Shqiptarët kontribues të filozofisë, artit, politikës dhe kulturës Evropiane

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Që në fillim disa gjëra janë të nevojshme të thuhen për arsye të sqarimit të titullit dhe strukturës së këtij studimi, për të cilin nuk kemi pasur shumë pararendës që ta ecnim më lehtë këtë rrugë, për arsye se shqiptarët ende gjenden në fazën e tranzicionit që të arrin deri në bashkimin e trojeve të tyre gjithëshqiptare. Temën që paraqesim, është një histori tradicionale e rrjedhave të mendimit të filozofisë dhe filozofëve shqiptarë të cilët synim e kanë pasur Perëndimin. Përmasat e gjëra që kishte marrë lufta politike e shqiptarëve në fillim të shekullit XlX kundër fuqive të huaja kishin krijuar kushte dhe për një zgjim kulturor, filozofik dhe politik të tyre. Nga njëra anë ky zhvillim ecte ngadalë, për shkak të ndikimit të pushtuesve të huaj dhe mungesës së unitetit kombëtar në popull (më duhet të them se edhe sot mungon uniteti brenda për brenda shqiptarëve), ndërsa, nga ana tjetër, forcohej ndjenja e zgjimit kombëtar dhe e krijimit të vetëdijes kombëtare nga forcat përparimtare brenda vendit si dhe nga ato të ngulmimeve shqiptare në Stamboll, Greqi, Rumani, Bullgari, Egjipt dhe në arbëreshët e Italisë. Lufta mes këtyre forcave të kundërta vazhdimisht anonte nga shqiptarët, të cilët më në fund arritën fitoren e madhe historike të Shpalljes së Pavarësisë. E gjithë kjo periudhë e mbushur me përpjekje politike e kulturore për pavarësi e identitet kombëtar e mori emrin Rilindja Kombëtare Shqiptare. Periudha e Rilindjes ndahet në dy faza të rëndësishme: faza e parë shkon deri më 1878, me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ndërsa faza e dytë arrin deri më 1912, kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
Në këto kushte zhvillimi i letërsisë dhe i filozofisë shqiptare do të shtronte domosdoshmërinë e përdorimit të gjuhës shqipe, pra në radhë të parë, krijimin e një alfabeti unik. Siç kemi thënë, letërsia e vjetër shqiptare u ndikua nga humanizmi Evropian(kultura e kishës katolike), nga kultura e Lindjes (tradita e fesë islame) dhe nga kultura greke (tradita ortodokse e jugut).
Shekulli XV solli, së pari në Itali e pastaj edhe në gjithë Evropën, një lulëzim të paparë të kulturës dhe të arteve, të shkencës dhe të mendimit njerëzor që arsyetonin kuptimin dhe qëllimin e jetës tokësore. Kjo lëvizje, që u quajt Humanizëm i kishte rrënjët thellë në mesjetë dhe lidhej me rrethanat e reja të krijuara edhe nga filozofët shqiptarë në Evropë. Në të vërtetë, në Itali qysh herët kishin filluar të krijohen shtetet moderne, qoftë si qytete- republika, qoftë si principata, në të cilat duken raportet e para kapitaliste dhe gjithnjë e më tepër fuqizohej borgjezia e re. Kështu Firenca, Venediku, Napoli, Milano, Ferara, Padova etj. bëhen qendra të rëndësishme tregtarësh dhe bankierësh, industrialistësh dhe financierësh. Duke hulumtuar pas veprave antike, humanistët shqiptarë arritën shpejt të pasurojnë shumë fondin e teksteve të lashta greke dhe romake. Nga këto studime por edhe nga libra të tjera, çdo lexues e ka më lehtë të nxjerrë përfundimin se shpërthimi i vlerave intelektuale që na shfaqen më së pari me Humanistët Shqiptarë të shekullit XVI nuk është një rrufe në qiell të kaltër. Në shek. XV, sidomos gjatë gjysmës së dytë të tij, një plejadë e tërë dijetarësh shqiptarë u dallua në fusha të ndryshme të shkencës, artit, filozofisë dhe kulturës.
Për kontributin e madh të humanistëve shqiptarë, që me rëndësinë e tij kalonte caqet e vendit, dëshmon edhe historiani dalmatin Gelëiq, i cili shkruante se “artin romantik në Dalmaci e sollën së pari apostujt prej Shqipërisë“. ثshtë i njohur skulptori dhe arkitekti humanist durrsak Aleksi (1420-1505), i cili me veprat e tij thuhet se i zbukuronte dhe i rregullonte qytetet e ndryshme të Italisë, sidomos të Dalmacisë dhe ishte i dalluar si artist i Rilindjes. Figura të tilla si ajo e Gjon Gazullit (1400 – 1465 ), me origjinë nga Mirdita, që shquhet për dijeni të thella në astronomi e matematikë, që jep mësime filozofie në kolegjet e Dubrovnikut, nuk janë të rastit.
Mikel Maruli (1453-1500), që jetoi në Konstandinopol e pastaj në Itali, me poezitë e tija, në gjuhën latine, njohu sukses të madh. Biografët dëshmojnë se ai kishte njohuri të thella për filozofinë antike greke edhe për ato romake. Maksim Artioti (1480-1556), nga qyteti Artë, studioi në Firence gjuhët klasike, filozofi dhe letërsi kish[tare. Më 1514 shkoi në Moskë i thirrur nga princi Vasili III për përkthim veprash kishtare. Atje mori pjesë aktive në jetën kishtare, kulturale e politike, duke u bërë shumë i njohur si publicist, shkrimtar e përkthyes. La vepra të shumta filozofike, teologjike, polemike, etike etj. Në disa prej tyre, del një pikturë e gjallë e jetës së kohës në principatën e Moskës. Po ashtu edhe Marin Barleti për të cilin Noli thotë: Me latinishten e tij elegante dhe me shtyllën (stilin) e tij të kujdesur bëri të pa vdekur kujtimin e Skënderbeut në Evropë.
Humanizmi qe shprehja ideologjike edhe e filozofëve shqiptarë, që lindi e u zhvillua në gjirin e shoqërisë të Evropës së Mesjetës së Vonë dhe të fillimeve të Kohës së Re.

Doc.Dr. Ferat Polisi (autori është ligjërues në USHT)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top