Shqiptarët që ushqehen me borxhe

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Një vrojtim i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare të individëve hedh për herë të parë dritë mbi një fenomen shqetësues por të njohur të ekonomisë shqiptare, të ashtuquajturat listat e bukës.

Vrojtimi i kryer mbi një kampion prej 1200 familjesh tregon se 31 për qind janë në borxh dhe nga këto familje huamarrëse, 15 për qind prej tyre e kanë marrë borxhin në dyqane. E vendosur në nivel kombëtar me të njëtat raporte, shifra prodhon një rezultat shqetësues, sipas të cilit nga rreth 900 mijë familje që ka ekonomia shqiptare, afro 45 mijë prej tyre kanë emrin në listat e dyqaneve.

Huamarrja informale është një fenomen i përhapur në ekonominë shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e familjeve shqiptare që kanë aktualisht një borxh për të shlyer, ose 54 për qind e tyre, e kanë marrë atë prej burimeve informale jashtë sistemit bankar dhe kryesisht tek persona të tjerë fizikë, që mund të jenë të afërm apo të njohur.

Por huamarrja nëpër dyqane mbetet forma më shqetësuese, pasi lidhet drejtpërdrejtë me nevojat më jetike si borxh mbijetese. Në pamundësi për të mbuluar shpenzimet bazë për ushqime, këto familje detyrohet t'i marrin ato pa para duke akumuluar borxh në pikat e tregtimit. Qeveria shqiptare asiston rreth 140 mijë familje përmes ndihmës ekonomike, por këto shifra tregojnë se rreth 32 për qind e tyre nuk munden që të plotësojnë dot as nevojat më jetike. /TCH
 
Titulli: Shqiptarët që ushqehen me borxhe

Dhe pastaj ua qajme hallin grekeve se gjoja jan ne kriz !!!
Kjo eshte varferi ekstreme mor vlla .
 
Titulli: Shqiptarët që ushqehen me borxhe

Se mos e ka fajin kriza, ne krize kemi qen gjithe kohen si vend....listat kane rrenjen e thelle nuk jane raste te fresketa...
Shpresa e shqiptarve ka qen emigrimi, i cili eshte i vetmi qe ka ndikuar fuqishem ne ritjen e mireqenies se shqiptarve, te presim nga rrogat e shtetit ne vend numero mbetemi ....
 
Titulli: Shqiptarët që ushqehen me borxhe

Shqiptarve u kan shum Borxhe,,nese do jau kthenin do te kthehej gjith Shqiperia ne vete!


Por kjo esht nje ceshtje tjeter sepse problemi esht se ne presim ndergjegjsimin e botes,,dhe kur te na vij rradha te demshperblehemi,,sdo te kemi nevoje,,sepse do jau kemi marre me zort!
 
Titulli: Shqiptarët që ushqehen me borxhe

Problem ka qene gjithmone per shqiptaret e shkret vuajm dhe do te vuajme pergjithmone me kete shtet qe kemi
 
Titulli: Shqiptarët që ushqehen me borxhe

ke te e dime ne se sa veta me kane borgj ne shqiperi kame humbur numrin:pLOLLOL .......por se ka boom ekonomik ka ne shqiperi se emigrantet punojne jashte shqiperise u dergojne lek borgj ketyre qe jane ne shqiperi keto i lenen neper kafe e ruleta ( te cilat jane shtuar ne mase kohet e fundit) qeveria u mbledh taksat ketyre ja boomi tani keta emigrante te kthehen te marrin borgjin..................po qe do kame ngelur duke kenduar kengen e ilir shaqirit ;;;kthema borgjin .........:pLOLLOL ........ne fatkeqesi kurre nuk qeshet po ja ndonjehere nuk ka rruge tjeter sarkazma e mbulon mellifin qe ke per vendin tend :(
 
Pe: Shqiptarët që ushqehen me borxhe

Varfëria, 9% e shqiptarëve me ndihmë ekonomike

TIRANE - Mijëra familje shqiptare bukën e gojës e fitojnë nëpërmjet ndihmës ekonomike. Sipas të dhënave nga Shërbimi Social Shtetëror rreth 9% e familjeve në rang vendi trajtohen me ndihmë ekonomike. Ndërkohë që zonat me varfërinë më të lartë janë veriu dhe verilindja e Shqipërisë. Në këto zona ndodhet dhe përqindja më e madhe e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike nga shteti. Në krye të listës renditen rrethe si Kukësi, Shkodra dhe Lezha. Sipas drejtorit të pagesave në kesh pranë Shërbimit Social, Leonard Strazimiri, edhe këtë vit kanë vijuar spastrimet e listës nga abuzuesit. Gjatë 9 muajve të parë të këtij viti janë larguar nga skema rreth 2500 familje që përfitonin pagesën e ndihmës ekonomike pa të drejtë.

VARFثRIA
Varfëria është ulur këmbëkryq në veriun e Shqipërisë. Në shumë rrethe gati gjysma e familjeve trajtohen me ndihmë eko-nomike, pasi nuk kanë të ardhura të tjera. Drejtori i pagesave në kesh pranë Shërbimit Social ka bërë të ditur se rreth 9 për qind e familjeve në rang vendi trajtohen me ndihmë eko-nomike. "Numri më i madh i familjeve që trajtohen në skemën e ndihmës eko-nomike është i përqendruar në zonat veriore dhe verilindore të vendit, ku shpërndahet dhe masa më e madhe e fondeve të akorduara për këtë program. Mund të themi se nga 1.145.918 familje në rang njësish administrative, në shkallë vendi, 99 142 prej tyre janë trajtuar në skemën e ndihmës eko-nomike në gjashtë mujorin e parë në skemën e ndihmës ekonomike, ose e shprehur në përqindje rreth 8.64% e familjeve në shkalle vendi trajtohen në këtë skemë",-ka sqaruar Strazimiri. Ndihmë të plotë marrin përafërsisht 32 mijë familje, ndërsa të pjesshme rreth 67 mijë.

ABUZIMET
Një problematikë, e cila është ngritur disa herë nga Shërbimi Social Shtetëror, është përfitimi i ndihmës ekonomike pa të drejtë nga disa familje të cilat trajtohen nga këshillat e bashkive dhe komunave. Gjatë nëntë-mujorit të parë të vitit 2012 skema e ndihmës ekonomike u spastrua nga mijëra familje që trajtoheshin pa të drejtë. "Për periudhën janar-shtator 2012-të janë kontrolluar 213 njësi të qeverisjes vendore. Nga këto kontrolle janë konstatuar rreth 2480 raste me një efekt financiar 7.418.000 lekë, ku familjet në skemën e ndihmës ekonomike e përfitonin në mënyrë abuzive dhe jashtë kritereve këtë pagesë, gjithashtu janë konstatuar dhe 345 raste si pagesa të padrejta të pagesës së personave me aftësi të kufizuar, me një efekt financiar rreth 4.8 milionë lekës",-ka deklaruar drejtori i pagesave në SHSSH Strazimiri. Sipas tij masa ndëshkuese janë marrë edhe për personat për-gjegjës. "Janë propozuar gjithsej 47 masa administrative të ndara këto në 29 vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra, 7 largime nga detyra dhe 11 gjoba me nga një dhe dy paga për personat përgjegjës", - sqaron drejtori i pagesave në kesh.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Kulmi eshte qe perbuzim Greqine pastaj,kete marafetin tone se shikojme ne :pasqyra
 
Titulli: Shqiptarët që ushqehen me borxhe

Kshu eshte kur merren me punet e te tjereve, dhe ushqehen me idete e politikaneve te Korruptuar,

Pastaj nenvleresimi i Shkollave eshte faktor tjeter qe ndikon ne k'te rast, vete njerezit s'kane interes ndaj brezave te ardhshem apo kombit,
 
Titulli: Shqiptarët që ushqehen me borxhe

ska ndryshuar ndonjeher gjendja ekonomike ne vendin ton, qe te ndryshoj Sot ;( :(
politikanet fitojn, kurse populli gjor vuan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top