polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Thuajse në të gjitha mediat e shkruara zvicerane, është dhënë lajmi se këngëtarja me prejardhje nga Maqedonia, Arjeta Zhuta, do të jetë kandidate potenciale për të përfaqësuar Zvicrën në Evrovizion.
Arjeta pritet të jetë e pranishme në evenimentin e rëndësishëm të muzikës evropiane më 16 maj të vitit të ardhshëm që do të mbahet në Rusi.
Ajo do të jetë ambasadore e vërtetë e muzikës dhe e para shqiptare që do ta përfaqësojë Zvicrën në Evrovizion.
Mediat zvicerane, gjithashtu e kanë paraparë, se Arjeta mundet ti ketë nga 12 pikë nga Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, Austria, sepse njihet shumë mirë nga këto shtete, prandaj e shohin ikonë të fitores së Eurovizionit. /ina/