Shqiptarët në Maqedoni jetojnë në shtet racist!

legjenda

Tetova
Nuk gjendet republikë në Ballkan, përpos Serbisë që ta konkurrojë Maqedoninë për nga nacionalizmi i përfaqësuar sidomos në pushtet.

Në Serbi sillen sikur janë në pushtet “progresistët” e Aleksandër Vuçiqit dhe “socialistët” e Ivica Daçiqit, por se prej vërteti janë nacionalistët më të mëdhenj të Serbisë dhe antishqiptarë deri në rrënjë, sidomos ky i dyti ka qenë edhe krahu i djathtë i Millosheviqçit.

Ndërkaq, edhe në Maqedoni në pushtet gjenden nacionalistët, të përfaqësuar nga VMRO-DPMNE, një parti që gati tenton në parti-shtet dhe që ka një nacionalizëm etnik maqedonas të jashtëzakonshëm.

Për ta kuptuar këtë nuk është nevoja të shihet me hollësi, pasi vetë projekti “Shkupi 2014”, ndasitë etnike, dallimet, diskriminimet dhe përçmimi i shqiptarëve e dëftojnë këtë.

Diskriminimi i shqiptarëve nga elementë të VMRO-DPMNE u pa edhe në emisionin “Rruga Drejt”, ku përfaqësuesi i “Manifesti maqedonas”, Stefan Vllahov Micev hodhi vrer kundër shqiptarëve dhe kundër gjuhës shqipe.

Të shumtë janë ata që ngrenë teorinë se BDI e kishte përgatitur vetë një skenar të tillë për të treguar gjoja se është parti që mbron shqiptarët, por se përtej partive politike shqiptare mbetet për të thënë se fjalët e Micev ishin jashtëzakonisht të ulëta.

Micev kishte një stigmatizim karshi shqiptarëve dhe karshi gjuhës shqiptare, një padurim kundrejt shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

Në fakt, Micev ishte vetëm një person, fytyra dhe shëmbëlltyra më e qartë e politikës shtetërore të VMRO-së në shumë raste, anti-shqiptare në shumë çështje.

Micev po ashtu është shëmbëlltyra e atyre maqedonasve që nuk i durojnë dot shqiptarët dhe as faktin se duhet të bashkëjetojnë me shqiptarët.

Micev pra është personazhi ynë në skenë që dëfton shumë maqedonas, të pajisur me vrer antishqiptar si pasojë e propagandës shtetërore, politike dhe mediatike të orkestruara nga ana e pushtetit aktual në Shkup.

Derisa ka shumë maqedonas si Micev realiteti mbetet dramatik, duke i nënvlerësuar shqiptarët, përçmuar dhe me tendencën e zhytjes së tyre dhe gjuhës amtare shqiptare.

Me pak fjalë, kemi një aparat të tërë pushtet-media-politikë nga pala maqedonase që ka prodhuar tejet mase paragjykim e racizëm kundër shqiptarëve, sa me siguri që shqiptarët sot banojnë në një republikë të mbushur me elementë racistë.

Në fakt, VMRO nuk e ka nacionalizmin etnik vetëm anti-shqiptar, por edhe kundër etnive të tjera. Maqedonia nuk është republikë raciste vetëm kundër shqiptarëve, por kundër të huajve sidomos.

Kundër shqiptarëve se nuk i durojnë dot së brendshmi, qofsh se ata janë autokton apo se mund të rriten në numra – kundër grekëve se kanë frikë nga emri – kundër serbëve se kanë konflikt për Kishën – kundër bullgarëve edhe pse në fakt ka shumë dyshime mbi etninë e vërtetë të “maqedonasve” dhe në fund edhe kundër emigrantëve që vijnë nga Lindja.

Maqedonia është një shtet i mbështjellë së brendshmi, në strofullin e vet dhe me një racizëm kundër thuajse të gjithë të huajve, sidomos shqiptarëve, mbi të cilët duket se bie edhe barra më e rëndë e nacionalizmit, diskriminimit etnik dhe atij shoqëror.

Maqedonia ka shumë elementë të një shteti racist, pasi është i vetmi shtet që në vend se ti mirëpres ata që vërtetë vuajnë nga shpata dhe kamxhiku i luftës civile në Siri, i dhunon, iu ngre mure dhe i largon.

Për të gjithë këta elementë, për fat të keq shqiptarët sot jetojnë në një republikë të mbushur me elementë racistë.  b tetova
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top