Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perandoria Osma

legjenda

Tetova
Olsi Jazexhi, në një intervistë për gazetën TemA, hedh disa teza ta padëgjuara deri më tani.

Sipas tij, shqiptarët deri para vitit 1912, kanë qenë turq.

Madje, sipas tij, ka qenë Perandoria Osmane ajo që krijoi kombin shqiptar.

Olsi, ju thoni se ISIS është krijuar nga perëndimorët. Ku e bazoni këtë që thoni dhe çfarë interesi do të kishin perëndimorët, të krijonin një organizatë terrosiste që kërcënon edhe jetët e tyre?

ISIS-i ashtu sikur edhe organizatat e tjera xhihadiste ne Siri u krijuan nga Perendimi, ne kohen e pranveres arabe. Ideja ishte qe te rrezonin regjimin e Asadit si filorus qe ai ishte dhe ne vend te tij, ta kthenin vendin ne nje Afganistan te dyte. Destabilizimi i Sirise i sherbente Izraelit, NATO-s dhe aleateve arabe te Amerikes. Ka shume studime akademike, por edhe nderhyrja ruse ne Siri, apo akuzat e fundit te qeverise turke, qe tregojne qe ISIS eshte krijuar nga agjenturat perendimore. Qellim pas krijimit te ISIS-it ishte nxitja e luftes civile ne boten arabe.

Për ju, ISIS është organizatë terroriste me bazë Islamin, sepse shumë njohës të Kuranit thonë se ata janë zbatuesit e vërtetë të Kuranit?

ISIS eshte sikur GIA – Xhihadi Islamik Algjerian qe krijoi Franca ne Algjeri ne vitet ‘90 apo sikur al-Kaeda dhe Levizja Xhihadiste e Bin Ladeinit qe krijoi CIA ne Afganistan gjate dhe pas pushtimit sovjetik te Afganistanit. Keto organizata terrosiste ndersa pretendojne qe zbatojne Kuranin, ne te vertete manipulojne me fene Islame. Ato kane aq lidhje me Islamin sa qe kishin edhe kryqtaret e Pape Urbanit II lidhje me Jezu Krishtin, kur Papet leshuan kryqezatat kunder muslimaneve dhe te krishtereve ortodokse ne shekullin 11 dhe vrane e dogjen Bizantin dhe Levantin.

Mesimet e Kuranit dhe profetit Muhamed i mesojne muslimanet qe te jene njerez te paqes dhe jo te dhunes dhe terrorizmit. Terrorizmi si ideologji eshte shpikur ne Evrope dhe eshte ideologji radikale moderniste qe nuk ka lidhje me fete, te cilat therrasin njerezit qe te besojne ne Zot dhe ti largohen krimeve dhe luftes. Terrorizmi eshte dukuri e diktaturave, sikur diktatura naziste qe krijoi Holokaustin, apo diktatura qe republikanet franceze zbatuan ne France kunder popullit kur krijuan republiken e tyre masonike me Robespjerin.

Në një reagimin tuaj, ju akuzoni nje imam të rëndësishëm në tiranë se ka bërë propagandë për ISIS. Ndërkohë, në lidhje me ndalimin e mësueses myslimane në Shkodër, akuzoni qeverinë se ka baza katolike dhe po përndjek myslimanët. Ku e shihni këtë gjë, pasi në qeveri nuk ka as katolikë dhe nuk janë shfaqur as shenja përndjekje ndaj myslimanëve?

Ne vitet 2012-2013 ne pothuaj te gjithe xhamite e Ballkanit, u nxit qe muslimanet te besonin se ne Siri po behet xhihad per Islamin. Qeveria amerikane nxiti aleatet e saj saudite, turq, kataras etj qe te nxisnin muslimanet injorante sikur u nxiten ne luften e Afganistanit – dhe ti dergonin si diversante dhe te digjnin Sirine. Une e kam denoncuar kete kriminalizim te Islamit me shkrimet e mia qe ne vitin 2012. Dhe per kete edhe jam mallkuar publikisht nga disa imame vehabij qe sot jane miq te ngushte me kryeministrin tone dhe kryetarin e Bashkise se Tiranes.

Ndersa qeverine e rilindjes e akuzoj si qeveri laik-katolike pasi qe prej ardhjes se saj ne pushtet komuniteti musliman ne Shqiperi eshte vene ne shenjester dhe akuzohet i teri si terrorist. Qeveria Rama pasi beri betimin, shkoi ne Vatikan dhe u bekua nga Papa. Edi Rama u deklarua publikisht si katolik. Disa nga keshilltaret e tij per sigurine kombetare jane katolik fanatike qe e shohin NATO-n si ushtri te Skenderbeut dhe Skenderbeun e portretizojne si atlet te Krishtit qe lufton Islamin.

Kryeministri Rama i deklaroi Papes qe Shqiperia nuk eshte vend musliman, por vend evropian – fakt qe habiti edhe vete Papen sic ai tregoi ne nje interviste pas vizites ne Shqiperi. Kjo qeveri rrenoi Kishen Orthodhokse te Shen Athanasit ne gusht te vitit te kaluar per te ndertuar nje kult katolik ne Himare, dhe qe nga viti 1945, ne vitet e fundit ka bere arrestimet me masive te klerit qe kane ndodhur ne historine e Shqiperise. Kryekeshilltari i qeverise Rama ishte katoliku i rilindur – Tony Blair – fale te cilit sot eshte ne flake Lindja e Mesme dhe jane vrare mbi 2.000.000 arabe dhe u krijuan organizatat terroriste sikur ISIS-i. Kjo qeveri ndersa ka shpallur simbol kombetar shenjtoren katolike Nene Tereza, duket qe po shkel hapur laicizmin apo ndarjen e fese nga politika. A nuk jane keto fakte te mjaftueshme per ta pershkuar kete qeveri si laik-katolike? Pra qe ndersa pretendon qe eshte laike per fete e tjera, favorizon haptaz katolicizmin?

Gjate ndeshjes se fundit me Izraelin, kjo qeveri ndaloi mbi 150 besimtare muslimane, ndersa gjate vizites se Papes ndaloi me 300 besimtare muslimane ne te gjithe vendin. Une dhe shume klerike muslimane kercenohen shpesh me vrasje ne internet nga fanatiket katolike. Pse nuk merr masa kjo qeveri qe te arrestoje edhe ekstremistet e krishtere?

Une jam i shtangur nga niveli i fanaticizmit katolik te qeverise Rama dhe shkelja e hapur qe ajo i ben ndjesive fetare te besimtareve muslimane dhe orthodhokse. Rasti me i fundem i arrestimit te nje gruaje me shami, nje nene me tre femije, pse ajo ne menyre te gabuar eshte shprehur se ISIS-i dhe Bin Ladeni luftojne per muslimanet, tregon histerine islamofobike te kesaj qeverie. Ajo nuk rekrutoi njerez per te shkuar ne xhihad ne Siri dhe as nuk beri nxitje dhe thirrje per lufte. Ajo thjesht shprehu nje opinion te saj mbi nje pyetje qe ju be. Dhe ne ne Shqiperi lirine e fjales e kemi te shenjteruar ne Kushtetute dhe nuk ka asnje ligj ne vendin tone qe denon mendimin e lire.

Une besoj dhe dyshoj, qe shume nga arrestimet dhe masat qe kjo qeveri ndermerr kunder grupeve te besimtareve muslimane, nxiten nga ekstremizmi katolik dhe racizmi anti-musliman qe disa drejtues te kesaj qeverie kane. Mendoj qe ambasadoret perendimore qe mbikqyrin vendin tone sot, sikur sulltanet ne kohen e Turqise, duhet qe te marrin masa kunder ketij ekstremizmi fetar qe kjo qeveri demonstron dhe ti kujtojne sundimtareve tane qe ne demokracite liberale, liria e fjales eshte e shenjte.

A ka përçarje mes vetë myslimanëve në Shqipëri, pasi ka raportime se janë ndarë në dy grupime, një prej të cilave është radikale dhe ndiqet nga Ahmed Kalaja dhe disa imamë të tjerë?

Percarje ka. Ka besimtare hanefi dhe vehabij, ka synite dhe sufiste. Ndarjet vijne me shume si pasoje e shteteve te ndryshme qe financojne Islamin ne vendin tone. Megjithate keto ndarje nuk ndryshojne shume nga ndarjet qe kane orthodhokset nga katoliket, apo protestantet nga deshmimtaret e Jehovait. Me rendesi ka qe edhe pse ka ndasi te ketilla, shteti yne te qendroje sa me larg fese. Te mos shembi kisha dhe xhamia, te mos nderhyje me police ne disa xhami dhe te mos coje buldozera per te shembur kishat qe drejtuesit te qeverise sone nuk i pelqejne. Ndasite jane ceshtje ideshe dhe shpirterore. Detyre e shtetit eshte qe te ruaje shekullarizmin dhe te sherbeje si albiter per te ruajtur lirine e besimit dhe paqem, por jo si Pape, ndaj feve ne Shqiperi. Ne vendin tone Kisha eshte e ndare nga politika. Qeveria jone nuk duhet te shpalle feste kombetare ditet e shenjtoreve katolike dhe te burgose besimtaret qe mendojne se anti-papet jane burra te mire. Ajo duhet te jete e distancuar nga te gjitha fete.

Olsi, meqë ishte edhe përvjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe një deputet shqiptar mysliman kishte shprehur kritika ndaj tij, gjë që e bëjnë edhe shumë besimtarë të tjerë myslimanë, pse keni këtë qendrim kaq agresiv ndaj figurës së tij, por edhe të Nënë Terezës?

Kemi qendrim negativ ngaqe Skenderbeu dhe Nene Tereza jane kthyer ne figura fetare dhe nuk jane me figura laike kombetare, sikur Rilindja e Naim Frasherit e sajoi Skenderbeun. Duke qene se ne Shqiperi dhe Kosove muslimanet perbejne shumicen, ata nuk mund te pranojne si heronj te tyre figura qe propaganda katolike i ka ndotur ne vitet e fundit me simbole anti-muslimane. Kushtetutat e Kosoves dhe Shqiperise jane te qarta qe ne vendet tona shteti eshte i ndare nga feja. Dhe kur qeverite ne Kosove dhe Shqiperi mundohen te imponojne nje fe dhe poshterojne nje tjeter, njerezit do te reagojne kunder figurave qe nxisin percarje fetare.

Shumë myslimanë ndërkohë, e kundërshtojnë edhe idenë se Shqipëria ka qenë e pushtuar nga Perandoria Osmane. اfarë emri mund të vësh asaj që keni qenë për 500 vjet nën zgjedhjen e tyre, përveçse pushtim?

Kjo eshte teme e gjate dhe nuk mund te pergjigjem dot me kaq pak rreshta. Shqiperia ka qene per 500 vjet pjese e Perandorise Osmane. Deri ne vitin 1912 Shqiperia njihej nga kancelarite evropiane si Turqia Evropiane. Pra ne kemi qene Turqi deri ne 1912. Dhe ne shekullin e 14 dhe 15 Perandoria Osmane nuk pushtoi Shqiperine, por pushtoi Bizantin dhe Venedikun. Shqiperia eshte pjelle e Turqise evropiane, dhe shqiptaret si komb u krijuan fale Perandorise Osmane dhe disa kancelarive te tjera. Me pare, per 1000 vite ishte pjese e Bizantit. Historigrafia shqiptare, e cila u shkrua nga austriaket dhe italianet ne fillim te shekullit te 20 eshte e mbarsur negativisht kunder Turqise dhe Islamit, pasi keto dy fuqi evropiane donin ti konvertonin shqiptaret ne katolike. Tani qe Shqiperia do te hyje nen “zgjedhen” e Bashkimit Evropian, nje Perandori Laike dhe jo-katolike (shyqyr Zotit!), “zgjedha” turke do te zhduket dhe Perandoria Osmane do te rishikohet ne historine tone. BE-ja ka sponsorizuar nje seri projektesh te cilat rishohin historine. Ndersa radikalet katolike kthehen ne histerike, kur historianet e ndryshem, rishpjegojne historine, besoj se koha do te vije kur ne tekstet tona shkollore ne do i mesojme qytetareve tane, qe perpara vitit 1912, ne shqiptaret kemi qene osmane. Dhe Perandoria Osmane nuk ishte e keqe, sic e tregon historiografia jone nacional-katolike.

Me nderime dhe eselamu aleikum per besimtaret qe ne keto momente ndiejne frike dhe jane te terrorizuar nga mos zbatimi i ligjit qe ben qeveria jone, laik-katolike./ tema
orginal_2001131141i975j.JPG
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Tamam tamam Olsi abe....hallall erdogan pasha para
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Dmth duhet ta lexonim edhe Olsin tani.....opo rrofsh abi
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Kemi mjaft te tjere si ky Osli neper kembe. Te gjithe jane spermatozo te ushtarve osman. Bij bushtrash.
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Kur ska shtet ti rrasi mren per shpifje dhe ulje te dinjitetit kombetar... kakarisin Olset para e mbrapa, kujtojne se jemi ne 1900-en, keta jane tipa per talk show me teori konspirative (brockulla) qe hane buke nepermjet "like" ne facebook...! Fare e keqe (me falni per shprehjen).
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Kemi mjaft te tjere si ky Osli neper kembe. Te gjithe jane spermatozo te ushtarve osman. Bij bushtrash.

Te emen mos ja shaj o Laur se sbesoj se i ka faj... po faj kemi ne, ti, une, e gjith ata qe jane Shqipetar!
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

spaskesh deshire te lexoj ka ndonje vullnetar te ma permbledhe pakez?!
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Tamam kur mendon se i ke degjuar te gjitha budalliqet e mundshme, del nje si ky dhe te demanton.
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

spaskesh deshire te lexoj ka ndonje vullnetar te ma permbledhe pakez?!

Ky Olsi eshte nje pseudo shqipetar, vetem burr nuk eshte, nje njeri qe shtremberon historine, ul dinjitetin e kombit, vetem e vetem per tu lexuar e ndjekur...!
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Ky Olsi eshte nje pseudo shqipetar, vetem burr nuk eshte, nje njeri qe shtremberon historine, ul dinjitetin e kombit, vetem e vetem per tu lexuar e ndjekur...!

ateher bera mire qe se lexova.. thnx poet!
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Te emen mos ja shaj o Laur se sbesoj se i ka faj... po faj kemi ne, ti, une, e gjith ata qe jane Shqipetar!

Cfare pjell nga macet gjuan minje. Keshtuqe i biri i bushtres ska pune tjeter.
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Se kuptova pse jeni treguar kaq te ashper me kete shkrimin dhe autorin e tij !
E lexova dhe me tingelloi interesant si shkrim
dhe autori dukej qe njeh jo pak historin shqiptare por dhe boterore .

Lexojeni me vemendje para se te shani dhe ktitikoni !
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Sipas tij, shqiptarët deri para vitit 1912, kanë qenë turq.

Kjo fjali me duket e tepert...

Te sjell argumente nese ka, por sbesoj se ka qenë keshtu ndonjëher.



 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Se kuptova pse jeni treguar kaq te ashper me kete shkrimin dhe autorin e tij !
E lexova dhe me tingelloi interesant si shkrim
dhe autori dukej qe njeh jo pak historin shqiptare por dhe boterore .

Lexojeni me vemendje para se te shani dhe ktitikoni !
Mendoj te jete sarkazem postimi yt hartin.
Te besh te tjeret qe te besojne nje budallallek-genjeshter, duhet pa tjeter qe ta perziesh ate me ca te verteta.
Sa i perket pjeses qe na intereson mbi qeshtjen shqiprare, qe ne rreshtat e pare te ben te marresh nje qendrim sa te prere aq edhe te ashper.
Ndersa disa pjese te tjera mbi aktualitetin e isis qendrojne pjeserisht, por nuk na prishin pune ne si shqiptar opinjonet e te tjerve mbi isis. Isis nuk eshte qeshtje jone kombetare.
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Ja pra disave jo që dijnë, por su pelqen, në fakt pranojnë vetëm atë që iu pëlqen!
Nejse, nuk është për tu habitur, nga se është bërë traditë ky reagim i tyre.

Njeriu i ka skjaruar gjërat shumë mirë, por duhet koncentrim pakëz për ta kuptuar.
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Si Olsi ka plot hoxhallare e besimtar te verber qe ju shkojne pas, me te njejtin mendim qe shqiptaret jane osmanli te sjedhur ketu ne ballkan pas pushtimit otoman.
Dhe te bindur tmerrsisht per kete. Te vertete sipas jush.

Edhe une e them kete qe, ju jeni osmanli qe ju sollen vellezerit tuaj pas pushtimit otoman. Por mos flisni ne emer te shqiptarve autokton, se nuk keni asnje lidhje pervecse flisni gjuhen shqipe.
aleluia aleluia.
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Asgjes'me befason nga keta parazite.
Kan arrit te shperndahen si ushunjeza e vjellin vrer kundrejt figurave te larta te kombit,duan te shtremberojne histori etj,vetem e vetem ne dem te kombit.
Nuk ia arrijne dot.
Faktet jan te pakundershtueshme qe ai popull eshte autokton,pasardhes te ilireve.

Nqs ndalet kush te biografia e autorit nenkupton lehte qe eshte vetem nje coperz jashtqitje osmane.

Nuk lexoj shkrimet te tij e te filozofise Matoshiane.
Njeri pro serb,tjetri pro osman,ka e nga ato te filozofise se Ilia Spiros.
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Cojeni ne Turqi kete...
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

Pse mo nuk kemi qene rreth 5 shekuj nen perendorin osmane !
 
Titulli: Shqiptarët para 1912-s kanë qenë turq dhe kombi shqiptar u krijua nga Perand

ne fakt disa emra si hasan ,mahmudd,shaban etj, qe jane emra turq,shqiptaret vete i kane zgjedhur .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top