Shqiptaret dhe mallkimi i historise!e vertete apo jo?

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
SHQIPTARثT DHE MALLKIMI I HISTORISث

Malmo (Suedi),

I

Ne, shqiptarët, ende jemi shumë romantikë dhe ëndërrues të mëdhenj. Ende ushqehemi dhe jetojmë me mite, legjenda e balada, duke i stolisur dhe zbukuruar aq shumë ngjarjet reale historike, sa që i shndërrojmë ato në përralla, në ngjarje ireale!

Ne jemi mësuar vetëm që të lëvdohemi e të mburremi me historinë tonë të lashtë, duke e veshur atë me vello hyjnore! Ne nuk jemi mësuar që të kritikojmë historinë tonë. Autokritika për shqiptarin është dicka e pakapshme, e huaj!

Ne jemi mësuar që t’i zmadhojmë ngjarjet, veprimet dhe punët tona e të paraardhësve tanë deri në përmasa jashtëtokësore, jashtëlogjike. Ne jemi mësuar që të zezës t’i themi e bardhë dhe të bardhës e zezë!

Ne jemi mësuar që të vetëlëvdohemi. Ne s’jemi të sinqertë ndaj vetvetes, ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj historisë sonë. Ne nuk jemi realistë në shpalimin e historisë sonë kombëtare. Ne jemi vetëmashtrues! Ne nuk ecim për toke, por për qielli!

Ne, shqiptarët, nuk kemi mësuar asgjë nga pësimet tona historike, sepse nuk jemi vetëkritikë, nuk i pranojmë të metat dhe gabimet tona! Ne jemi kokëfortë! Ne jemi idealistë të mëdhenj edhe në shekullin e shkencës dhe të atomit, edhe atëherë kur duhet të jemi jo vetëm realistë, por superrealistë!

Ne na ka shkelur gjithmonë historia, sepse nuk kemi mësuar asgjë nga ajo, sepse nuk e kemi përfillur atë, sepse e kemi keqinterpretuar historinë! Ne nuk e cmojmë sa duhet njëri-tjetrin, prandaj, shpeshherë, na ka nëncmuar historia! Prandaj, na ka mallkuar historia!

II

Thonë se historia është gjykatësja më precize e ngjarjeve, e veprimtarisë së individëve dhe e luftës së popujve. Thonë se historia është e pamëshirshme, rigoroze, shumë e rreptë, por edhe parimore dhe e drejtë.

Thonë, gjithashtu, se historia nuk të fal, ajo të dënon ashpër. Por, sic duket, ne shqiptarëve historia jo vetëm që na ka dënuar rëndë, por edhe na ka mallkuar! Dhe, përderisa cdo lloj dënimi e ka njëfarë afati, mallkimi i historisë qenka më i rëndi, më i tmerrshmi, më afatgjati dhe më katastrofali!

Mallkimi i historisë nuk paska afat as shekujt, as mijëvjecarët! Kaluan shekuj, kaluan më se dymijë vjet që kur kombin dhe atdheun tonë e ndjek pas mallkimi i historisë! Kaluan dymijë vjet që kur atdheu ynë është i robëruar dhe i copëtuar!

Dhe, s’dihet cili është më jetëgjatë, mallkimi i historisë apo kombi ynë? Të dy kanë moshën e mijëvjecarëve. S’dihet cili është i përjetshëm: mallkimi i historisë apo kombi ynë? Apo janë të dy të pavdekshëm?! Apo, megjithatë, mallkimi i historisë është i vdekshëm? Vdekja e mallkimit të historisë varet nga uniteti dhe lufta e kombit tonë.

III

Që jemi popull i mallkuar, kjo po shihet nga gjendja jonë politike dhe ekonomike, nga gjendja jonë e pushtuar, e robëruar, e copëtuar dhe e varfër. Kjo po shihet nga lufta jonë politike e brendshme që po zhvillojmë njëri me tjetrin: individi me individ, grupi me grup, organizata me organizatë, partia me parti dhe krahina me krahinë!

Që jemi popull i mallkuar, kjo po shihet, por vallë, kush na mallkoi dhe pëse na mallkoi?! Na mallkuan të huajtë apo mallkuam vetëveten?! Na mallkuan "perënditë" e tokës apo të qiellit?! Na mallkuan "perënditë" e huaja Judo-romake, ortodokso-bizantine e turko-arabe, apo na mallkuan perënditë pellazgo-ilire që i braktisëm?! Mos na mallkoi Nëna e Kombit: nëna iliriane, nëna arbëreshe apo nëna shqiptare, të cilës nuk ia cuam në vend amanetin?! Apo na mallkoi historia?

IV

Pse na mallkoi historia?

Sepse Ilirët s’u bënë kurrë popull, por mbetën fise! Sepse Ilirët s’formuan një shtet, një perandori të vetme, por formuan disa shtete! Sepse Ilirët dhe shtetet e tyre s’qenë në unitet luftarak përballë pushtuesëve të Perëndimit dhe të Lindjes! Sepse Batoja tradhëtonte Baton! Sepse shteti ilir lidhte aleancë ushtarake me shtetin armik për të luftuar shtetin tjetër ilir! Sepse ilirët s’deshnin të bëhen gjeneralë e perandorë të Ilirisë, por bëheshin gjeneralë gjakatarë dhe perandorë katilë të Romës dhe Bizantit!

Pse na mallkoi historia?

Sepse Ilirët kurrë nuk u ngritën të tërë në kryengritje antiromake, por fis pas fisi! Sepse kur Ilirët e veriut u ngritën në kryengritje në vitin 156 p.e.s., fiset tjera ilire bënin sehir! Sepse fiset ilire zgjoheshin vonë, ngriteshin njëri pas tjetrit në kryengritje antiromake dhe asnjëherë përnjëherësh dhe të bashkuar!

Pse na mallkoi historia?

Sepse ardianëve dhe pleuratëve u dilte gjumi i robërisë romake në vitin 135 p.e.s. dhe ashtu të përgjumur shpërthenin në kryengritje! Sepse dalmatëve u dilte gjumi në vitin 78 p.e.s.! Sepse pirustët zgjoheshin nga gjumi i robërisë në vitin 54 p.e.s.! Sepse panonët zgjoheshin në vitin 16 p.e.s. dhe në vitin 12 p.e.s.! Sepse dalmatët zgjoheshin përsëri në vitin 12 p.e.s., por pasi ishin kënaqur duke fjetur plot 66 vjet dhe pasi ishin kënaqur duke soditur se si gjakosen fiset tjera ilire, vëllezërit e tyre të nënës, të gjakut e të gjuhës! Sepse disa fise ilire nuk u zgjuan kurrë nga gjumi i robërisë romake, bizantine e sllave derisa u asimiluan! Sepse edhe atëherë kur u doli gjumi përnjëherësh shumicës së fiseve ilire dhe shpërthyen kryengritjen e viteve 6-9 të erës sonë, ngriti krye tradhëtia, iliri tradhëtoi ilirin, kurse luftën e fitoi ushtria romake!

V

Pse na mallkoi historia?

Sepse Arbëreshët ishin pasardhësit e Ilirëve! Sepse Arbëreshët, porsi Ilirët, nuk donin të kenë vetëm një Arbëri të përbashkët, të bashkuar, por donin shumë principata arbërore! Sepse Arbëreshët mezi pritën që të tërhiqet perandoria romake nga Iliriku, që të jenë të lirë për të luftuar në mes veti për principatat e tyre: për ara e livadhe, për male e kodrina, për burime e bashtina,…! Sepse kapedanët arbëreshë nuk luftonin për liri, por për pasuri! Sepse në cdo majë mali e kodre, në cdo qytet e fshat delte nga një kapedan dhe pasi rrethonte me gardh prej thuprave të shelgut një copë toke të plackitur e të tharë nga armiqtë pushtues, duke rrahur gjoks, bërtiste: "Unë jam prijësi, kjo është Arbëria"!

Dhe kështu, kapedan pas kapedani e princ pas princi shtoheshin principatat arbërore, shtoheshin "Arbëritë", kurse Arbëria s’formohej kurrë, Arbëria nuk clirohej kurrë!

Ngritej pastaj mbi gërmadhat e perandorisë romake perandoria bizantine dhe i shembëte përtokë, me një goditje shkelmi, gardhiqet e shelgut që rrethonin principatat familjare të princërve të vetëshpallur arbërorë!

Binin princërit nga froni, por nuk shuhej ambicia e tyre për ringjalljen, jo të Arbërisë, por të principatave të tyre familjare! Disa princër vriteshin me shpatë në dorë, disa merrnin në sy botën, disa arratiseshin maleve, disa të tjerë shndërroheshin në vazalë, në mercenarë e shërbëtorë të pushtuesëve për një gradë!

Pse na mallkoi historia?

Sepse pa u tharë ende në letër vula e Besëlidhjes së Lezhës, Nikollë e Pal Dukagjini ia kthyen shpinën Gjergj Kastriotit - Skënderbeut! Sepse Mojsi Golemi, nga lakmia e zilia, tradhëtonte Skënderbeun dhe në krye të ushtrisë osmane sulmonte Arbërinë, popullin e vet dhe ushtrinë arbërore të Gjergj Kastriotit! Sepse Hamza Kastrioti, nga lakmia e xhelozia, tradhëtonte xhaxhain e vet dhe arratisej e kthehej në ballë të ushtrisë armike për të nënshtruar Arbërinë, për të mposhtur Gjergjin!

Pse na mallkoi historia?

Sepse princërit arbëreshë s’ishin fare në unitet politik e as luftarak në luftë të përbashkët kundër robërisë osmane! Ata luftonin, hapur e prapa shpine, njëri-tjetrin! Ata luftonin për zgjerimin e principatave të tyre, jo për clirimin e Arbërisë!

Principata arbëreshe luftonte kundër principatës tjetër arbëreshe, duke lidhur aleancë herë me Venedik e herë me Turqi, herë me mikun e herë me armikun, për interesa të ngushta të princërve feudalë! Aleancë e vazalitet me armikun për të luftuar vëllaun, për të nënshtruar principatën tjetër arbërore!

Skënderbeu luftoi për një cerek shekulli rresht për të cliruar Arbërinë, por s’e cliroi dot! Ai mundi vetëm të clirojë dhe të zgjerojë pak principatën e Kastriotëve, përafërsisht Shqipërinë e sotme të Mesme! Skënderbeu nuk mundi ta clironte e ta bashkonte Arbërinë, sepse Arbëria ishte dy herë e pushtuar dhe dy herë e copëtuar: prej perandorisë osmane dhe prej kapedanëve e princërve arbërorë! Ushtritë osmane Skënderbeu i theu dhe i shpartalloi me dhjetëra herë, por princërit dhe principatat arbërore nuk mundi t’i bashkojë dot! Ata nuk e deshnin unitetin, nuk e deshnin bashkimin, nuk e deshnin clirimin! Ata nuk e deshnin Arbërinë e bashkuar, të lirë e sovrane! Ata e deshnin Arbërinë e copëtuar në disa principata të robëruara e vazale të Turqisë, me të vetmin kusht, që ata të ishin princër të atyre principatave! "Princër" nën bajrakun e Turqisë! Dhe kështu, luhej vallja e mocme iliriane në truallin e Arbërisë: princër e principata në dyluftim dhe në armiqësi të përhershme me njëra-tjetrën!

VI

Pse na mallkoi historia?

Sepse princërit egoistë e ziliqarë arbëreshë nuk e përkrahën ushtarakisht Skënderbeun! Sepse Lekë Dukagjinit vonë i ra ndër mend që të shkulë leshrat e tij për vdekjen e Gjergj Kastriotit! Sepse edhe pas vdekjes së Skënderbeut princërit dhe principatat arbërore nuk u bashkuan kurrë në luftë të përbashkët kundër pushtuesëve osmanllinj!

Sepse princërit dhe kapedanët arbëreshë i trashëguan bajraktarët dhe pashallarët shqiptarë! Sepse principatat arbërore i trashëguan pashallëqet shqiptare! Dhe lufta e brendshme për pushtet, dominim e pasuri në mes të bajraktarëve, pashallarëve dhe pashallëqeve shqiptare vazhdoi! Vazhdoi copëtimi i Shqipërisë! Vazhdoi avazi i vjetër i shqiptarëve, vazhdoi edhe robëria e Shqipërisë!

Pse na mallkoi historia?

Sepse Pashallëku i Shkodrës nuk i ndihmonte Pashallëkut të Janinës! Sepse Ali Pashë Tepelena luftonte kundër Sulit! Sepse Pashallëku i Janinës luftonte kundër Pashallëkut të Shkodrës, të Vlorës, të Beratit, të Delvinës, të Elbasanit, të Kavajës,…! Sepse pashallëqet e pashallarët shqiptarë luftonin kundër njëri-tjetrit! Sepse nuk bashkoheshin pashallarët dhe pashallëqet shqiptare! Sepse sëpari luftonin për vete, pastaj, shumë pak, për Shqipëri! Dhe s’fitonin as pashallarët, as Shqipëria! Dhe fitonte armiku, vazhdonte robëria!

VII

Pse na mallkoi historia?

Sepse Shqiptarët kurrë nuk u ngritën në luftë clirimtare si një popull i bashkuar dhe nën një komandë të vetme ushtarake! Sepse shqiptarët luftonin me rend: posa shuhej në gjak një kryengritje në Veri të Shqipërisë, shpërthente tjetra pas disa muajsh apo vitesh në Jug! Sa shuhej një kryengritje në Kosovë, kërciste tjetra në Shqipërinë e Mesme! Shuhej një kryengritje shqiptare në Karadak, shpërthente pas një kohe tjetra në Pollog! Sa shuhej një kryengritje antiturke në pranverë, shpërthente tjetra në vjeshtë, por në krahina të ndryshme të Shqipërisë!

Sikur bënin gara bajraku me bajrak e krahina me krahinë se cila po ngritet më shpesh në kryengritje, se cila po e mban më gjatë frontin e luftës! Sikur po bënin luftë se cili është më shqiptar se shqiptari, por shumë pak e shumë rrallë u shkonte ndërmend se si t’i bashkojnë armët dhe forcat luftarake për clirimin jo të një fshati apo krahine, por për clirimin dhe bashkimin e gjithë Shqipërisë!

Kur luftonte një pjesë e Shqipërisë, tjetra bënte sehir! Gjakosej e digjej një krahinë shqiptare, tjetra shikonte nga maja e malit tymin dhe flakën mbi shtëpitë e kasollet e krahinës fqinje dhe s’lëvizte dot nga vendi! Kur më vonë digjej krahina fqinje që kishte bërë sehir, krahina e djegur kohë më parë, jo vetëm që nuk i ndihmonte, por s’kish kohë e forcë nga plagët e marra armike, as që të bëjë sehir se si po digjet krahina fqinje!

Dhe kështu rradhiteshin shekujt e robërisë shqiptare: kryengritje pas kryengritjeje krahinore, djegëje pas djegëjeje, gjakosje pas gjakosjeje, sehir pas sehiri,…, por kurrë bashkim, kurrë clirim, kurrë liri!

VIII

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptari mbeti shqiptar kapedan e princ, shqiptar bajraktar e pashل, shqiptar egoist e karrierist, shqiptar mendjemadh e lokalist, shqiptar mercenar e tradhëtar!

Sepse Abdullah Pashë Dreni tradhtoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit! Sepse kryengritësit shqiptarë të Kosovës nuk e dëgjonin Hasan Prishtinën! Sepse shqiptarët nuk e donin sulltan Reshatin, por e donin sulltan Hamitin! Sepse shqiptarët nuk luftonin për pavarësi, por për autonomi! Sepse Ismail Qemali zbriti në Durrës kur ¾ e Shqipërisë ishte e pushtuar nga greko-sllavët! Sepse pavarësia e Shqipërisë u shpallë në Vlorën e lirë, por në Shqipërinë e pushtuar! Sepse Esat Pashë Toptani ishte kundër Ismail Qemalit! Sepse Shqipëria e copëtuar i kishte dy qeveri: njërën në Vlorë e tjetrën në Durrës! Sepse Shqipërisë nuk i pëlqenin dy qeveritë dhe qeveritarët e saj dhe thërriste gjermanin princ Wid! Sepse shqiptari, ndër shekuj, nuk ishte mësuar që ta qeverisë dhe komandojë shqiptari, por i huaji!

IX

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptarët toleruan që armiqtë turko-sllavë t’a dëbojnë Ymer Prizrenin, që ta burgosin Abdyl Frashërin, që ta varin Sulejman Vokshin, që ta vrasin në pabesi Dedë Gjon Lulin e Mehmet Shpendin, që ta vrasin me tadhti Ramadan Zaskocin e Haxhi Zekën, Cerciz Topullin e Isa Boletinin!

Sepse shqiptarët lejuan që të bëhet mbret një analfabet, një rezil e katil si Ahmet Zogolli! Sepse shqiptarët toleruan që i vetëshpalluri "mbreti" Zog të vrasë Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rrustemin e Hasan Prishtinën!

Sepse shqiptarët e bënë revolucionin demokratik të Qershorit’24 dhe po "shqiptarët" e prishën atë! Sepse reaksionarët zogistë luftonin kundër demokratëve fanolistë! Sepse Ahmet Zogu bashkëpunoi me serbomëdhenjtë! Sepse Fan Noli nuk e dëgjoi Bajram Currin!

X

Pse na mallkoi historia?

Sepse mbreti Zog u "bë zog e fluturoi", plackiti Shqipërinë dhe ia la të c’armatosur ushtrisë fashiste musoliniane! Sepse Balli Kombëtar nuk luftoi kundër fashizmit! Sepse Balli Kombëtar dhe Fronti Nacionalclirimtar nuk u pajtuan e nuk u bashkuan në luftë të përbashkët antifashiste! Sepse shqiptarët partizanë dhe shqiptarët ballisto-zogistë luftuan kundër njëri-tjetrit! Sepse shqiptarët e Shqipërisë nuk u bashkuan me partizanët e Kosovës! Sepse Shqipëria dhe Kosova e bënë luftën antifashiste ndaras! Sepse partizanët shqiptarë iu besuan tepër partizanëve jugosllavë! Sepse komunistët shqiptarë më shumë ishin internacionalistë se sa nacionalistë! Sepse ideologjia internacionaliste në Shqipëri dominoi mbi ideologjinë kombëtare! Sepse ideologjia komuniste e hodhi Shqipërinë në prehrin dhe kthetrat e armiqve shekullorë të saj!

XI

Pse na mallkoi historia?

Sepse bijtë e Shqipërisë u bënë perandorë e gjeneralë të Perandorisë Romake e Bizantine, por asgjë të mirë nuk i dërguan nënës së tyre – Ilirisë, përvec ekspeditave gjakatare të legjioneve ushtarake romako-bizantine!

Sepse bijtë e Shqipërisë u bënë pashallarë e sadrazemë të Perandorisë Osmane, por përvec ekspeditave ndëshkuese ushtarake, asgjë tjetër nuk i dërguan nënës së tyre të robëruar – Shqipërisë!

Sepse bijtë e shquar të shqipërisë nuk ishin të gjithë patriotë,
por shumë prej tyre ishin plangprishës e egoistë, të cilët punuan për armiqtë dhe pushtuesit e Shqipërisë!

Pse na mallkoi historia?

Sepse Shqipëria lufton për ekonomi, Kosova për pavarësi, Maqedonia shqiptare – Ilirida për autonomi, kurse shqiptarët nën Serbi – Kosova Lindore dhe ato në Mal të Zi – Malësia e Madhe luftojnë për ekzistencë kombëtare! Sepse shqiptarët ende i kanë shumë princër e principata, shumë bajraktarë e bajraqe, shumë pashallarë e pashallëqe!

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptarët e humbën Shqipërinë ilirike! Sepse shqiptarët s’e bashkojnë Shqipërinë etnike! Sepse shqiptarët mohojnë Camërinë! Sepse shqiptarët po e humbin Iliridën! Sepse shqiptarët po e mohojnë Kosovën Lindore! Sepse shqiptarët nuk e kujtojnë Malsinë e Madhe! Sepse është e përcarë Shqipëria londineze! Sepse kur greko-sllavët hartojnë hapur plane për copëtimin e Shqipërisë, shqiptarët kryqëzojnë duartë e thonë: "bëhe zot ëndërr"!

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptarët kanë shumë armiq dhe tepër pak miq! Sepse shqiptarët ishin tepër internacionalistë dhe luftonin e vriteshin për lirinë e shteteve fqinjë! Sepse shqiptarët janë përsëritës të pakorrigjueshëm të gabimeve të mëdha historike të paraardhësve të tyre!

XII

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptari që në kohë të mocme e kish dhe i mbeti në gjak tradhëtia, zilia, lakmia, egoizmi, karrierizmi, mendjemadhësia, bajraktarizmi, lokalizmi,…!

Sepse shqiptari edhe sot lufton i ndarë, i copëtuar dhe i përcarë! Sepse shqiptari ende e tradhton shqiptarin! Sepse shqiptari ende e lufton shqiptarin! Sepse ndër shqiptarë ende është më e fortë ndjenja e karrierizmit se ndjenja e atdhetarizmit! Sepse shqiptarët ende nuk luftojnë për Shqipëri, por për kolltuqe e principata moderrne!

Pse na mallkoi historia!

Sepse ende s’janë zhdukur esatë toptanët e zogollianët! Sepse ende s’janë ngritur në këmbë avni rrustemët! Sepse bota ka arritur deri në Hënë, kurse shqiptarët ende falin e s’falin gjaqet! Sepse shqiptarëve u mungon urtësia, guximi, dhe forca! Sepse shqiptarët ende nuk e meritojnë bashkimin kombëtar, sovranitetin dhe lirinë!

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptari nuk ka fé shqiptarinë! Sepse shqiptarët as nuk kanë qenë as nuk janë në unitet e pajtim kombëtar! Sepse shqiptari është gjumash i madh dhe i del gjumi kur bëhet tepër vonë! Sepse shqiptari është mburravec, është i fjalëve të mëdha e i punëve të vogla! Sepse patrioti nuk është patriot, demokrati nuk është demokrat dhe revolucionari nuk është revolucionar! Sepse shqiptari së pari duhet të luftojë me "shqiptarin", pastaj me armiqtë pushtuesë! Sepse shqiptari është romantik e jo realistë! Sepse shqiptari është anarkist e nihilist! Sepse shqiptari është besnik ndaj të huajve dhe i pabesë ndak shqiptarit! Sepse shqiptari e ka braktisur Besën Shqiptare! Sepse Besa e Burrëria për shqiptarin sot nuk kanë vlerë, ai ato i ka shndërruar në relike muzeale dhe jo në frymëzim për veprim!

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptari mbeti "shqiptar", prandaj edhe Shqipëria mbeti "Shqipëri"! Sepse Shqipëria ndahej e copëtohej pandërprerje, epokë pas epoke: nga shtetet ilire në principatat arbërore, nga pashallëqet shqiptare në vilajetet turke dhe nga vilajetet turke në banovinat, obllastet dhe pokrajinat sllave!

Ndarje zinxhirë, por kurrë bashkim! Mallkim, mallkim dhe prapë mallkim! Përcarje, përcarje dhe vetëm përcarje! Robëri, robëri dhe përsëri robëri!

Pse na mallkoi historia? Pse? Pse? Pse?

Pse? Sepse! Pse? Sepse! Pse? Sepse!

Pse, pse na ndoqi fati i zi në vazhdimësi, nëpër histori, në pafundësi?!

O Zot! O djall! O shqiptar! A ka fund?!

Mallkim, mallkim dhe prapë mallkim! Përcarje, përcarje dhe vetëm përcarje! Robëri, robëri dhe përsëri robëri!

Mallkim, përcarje dhe robëri deri në përjetësi, apo derisa shqiptarët të mbushen mend dhe mallkimin ta kthejnë në bekim, përcarjen në pajtim e bashkim dhe robërinë në clirim?
E DREJTA AUTORIALE © SHQIPثRIA E BASHKUAR 1999 - 2002

SHEFKI OLLOMANI

Do te desha mendimin e secilit prej nesh pasi te keni lexuar kete artikull qe flet per popullin tone,historine dhe te ashtuquajterin "mallkim"!


Respekte
__________________
 
Imagjinon ndonjeri nga ne se cdo kishte ndodhur me ne shqiptaret nqs kishim qene te bashkuar???!!!
sa shtet i madh do ishim nqs iliret bashkoheshin ne nje mbreteri???
nqse skenderbeu i bashkonte te gjithe nje here e pergjithmone ne mbreterine e tij te gjithe princat deri ku do ishin tokat shqiptare???!!!

nqs ali pashe tepelena nuk shikonte vetem punet e tij dhe si do rriste sa me shume tokat dhe pashalleqet e tij dhe te mendonte dhe nje cik per komb,ti bashkonte te gjithe nen fuqine tij te stermadhe per kohen dhe te luftonte turqit (se greket i kishte nenshtruar dhe i zdrugonte perdite) ku do ishim tani?nga arta preveza dhe deri ne mal te zi do arrini tokat shqiptare.

nqs ne '13 para se u ndane kufijte,cetat nuk benin ate qe ju thoshte truri atyre dhe te luftonin te bashkuar te gjithe nga veriu deri ne jug,njeri shikonte krahinen e tij,tjetri shiteshe tek serbi apo greku vetem e vetem te mbante tokat dhe pasurite e tyre qe kishin ne ate kohe.
njeri e kishte mendjen te krijonte republiken e mirdites i shtytur nga serbi,
tjetri qe te mos binte korca ne duart e grekeve krijoi republiken autonome te korces,
imagjinoni te ishin te bashkuar keta do kishte fuqine greku te kerkonte jugun e shqiperise deri ne shkumbin apo serbi deri ne kruje???

e keni imagjinuar sa do ishim sot?
 
cfae do te ishim thuaj!!!

do ishim shteti me i fort dhe me i fuqishem si ekonomikisht ashtu edhe politikisht jo vetem ne balkan por ne europe dhe ne boten mbare!!!
do ishim nje superfuqi e respektuar dhe qe do bente ligjin ne mbare boten!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top