Ado
FISEBILIL-LAH
Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt
Shkruan: Xhavit Muslija
Në debatin e pabarabartë në disfavor te muslimanëve, që prezentojnë disa media shqiptare në qështjen e fesë shihet qartë konceptimi i ndryshëm i kombit nga perspektiva fetare, kryesisht ekstremiste. Fundja këto debate s'kanë të bëjnë fare me fenë e as thelbin e asnjerës fe, por janë debate politike nga epiqendra katolikocentriste.
Kur Kastriot Myftaraj perzien kombin për interesa te tij fetare ekstremiste ne kryqezaten e tij mesjetare kunder Islamit e kombit shqiptar, për të, kombi është i interpretuar në mënyrën e tij te te menduarit, d.m.th. komb me kryq dhe flamuri me kryq ne ballë. Sipas tij edhe legjendat kombëtare te krijimit te kombit shqiptar vllezërit Frashëri, Ymer Prizreni, Ismail Qemali, Isa Boletini etj. dhe legjendat moderne te kombit si Adem Jashari, vllezerit Haradinaj, UçK-ja, UçPMB-ja dhe gjithë dëshmorët e kombit etj. do te duhej ta kishin bartur kryqin në qafë dy metra të gjatë.
Etapa me tragjike e historisë kombëtare është krishterizimi mitik i Skenderbeut, i cili gjithmonë vetëquhej Skenderbe, e jo Gjergj. Flamuri i Skenderbeut ishte me Shqiponje e jo me kryq. Flamuri është simbol i cili prezenton idealet për të cilat luftohet, në raste lufte. Me kryq e kishin vetëm Serbia e Greqia.
E vetmja figurë me kryq qe po mitizohet është Gonxhe Bojaxhiu, e cila fundja nuk ka aspak lidhje me kombin shqiptar dhe qështjen tonë kombëtare.
Kryqi në Kosovë ka pasur dy role kryesore, paradoksale dhe njëkohësisht antishqiptare: dallimin e krishtereve nga masa shqiptare (dmth nga muslimanët) dhe kryqëzimin e shqiptarëve nga pushtuesi serb.
Ne rastin e parë kemi shumicen krishtere shqiptare te cilet vizatonin kryqet ne muret dhe dyert e tyre për t'u dalluar nga masa shumicë shqiptare, dmth nga muslimanët shqiptar. Ky vizatim i kryqit, për t'u dalluar, ishte një njollë e zezë në marrëdhenjet ndërshqiptare, ishte simbol i vetëizolimit, vetëterheqjes apo ikjes nga përgjegjësia, nga te qenit shqiptar. Për të mos iu hyrë në hak, çdo rregull ka perjashtim.
Në rastin e dytë kemi pushtuesin serb, i cili përpiqej të kryqëzonte popullaten shqiptare shumicë muslimane për t'i arritur qëllimet e veta. Ideja se islami është në interes te Serbisë është gënjeshtër tipike për tipa si Myftaraj. Përndryshe Serbia s'do te shkatërronte gjitha xhamitë, s'do te vriste hoxhallar, s'do të kryqëzonte tërë Kosovën. Simboli kryesor, pas çdo shkatërrimi, ka qenë kryqi. Kryqi vizatohej edhe kur gratë dhunoheshin, fëmijët masakroheshin, burrat vriteshin. çdo burrë shqiptar i arrestuar e burgosur është detyruar te kryqëzohej dhe ta mohoj identitetin e vet musliman, dmth shqiptar.
Kokëfortësia e një djaloshi te ri, që une njihja, për mos bërje kryq, i kushtoj atij më shumë vuajtje, dënim e rrahje te parreshtura.
Mirpo përpjekja për kryqëzimin e popullit shqiptar nuk ka filluar këtu. Kemi rastet e njohura te shekullit te kaluar gjatë kampanjëve te mëdha për kryqëzimin e popullit shqiptar.
Historianët tregojnë: “Kishte shqiptar muslimanë që, posa kryqëzoheshin, vraponin në ndonjë lumë dhe i fërkonin ato pjesë të trupit, te cilat ua kishte prekë Popi dhe i fërkonin aq shumë me rërë gjersa u dilte gjaku”.
Dhe pastaj flet edhe populli:
Haj medet për Lug t`Baranit
N`kamë u çue Savë Llazari
Don shqiptarët me i shkombtarizue. .
Për pa u gri, për pa u coptue.
Shqiptarë jemi, s`kemi fenë me e ndrrue.
Haj medet, shpatën n`qafë ja ka nue
Deri në tokë gjaku i ka shkue
Mos u çartë Hazir, fenë duhet me e ndrrue!
Hazir Alia trim koka qillue
Përpjet gishtin e ka que
Du me u gri e me u coptue
Tybe n`Zotin fenë s`muj me e nrrue
Na shqiptar jemi qillue
Vorret e t`parëve smumë m`i turpnue
Krisi pushka e dajaku,
Rrugët e shehrit i mbuloj gjaku
Sali Bajraktari u bërtet
Ou, bini vllazen n`shahadet
Edhe një gisht cone pëerpjetë
Në çdo fshat burrat janë besatue
Me u gri e me u copëtue.
E kurrë fenë mos më ndërrue
Në këtë epos popullor shihet shumë qartë se populli shqiptar nuk ështن ai që pranon fe me dhunë dhe njëkohesisht Islami këtu është pjesë e identitetit tonë kombëtar, te kombit te vertetë shqiptar, e jo kombit te kryqit.
Për rolin e Islamit në forminin e identitetin nacional shqiptar dhe ruajtjen e vetë kombit shqiptar shkruan edhe studiuesja franceze Natalie Klejer në analizën e saj: "...Islami luante efektivisht rolin vendimtar në përcaktimin e dallimeve midis shqiptarëve e grekëve, midis shqiptarëve e sllavëve. Veçanërisht Islami ishte i përshtatshëm për shtrirjen e hapësirës shqiptare. Ndërsa në kohën e Skënderbeut sllavizmi ishte i pranishëm në zemër të Shqipërisë, sikurse dëshmojnë toponimet, në fillim të shëkullit XX "fronti" ishte zhvendosur tashmë në Bitol, Shkup, Mitrovicë ose Beranë".
Prandaj përpjekja e Myftarajt me shokë për kryqëzimin e kombit shqiptar do të dështoj, ashtu siç ka dështuar çdo kryqëzatë tjetër. Bëjeni ju kombin tuaj me kryq, por mos u perpiqni të njollosëni kombin tonë shqiptar. Sepse kryqi ashtu siç është simbol i keq i dhunës ndaj pasuesve te Isait (Krishtit), ashtu është edhe simbol i keq kundër popullit shqiptar.
Kombi shqiptar, me shumicë muslimane, është komb krenar për fenë që ka dhe komb që krenohet për tolerancën dhe bashkjetesen fetare mes muslimanëve e krishterëve. Pra kjo duhet të jetë edhe një ftesë me tepër për disa ekstremist antimusliman, që t'i qasemi dialogut ndërfetare, në rrafshin teologjik dhe me gjërë, e t'iu largohen thirrjeve te kobshme te tyre të urrejtjes, thirrjeve terroriste për vrasje te shqiptarëve, përndjekje, shkatërrim te objekteve fetare, cënim për liritë njerëzore, fetare e kombëtare.