Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt

Ado

FISEBILIL-LAH
Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt




Shkruan: Xhavit Muslija



Në debatin e pabarabartë në disfavor te muslimanëve, që prezentojnë disa media shqiptare në qështjen e fesë shihet qartë konceptimi i ndryshëm i kombit nga perspektiva fetare, kryesisht ekstremiste. Fundja këto debate s'kanë të bëjnë fare me fenë e as thelbin e asnjerës fe, por janë debate politike nga epiqendra katolikocentriste.

Kur Kastriot Myftaraj perzien kombin për interesa te tij fetare ekstremiste ne kryqezaten e tij mesjetare kunder Islamit e kombit shqiptar, për të, kombi është i interpretuar në mënyrën e tij te te menduarit, d.m.th. komb me kryq dhe flamuri me kryq ne ballë. Sipas tij edhe legjendat kombëtare te krijimit te kombit shqiptar vllezërit Frashëri, Ymer Prizreni, Ismail Qemali, Isa Boletini etj. dhe legjendat moderne te kombit si Adem Jashari, vllezerit Haradinaj, UçK-ja, UçPMB-ja dhe gjithë dëshmorët e kombit etj. do te duhej ta kishin bartur kryqin në qafë dy metra të gjatë.

Etapa me tragjike e historisë kombëtare është krishterizimi mitik i Skenderbeut, i cili gjithmonë vetëquhej Skenderbe, e jo Gjergj. Flamuri i Skenderbeut ishte me Shqiponje e jo me kryq. Flamuri është simbol i cili prezenton idealet për të cilat luftohet, në raste lufte. Me kryq e kishin vetëm Serbia e Greqia.

E vetmja figurë me kryq qe po mitizohet është Gonxhe Bojaxhiu, e cila fundja nuk ka aspak lidhje me kombin shqiptar dhe qështjen tonë kombëtare.

Kryqi në Kosovë ka pasur dy role kryesore, paradoksale dhe njëkohësisht antishqiptare: dallimin e krishtereve nga masa shqiptare (dmth nga muslimanët) dhe kryqëzimin e shqiptarëve nga pushtuesi serb.

Ne rastin e parë kemi shumicen krishtere shqiptare te cilet vizatonin kryqet ne muret dhe dyert e tyre për t'u dalluar nga masa shumicë shqiptare, dmth nga muslimanët shqiptar. Ky vizatim i kryqit, për t'u dalluar, ishte një njollë e zezë në marrëdhenjet ndërshqiptare, ishte simbol i vetëizolimit, vetëterheqjes apo ikjes nga përgjegjësia, nga te qenit shqiptar. Për të mos iu hyrë në hak, çdo rregull ka perjashtim.

Në rastin e dytë kemi pushtuesin serb, i cili përpiqej të kryqëzonte popullaten shqiptare shumicë muslimane për t'i arritur qëllimet e veta. Ideja se islami është në interes te Serbisë është gënjeshtër tipike për tipa si Myftaraj. Përndryshe Serbia s'do te shkatërronte gjitha xhamitë, s'do te vriste hoxhallar, s'do të kryqëzonte tërë Kosovën. Simboli kryesor, pas çdo shkatërrimi, ka qenë kryqi. Kryqi vizatohej edhe kur gratë dhunoheshin, fëmijët masakroheshin, burrat vriteshin. çdo burrë shqiptar i arrestuar e burgosur është detyruar te kryqëzohej dhe ta mohoj identitetin e vet musliman, dmth shqiptar.

Kokëfortësia e një djaloshi te ri, që une njihja, për mos bërje kryq, i kushtoj atij më shumë vuajtje, dënim e rrahje te parreshtura.

Mirpo përpjekja për kryqëzimin e popullit shqiptar nuk ka filluar këtu. Kemi rastet e njohura te shekullit te kaluar gjatë kampanjëve te mëdha për kryqëzimin e popullit shqiptar.

Historianët tregojnë: “Kishte shqiptar muslimanë që, posa kryqëzoheshin, vraponin në ndonjë lumë dhe i fërkonin ato pjesë të trupit, te cilat ua kishte prekë Popi dhe i fërkonin aq shumë me rërë gjersa u dilte gjaku”.

Dhe pastaj flet edhe populli:



Haj medet për Lug t`Baranit

N`kamë u çue Savë Llazari

Don shqiptarët me i shkombtarizue. .

Për pa u gri, për pa u coptue.

Shqiptarë jemi, s`kemi fenë me e ndrrue.

Haj medet, shpatën n`qafë ja ka nue

Deri në tokë gjaku i ka shkue

Mos u çartë Hazir, fenë duhet me e ndrrue!

Hazir Alia trim koka qillue

Përpjet gishtin e ka que

Du me u gri e me u coptue

Tybe n`Zotin fenë s`muj me e nrrue

Na shqiptar jemi qillue

Vorret e t`parëve smumë m`i turpnue

Krisi pushka e dajaku,

Rrugët e shehrit i mbuloj gjaku

Sali Bajraktari u bërtet

Ou, bini vllazen n`shahadet

Edhe një gisht cone pëerpjetë

Në çdo fshat burrat janë besatue

Me u gri e me u copëtue.

E kurrë fenë mos më ndërrue




Në këtë epos popullor shihet shumë qartë se populli shqiptar nuk ështن ai që pranon fe me dhunë dhe njëkohesisht Islami këtu është pjesë e identitetit tonë kombëtar, te kombit te vertetë shqiptar, e jo kombit te kryqit.

Për rolin e Islamit në forminin e identitetin nacional shqiptar dhe ruajtjen e vetë kombit shqiptar shkruan edhe studiuesja franceze Natalie Klejer në analizën e saj: "...Islami luante efektivisht rolin vendimtar në përcaktimin e dallimeve midis shqiptarëve e grekëve, midis shqiptarëve e sllavëve. Veçanërisht Islami ishte i përshtatshëm për shtrirjen e hapësirës shqiptare. Ndërsa në kohën e Skënderbeut sllavizmi ishte i pranishëm në zemër të Shqipërisë, sikurse dëshmojnë toponimet, në fillim të shëkullit XX "fronti" ishte zhvendosur tashmë në Bitol, Shkup, Mitrovicë ose Beranë".

Prandaj përpjekja e Myftarajt me shokë për kryqëzimin e kombit shqiptar do të dështoj, ashtu siç ka dështuar çdo kryqëzatë tjetër. Bëjeni ju kombin tuaj me kryq, por mos u perpiqni të njollosëni kombin tonë shqiptar. Sepse kryqi ashtu siç është simbol i keq i dhunës ndaj pasuesve te Isait (Krishtit), ashtu është edhe simbol i keq kundër popullit shqiptar.

Kombi shqiptar, me shumicë muslimane, është komb krenar për fenë që ka dhe komb që krenohet për tolerancën dhe bashkjetesen fetare mes muslimanëve e krishterëve. Pra kjo duhet të jetë edhe një ftesë me tepër për disa ekstremist antimusliman, që t'i qasemi dialogut ndërfetare, në rrafshin teologjik dhe me gjërë, e t'iu largohen thirrjeve te kobshme te tyre të urrejtjes, thirrjeve terroriste për vrasje te shqiptarëve, përndjekje, shkatërrim te objekteve fetare, cënim për liritë njerëzore, fetare e kombëtare.
 
Titulli: Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt

Shkrim shume i mire.Faleminderit.
 
Titulli: Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt

bla bla bla dhe rrezultat hic....Nuk u lodhet me keto shkrime qe mundohen te mbajne mbulesen patriotoShqiptare me synim perfundimtar fene muslimane......sa vazhdojne keshtu keta tipat me do kete dhe reagime nga anet e tjera dhe athere do shikoni percarje sa e veshtire eshte ta kuptoni kete gje.....
 
Titulli: Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt

Percarje jeni ju qe shkaktoni, askush tjeter :D
 
Titulli: Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt

Percarje jeni ju qe shkaktoni, askush tjeter :D

Kam shok nje cun qe di kuranin permendesh flet arabishten si gjuhe te pare falet me shume se nje arab mban rritet islame me shume se arabet sjemi zene kurre per gjera fetare se kur bje ne ndesh feja me kombin ben mbrapa....ne te tjerat e rrespektoj ashtu si duhet nuk e tall perse falet dhe perse beson pun e tij por kombi atdheu eshte me lart se cdo gje....
 
Titulli: Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt

Ty si Ateist s'kam cfare si sqaroj rreth kombit dhe fese perderisa ti beson njeren mohon tjetren. Njeriu i pare kur erdhi ne kete bote, ekzistonin kombet atekohe ? Ekzistonte feja, pastaj u formuan kombet. Feja t'urdheron ta mbrosh kombin/atdheun. Wallahi une e dua Kosoven dhe mburrem qe jam shqiptar-kosovar :D Kam edhe emrin origjinal shqiptar, Kreshnik. Ke ndegjuar ndonjehere kenge kreshnike :p?
 
Titulli: Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt

Kam shok nje cun qe di kuranin permendesh flet arabishten si gjuhe te pare falet me shume se nje arab mban rritet islame me shume se arabet sjemi zene kurre per gjera fetare se kur bje ne ndesh feja me kombin ben mbrapa....ne te tjerat e rrespektoj ashtu si duhet nuk e tall perse falet dhe perse beson pun e tij por kombi atdheu eshte me lart se cdo gje....


hahahahah a budall pot dokum na a ?

nje Musliman qe i bon ato qe i ke permend ti ai nuk rrin me njerz si ti apo ty.


vetem nese para ati ti behesh melaqe se nese je para tij edhe me kto mendime qe i thu ne forum at'her ai nuk rrin me ty .

pra mos rrej.
 
Titulli: Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt

Personalisht Myftarajn e kam cilesuar dhe vazhdoj ta cilesoj si njeriun me idiot qe kam lexuar apo degjuar ndonjehere,duke kujtuar historite e tij per hebrejte e Vlores dhe bregut te detit ne pergjithesi,Enver Hoxha djali i Bimbashit,e te tjera plot brockulla te tipit Myftaraj, vertet qe nuk i marr per seriozisht asnje fjale qe thote. E vetmja gje per te cilen i jap te drejte eshte pikerisht ajo qe kundershton zoteria qe ka shkruar artikullin.Islamizimi masiv i shoqerise Shqiptare [Shqiperi,Kosove,Maqedoni ] eshte totalisht ne dem te shqiptareve, ne interes te kujt eshte mbetet per te pare.Duke pare propaganden dhe politikat anti Islame qe ndiqen ne perendim Shqipetaret nuk mund te kene vecse humbje nga mjekrrat apo ferexhete.
 
Titulli: Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt

hahahahah a budall pot dokum na a ?

nje Musliman qe i bon ato qe i ke permend ti ai nuk rrin me njerz si ti apo ty.


vetem nese para ati ti behesh melaqe se nese je para tij edhe me kto mendime qe i thu ne forum at'her ai nuk rrin me ty .

pra mos rrej.

Ca thua mo zogu fole gjuhen letrare....Ose i thuaj Loverit ta perketheje pak.....
 
Titulli: Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt

Propaganda dhe politika anti-Islame ka pasur prej fillimit o Iron, vecse tani behen ne menyre pak te terthorte e here here ne menyre te drejtperdrejte, ne emer te demokracise etj...! Perendimi perdor nje arme tejet te rrezikshme per te gjithe, apo me mire te themi se kontrollohet nga nje shtet arficial atje ne Lindje, e qe kane mediat ne dore, dhe ne kete menyre e paraqet Islamin te rrezikshem, tejet te rrezikshem, duke rritur Islamofobine ne mbare boten. Mos u frikesoni, ne jemi te paqes, duam t'jetojme me t'gjithe te tjeret ne paqe, ashtu sic jetoi edhe Profeti yne ne paqe me te krishteret dhe cifutet pas pushtimit te Mekkes pa u derdhur asnje pike gjaku >)
 
Titulli: Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt

Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt
Shkruan: Xhavit Muslija

E vetmja figurë me kryq qe po mitizohet
është Gonxhe Bojaxhiu, e cila fundja nuk ka aspak lidhje me kombin shqiptar dhe qështjen tonë kombëtare.

Kryqi në Kosovë ka pasur dy role kryesore, paradoksale dhe
njëkohësisht antishqiptare: dallimin e krishtereve nga masa shqiptare (dmth nga muslimanët) dhe kryqëzimin e shqiptarëve nga pushtuesi serb.


Kesaj punes tende o Xhavit Muslija, plakat e lagjes sime dikur i thonin: ''LAJ MUT ME SHURRE''. Te ishte vetem nje Kastriot Myftaraj nder Shqiptar do e kishte ngrene ujku kaher. :lexim::lexim:
 
Titulli: Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt

Monday, April 13, 2009
Fandi Spathi

I dashur zoti Kastriot Myftar-aj!

Tash qe po ndahet shapi nga sheqeri, e kampet shqiptar antishqiptar po kristalizohen juve po me leni mua te mjerit ne balte.Une gjithmone kam mbajtur anen tuaj ne debat me mikun tim Arber Thesproti. Ai me thosh se juve jeni spiun serb, bazuar ne akuzat qe ju ka bere zotnia Abdi Baleta. E zotnia Abdi Baleta i din mire do pune sepse e ka pare liste pagesen kur ishte funksionar ne OKB... Po ashtu Arber Thesproti me tregonte se si juve perpiqeshit te ndiznit lufte fetare ne Shqiperi duke mbrojtur fene kristiane te te pareve tuaj. Edhe gjithe kjo pavarsisht mbiemrit tuj, Myftar qe don te thote nje shkollar dhe gjyqtar i ligjit Islam. Sherbim te madhe i kane kryer osmaneve keta te paret tuaj kristian qe i kane emruar shkollar dhe gjyqtar islamik e juve pergjegjsine e kerkoni tek te tjeret.“Feja e shqiptarit eshte shqyptaria” eshte motoja ime, mbi bazen e se ciles kam shkrojtur dhe shkruaj keto reshat.Pra esht koha e shoshitjeve e Adem Demaci, Agim Karagjozi, Simon Miraka dolen ne krahe te Sali Berishes qe eshte akuzuar si agjent i UDB-se qysh prej vitit 1972 dhe juve qe pretendoni te keni njohuri te shumta qe datojne qysh prej kohes se Persit nuk po na shkruani aspak per kete fakt.A mos jane te verteta akuzat e zotni Baletes ndaj jush e juve jeni spiun serb?A mos eshte e vertet se juve keni qene ne te njejten godine dhe ne te njejten kohe, ne Beograd se bashku me Gramoz Pashkon, Sali Berishe, Adem Demacin…?Juve dini cdo gje per aventurat seksuale te ish Mbretit Zog dhe te Amedinaxhadit dhe me intensitet sulmoni organet e jashteqitjes te Edi Rames, c’ka eshte interesante per shqiptaret por jo e rendesishme. Per shqiptaret te rendesishme jane lidhjet “filozofike” te Edi Rames me Delijorgjin dhe Bregovicin e juve heshtni.E rendesishme per shqiptaret eshte te dine ne se Edi Rama eshte agjent grek e serb dhe mbi kete baze a eshte ai ortak i Berishes, sikurse Berisha eshte me Nanon.

I dashur zotnia Kastriot Myftaraj!
Kryeveterineri Bamir Topi kercenoi ne shtyp se do te dekonspironte nje gazetar qe e sulmonte ate e qe ky gazetar ishte agjent i fqinenjeve e ju prej asaj dite u zhduket e nuk po e sulmoni Kryeveterinerin shqiptar. Miku im Arber Thesproti mendon se juve gazetari agjent.
E per cudi juve ngjani shume me shokun Koco Danaj ne patriotizmin tuaj zotnia Kastriot Myftar-aj. Sic kam vrejtur shoku Koco Danaj rezulton te jete patriot nga mesi e larte, pasi ai asnjehere nuk ka cekur problemin Jugor te Shqiperise, Camerine. Juve zotnia Kastriot Myftar-aj rezultoni te jeni gjysma tjeter e shokut Koco Danaj. Juve jeni pjesa e poshteme e shokut Koco sepse juve fokusoheni vetem ne Jugun e Vendit e jo ne Veri. Juve jeni patriot nga mesi e larte.
Ne se do te shprehesha me gjuhen e letrave te bixhozit kombinimi gjysmes tuaj dhe gjysmes se shokut Koco Danaj do te ishte nje leter te persosur te Fandit Spathi.

Une i dashur Kastriot Myftar-aj, po te le nje detyre shtepie.
Juve duhet te shikoni kete video ne ineternet
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Videon ku ekipi i Sigurise Kombetar Shqiptar eshte thirrur ne raport nga zotnia Damir Fazllic.Zotnia Fazllic e Rixh jane tashme figura te mirenjohura per shqiptaret, por a munde te na tregoni emrin, mbiemrin e flokverdhes ne krahe te zotit Rixh, ne se ajo eshte agjente e sherbimit sekrete serb dhe graden. Emrin, mbiermin e mustaqellise ne krahun e zotit Fazllic, ne se eshte agjent i sherbimit sekret serb dhe graden…e keshtu me radhe per te gjithe personat qe jane te pa idendifikuar per shqiptaret deri me sot.Mbetem ne pritje te idendifikimit te ekipit serb nga ana e juaj.

Sinqerisht,
Petrit Kola
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Shqiptarët dhe kryqi i Kastriot Myftarajt

Personalisht Myftarajn e kam cilesuar dhe vazhdoj ta cilesoj si njeriun me idiot qe kam lexuar apo degjuar ndonjehere,duke kujtuar historite e tij per hebrejte e Vlores dhe bregut te detit ne pergjithesi,Enver Hoxha djali i Bimbashit,e te tjera plot brockulla te tipit Myftaraj, vertet qe nuk i marr per seriozisht asnje fjale qe thote. E vetmja gje per te cilen i jap te drejte eshte pikerisht ajo qe kundershton zoteria qe ka shkruar artikullin.Islamizimi masiv i shoqerise Shqiptare [Shqiperi,Kosove,Maqedoni ] eshte totalisht ne dem te shqiptareve, ne interes te kujt eshte mbetet per te pare.Duke pare propaganden dhe politikat anti Islame qe ndiqen ne perendim Shqipetaret nuk mund te kene vecse humbje nga mjekrrat apo ferexhete.

o leon ne jemi te lidhur me boten islame sidomos ate orientale muslimane turke nuk kemi nga te ikim dhe po te duam perkundrazi duhet te rreshtohemi me fitimtaret duke pare te ardhmen pa koke qe kemi perpara.
njej bote te felliqur qe eshte sot, dhe rrin nen tmerrin e droges,criminaliteti,nen e presionin e armeve berthamore etj, shpetimtari i vetem eshte vetem edukimi i fese islame per te shpetuar jete njerzish.
llafologjise dhe luftes anti-islame i erdhi fundi qe kur ushtaret e natos jan dorezuar dhe kane pranuar humbjen ne afganistan.

mjer popujt e feve te tjera nese nuk dua te pranojne fene islame me deshire lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top