Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

con_uk

Anëtar i Nderuar
Aplikacionet e shumëllojshme dhe fushata agresive e kompanive celulare ka rritur ndjeshëm numrin e përdoruesve të kësaj telefonie në vend duke bërë që Shqipëria të ketë një normë penetrimi më të lartë se ajo mesatare e vendeve të Bashkimit Evropian. Të dhënat e publikuara sëfundmi nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) pasqyrojnë një përdorim të gjerë te telefonisë celulare në vend, stimuluar kjo është nga shtrirja modeste e rrjetit të telefonisë fikse.

Abonentët

Numri i abonentëve të telefonisë celulare përllogaritet të jetë rreth 4 milionë e 740 mijë në një popullsi prej rreth 2.8 milionë banorë. Me një përllogaritje të thjeshtë, del se çdo shqiptar ka mesatarisht 1.7 aparate celulari në përdorim. Të dhënat më të fundit të dala nga Censusi, tregojnë se një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga 3.8 persona. Në këtë mënyrë, del se në çdo familje të tillë gjenden mesatarisht 6 celularë e gjysmë.

Mësohet se vetëm gjatë gjashtë muajve, numri i përdoruesve të telefonisë celulare u rrit me të paktën 200 mijë. Fenomeni i të pasurit nga një numër për dy, tre apo katër kompani celulare pasqyrohet edhe nga një tjetër tregues: abonentët preferojnë të bëjnë më shumë thirrje brenda rrjetit për shkak të çmimeve më të ulta apo ofertave që aplikojnë kompanitë për abonentët. Rritja e thirrjeve telefonike është karakterizuar nga ato brenda rrjetit, ndërkohë që kanë renë thirrjet jashtë tij. “Terminimi i thirrjeve në totalin e thirrjeve të terminuara ka një rritje prej rreth 6 për qind, krahasuar me 6 mujorin e I-rë 2010, ndërsa terminimi i thirrjeve hyrëse nga rrjetet e tjera celulare ka një rënie prej rreth 3.6 për qind krahasuar me 6 mujorin e I-rë 2010”, – shpjegon AKEP.

Thirrjet

Ulja e çmimeve është përkthyer në rritje të thirrjeve telefonike. Mësohet se gjatë periudhës në fjalë, çdo përdorues ka komunikuar gjatë një muaji mesatarisht 181 minuta. Pjesa më e madhe e minutave të komunikuara kanë qenë thirrjeve hyrëse. Pjesa dërrmuese e përdoruesve janë abonentë me parapagesë, ndërsa vetëm 8.6 për qind e tyre janë abonentë me kontratë.


Interneti, 17 % e abonentëve e kanë me bandë të gjerë

Interneti ka njohur vitet e fundit një zgjerim të ndjeshëm duke bërë që shqiptarët të kenë mundësi marrjen e shërbimit me bandë të gjerë në familjet e tyre. AKEP konfirmon se deri në fund të qershorit 2011, numri i familjeve që kishin lidhur internetin në shtëpitë e tyre ishte rreth 140 mijë të tilla ose rreth 17 për qind e familjeve në Shqipëri. Biznesi ndërkohë është më i interesuar për këtë shërbim, duke bërë që të lidhen rreth 10 mijë të tillë me internet me bandë të gjerë.

Rritja e numrit të përdoruesve të internetit vjen për shkak të investimeve që kanë bërë operatorët në shtrirjen e linjave të reja por edhe ofrimit të shërbimit 3G nga kompanitë celulare. Aktualisht, janë dy licenca 3G në treg dhe AKEP është përgatitur për të lëshuara të tretën duke zgjeruar numrin e përdoruesve të internetit me bandë të gjerë. /shekulli/
 

Attachments

  • 250px-IPhone_3G.jpg
    250px-IPhone_3G.jpg
    4.7 KB · Shikime: 6
Last edited by a moderator:
Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

dhe pastaj ankoheni sepse skeni lek
 
Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

Me shume tel se njerez...
 
Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

normal kur dhe femija 10 vjec ka numrin e ti personal .. dhe ai qe eshte 15 ka dy tel lol sdo kete te pakten 6 cel nje shpi :S
 
Titulli: Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

dhe pastaj ankoheni sepse skeni lek

LOL Vertet mund te kemi nga aq tel ne familje ,por jemi dhe ekonomik .Thjesht 1 mije lek te vjetra mbajme ne cel ,sa per nje zile :p
 
Pe: Titulli: Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

LOL Vertet mund te kemi nga aq tel ne familje ,por jemi dhe ekonomik .Thjesht 1 mije lek te vjetra mbajme ne cel ,sa per nje zile :p
rrall mund te jen ato qe perdorin celular te vjeter...

ne shqiperi perpara firmat lluksoze dhe pastaj buka gojes -.-"
 
Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

Me pelqejne mendimet e Delirium Mind.
Ka shume, qe skane buk te hane dhe i shikon gjith diten me telefon ne vesh, mundesisht te jete shume i mire. Se di por mua me duket sikur kjo kategori njerez duke patur ne dore aparatin celular me te fundit, ju rriten vlerat, mund te integrohen me shpejt ne shoqeri, keto ju thote mendja tyre.
 
Pe: Titulli: Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

rrall mund te jen ato qe perdorin celular te vjeter...

ne shqiperi perpara firmat lluksoze dhe pastaj buka gojes -.-"

Personalisht i bashkoihem mendimit tend esht e vertet qe shum rrall shef telefona te vjeter pasi te gjith jan pais me nga me te fundit kush e kush te ket telefonin me te bukur mundsisht ti ket e nga dy telefona :D :D

Pastaj kjo nuk ndodh vetem ne shqiperi te njeten gje vura re dhe ne belgjik edhe fmija 12 kishte telefonin e tij personal ...Me numr ndoshta ne shqiperi theksohet me shum por nuk ndodh vetem ne shqiperi ky fenomen te pakten ju qe jetoni jasht akoma duhet ta dini qe dhe andej nga jetoni ka raste te tilla.....
 
Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

Mendoj qe kane dhe me shume :p
 
Titulli: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

Vellai im kishte vite pa shkuar ne Shqiperi (mbase 8-9), dhe kur vajti sivjet tha "uuuuaaaa sa te pasur qe jane ketu ne Shqiperi". Kjo bazuar tek cel-et (sasia dhe lloji) qe shikonte dhe Benz-at. A thua se japim vertete kete pershtypje?
 
Titulli: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

Ne shqipni kan benza edhe iphona po skan lek per nafte e skan lek ne telefona :p
 
Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

Mos harroni qe shumica e shqiptareve kane emigruar jashte....dhe jane kta emigrante qe dergojne telefona neper familjet e tyre kshu qe jo domosdoshmerisht telefonat e mire blihen nga vete perdoruesit ne Shqiperi.
 
Titulli: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

Kam pershtypjen se numri i telefonave eshte mjafte i madhe dhe me prirje te kqeqperdorimit mjafte te madhe. Thjeshte kam pershtypjen se jemi popull jo ekonomik, pra qe si kushtojme shume kujdes shpenzimeve ekonomike.

Madje edhe kemi keqkuptuar mjetin telefonik. Mjeti telefonik eshte per bisedime por jo edhe teprime. Bisedon njeriu kur ka nevoje, por qe ti hypesh telefonit dhe ta lodhesh deri ne hargjim baterie, kjo ndodhe ke ne mjaft shpesh. Sa merzi me vije kur ne bus njeriu le qe therret dike ne telefon per nje bised krejt palidhje, por edhe ngre zerin qe ta marri vesh krejt bussi se po flet me nje femer. Pffffffffffffffffffffffff :espuls:
 
Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

Jam dakort me Kitrren kur thote qe jemi popull Jo ekonomik. E dyta, me se shumti perdoren sa me rene ne sy se shumicen e rasteve lek sa per zile mbajne, sidomos tani qe jan trrit cmimet komplet.. sa i perket makinave jo Benz jo kshu e ashtu, ajo eshte per arsye te doganes, qe kalojne pa paguar shumen perkatese. Ne shtetet e huaja te kesh benz do te thote je biznesmen ose miliarder... dhe kjo per shkak se taksa doganes shkon me shume ve vlera makines...

Nje mik i huaj i imi, kish vajtur ne shqipri para nja 2-3 vitesh dhe kur u kthye me tha: 3 gjera me kan bere pershtypje atje: 1- Makinat BENZ, 2- Lokalet plot gjate gjithe orareve te dites, dhe 3-Vajzat e bukura te Tiranes.... :LOL...
 
Titulli: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

pse cfare te keqe ka me pas shume celulare...
 
Pe: Titulli: Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

Personalisht i bashkoihem mendimit tend esht e vertet qe shum rrall shef telefona te vjeter pasi te gjith jan pais me nga me te fundit kush e kush te ket telefonin me te bukur mundsisht ti ket e nga dy telefona :D :D

Pastaj kjo nuk ndodh vetem ne shqiperi te njeten gje vura re dhe ne belgjik edhe fmija 12 kishte telefonin e tij personal ...Me numer ndoshta ne shqiperi theksohet me shum por nuk ndodh vetem ne shqiperi ky fenomen te pakten ju qe jetoni jasht akoma duhet ta dini qe dhe andej nga jetoni ka raste te tilla.....

pikerisht un qe jetoj jasht e shof ket gje me teper tek shqiptaret; por jo vetem per celularet por edhe per rrobat qe domosdo do jen te firmes, kurse per makinat spo flas fare..........zere se e thash.
Nje shembull banal; nje mbasdite ne xhiro pash vetem nje mashkull te veshur komplet me rroba firme ( te brendshmet se di) dhe nga ishte? albania baby.
Nje shembull tjeter; sa her vi ne shqiperi me tallin per celularin... per cfare me duhet mua celulari qe ka 100000000 aplikacione dhe qe kushton shum kur i vetmi perdorimi im jane telefonatat ? ai thyhet me nje her te ranme... kurse i imi edhe nese bjen ne grop te hales mbijeton.
Per makinat flas fare sepse e kan fajin femrat qe jan bo shum materialiste.... menjen te leku e kan.

Nuk them qe te vishesh naiher per qef bukur dhe me rroba te firmes eshte krim, spo them as qe nese ke mos bli sepse harxhon kot (fundja ti e ke ble per veten tende) por them qe nese ste dalin mos harxho kot mi kot per tu duk 'gjoja' me i mir dhe me xhepa plot.... sepse xhepat mund ti kesh plot po truni po qe bosh sbushet kurr.

Ps: fajin e kan dhe femrat qe jan bo shum materialiste...
 
Pe: Titulli: Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

DM s'jam dakort me ty kur thua fajin e kan femrat se jane bere materialiste... te pasurit benx nga djemte kryesisht(duhet thene) ska lidhje se cfare don femra. se makinat po i kan dhe burrat familjar... sa i perket rrobave dhe djemte moj vishen goxha... them se menaxhimi i lekve ska te beje mashkull femer... ai qe e ka menaxhimin e ekonomine e ka, ai qe do te duket tjet ca te jete i keqperdoro leket... edhe pse e kap ne fakt sh mire ku e ke fjalen...:)
 
Re: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

Soul ,,,mendoj qe ne ne shqiperi duhet te bejme nje diferenc midis Luxit dhe rrethanave ku mund ta perdorim...

Dmth te ecesh me BMW e fundit ne rrugen kodra gropa ta zeme ,,,do ishte me e pershtatshme te ngasesh nje foristrade nga ato ushtaraket mundesisht...

Apo te dalesh gjiro me kepucet Eskada qe kane bere 500€ ne trotuaret gjith pluhur apo diku jane te dala dhe hekurishte ...

Mua personalisht me dhemb shpirti ti vesh apo te perdor auton ne kete menyre ,,,se e di se sa e veshtire eshte ti fitosh ato para...

Ka nga ata ne AL qe e fitojne parane shume lehte ,,,per ata ska rendesi sa shpejt prishet nje dicka ...Mjafton te jete e fundit...


Ndoshta kjo e gjitha ka te beje me te kaluaren tone ,,,por teper e exagjeruar me duket ,,,,kur femrat te shikojne si Alien nese nuk ben makiazh apo rezikon te dalesh ne gjiro pa qene me pare tek parukierja........

Se nga na mbine kto zakone te reja se di ,,,,Ndoshta e kane fajin Telenovelat e ??????
 
Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

Telefoni (ne kete rast celulari) eshte mjet i domosdoshem per komunikim. Per shembull, larg qofte, nje here ndodh e keqja. Albtelekomi nuk ka vene telefon shtepie per çdo familje e keshtu detyrohen te paguajne tarifat e larta e telefonave celular.
 
Pe: Titulli: Pe: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

DM s'jam dakort me ty kur thua fajin e kan femrat se jane bere materialiste... te pasurit benx nga djemte kryesisht(duhet thene) ska lidhje se cfare don femra. se makinat po i kan dhe burrat familjar... sa i perket rrobave dhe djemte moj vishen goxha... them se menaxhimi i lekve ska te beje mashkull femer... ai qe e ka menaxhimin e ekonomine e ka, ai qe do te duket tjet ca te jete i keqperdoro leket... edhe pse e kap ne fakt sh mire ku e ke fjalen...:)
femrave i ka hyp vetja nqef dhe sta varin po spate makin super lluksoze... ky eshte realiteti :)
 
Pe: Re: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

Soul ,,,mendoj qe ne ne shqiperi duhet te bejme nje diferenc midis Luxit dhe rrethanave ku mund ta perdorim...

Dmth te ecesh me BMW e fundit ne rrugen kodra gropa ta zeme ,,,do ishte me e pershtatshme te ngasesh nje foristrade nga ato ushtaraket mundesisht...

Apo te dalesh gjiro me kepucet Eskada qe kane bere 500€ ne trotuaret gjith pluhur apo diku jane te dala dhe hekurishte ...

Mua personalisht me dhemb shpirti ti vesh apo te perdor auton ne kete menyre ,,,se e di se sa e veshtire eshte ti fitosh ato para...

Ka nga ata ne AL qe e fitojne parane shume lehte ,,,per ata ska rendesi sa shpejt prishet nje dicka ...Mjafton te jete e fundit...


Ndoshta kjo e gjitha ka te beje me te kaluaren tone ,,,por teper e exagjeruar me duket ,,,,kur femrat te shikojne si Alien nese nuk ben makiazh apo rezikon te dalesh ne gjiro pa qene me pare tek parukierja........

Se nga na mbine kto zakone te reja se di ,,,,Ndoshta e kane fajin Telenovelat e ??????

i ke ran pikes e dashur
 
Titulli: Shqiptarët, më shumë se 6 celularë për shtëpi

Vec ai interneti te mbyt ne Shqiperi + minutat :D
 
اdo familje shqiptare ka 7 numra celularë..

Nga: Ilir Beqja

A është një arritje për t’u mburrur që çdo familje ka 7 numra celularë?
A është përmirësuar cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë?
A është rritur eficenca e sipërmarrjeve shqiptare?


raporti.jpg


Në raportimin vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare spikat një tregues që, zyrtarisht, vlerësohet si arritje e madhe e zhvillimeve në tregun e telefonisë celulare. Shqipëria ka një normë penetrimi të telefonisë celulare në nivelin 185 % në një kohë që mesatarja e Europës së Bashkuar është 124 %.
Pra, në këtë tregues ia kemi kaluar me 50 % mesatares europiane dhe qeveria ka një arsye më shumë për t’u ndjerë “krenare”. Në grafikun në vijim ilustrohet krahasimi i Shqipërisë me mesataren europiane edhe në tregues të tjerë sinjifikativë në vlerësimin e zhvillimit të tregut të telekomunikacionit. Grafiku e tregon qartë së në të gjithë treguesit e tjerë jemi disa herë më poshtë se mesatarja europiane.

Por çfarë do të thotë konkretisht norma e penetrimit të telefonisë celulare 185 %? Do të thotë që çdo qytetar i Shqipërisë ka 1,85 celularë, pra pothuajse dy celularë. Përfshijmë këtu edhe foshnjat, edhe super të moshuarit, edhe personat me aftësi të kufizuar, madje edhe të burgosurit. Ndryshe mund të themi që çdo familje ka 7 celularë.

Në vitin 2011 numri i celularëve të aktivizuar rishtaz është 690 mijë. Pra pothuajse çdo familje ka marrë një numër të ri celular, edhe pse që prej vitit 2009 çdo shqiptar e ka një numër celular. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht në vitin që u vu në zbatim sistemi i portabilitetit të numrit nga një operator në një tjetër. Kjo është një tjetër dëshmi se ne shqiptarët ende nuk kemi një sjellje normale ndaj teknologjive të reja. Vetëm 40 mijë vetë zgjodhën të bartin numrin në një operator të ri. 690 mijë e ndjenë të nevojshme të kishin një telefon më shumë.

A është një arritje për t’u mburrur që çdo familje ka 7 numra celularë?
A është përmirësuar cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë?
A është rritur eficenca e sipërmarrjeve shqiptare?
ثshtë e vështirë për të bërë një vlerësim, sepse duhet një analizë më e detajuar ndërkohë që informacioni është i pamjaftueshëm. Por një gjë duket qartë. Me të dhënat e shpenzimeve për një numër celular të vitit 2010, rezulton se çdo familje shpenzon mesatarisht në vit 65 mijë lek apo rreth 5,400 lek në muaj. Ndërkohë që sipas INSTAT shpenzimet e telekomunikacionit zënë jo më shumë se 2,5 % të shportës mujore të shpenzimeve.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top