomike se ca shtepite e fshtrave tona qe assesi nuk kan keto bukuri por qe jane me shume kate :gjujpeshk:
 
Titulli: Shtepia ideale

Te gjitha jane te kendshme por mua me pelqen shtepia e fundit,sa e enderroj nje te tille!!!!!!!!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top