Shqipëria në prag epidemie

Alarmi

Brenda një jave, në të gjithë vendin janë regjistruar zyrtarisht 22 mijë të prekur nga gripi dhe virozat e stinës. Lajmi është konfirmuar dje nga Instituti i Shëndetit Publik dhe drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Vetëm për muajin janar janë të konfirmuar rreth 60 mijë persona të prekur nga gripi, statistika këto të marra vetëm nga regjistrat e spitaleve dhe qendrave shëndetësore.

Ndërkohë që dikasteri i shëndetësisë ka pohuar vetëm vdekjen e një endacaku 35 vjeçar në Tiranë, për shkak të temperaturave të ulëta, rast ky i konfirmuar edhe nga forcat e policisë. “Numri i rasteve me infeksione të sipërme respiratorë javën e kaluar kapi shifrën e 20 mijë personave. Situata epidemike sapo ka nisur. Në këto kushte, fëmijët e vegjël, por edhe të moshuarit të mos dalin nga ambientet e ngrohta tek ato të ftohta, sepse çdo rënie në kontakt me ambientin e ftohtë ekstrem ul rezistencën dhe mundëson infektimin nga virusi i gripit", - tha drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë ka vënë në gatishmëri skuadriljen e helikopterëve, me qëllim transportin e të sëmurëve si dhe shpërndarjen e një sasie të konsiderueshme me medikamente në zonat ku do të jetë e nevojshme.

Të gjitha qendrave shëndetësore në situatë emergjence iu komunikua porosia që të përgatisin dhe të dërgojnë urgjentisht në ministri listën e medikamenteve shtesë që mund të kenë nevojë për përballimin deri në fund të kësaj situate të krijuar. Gjithashtu, u porositën që të mbajnë kontakte të vazhdueshme me ministrinë, 24 orë në 24, për dhënien e informacionit ditor dhe për çdo problem tjetër të mundshëm, deri në stabilizimin e plotë të situatës. Në kuadër të masave për përballimin e emergjencës në zonat e bllokuara nga dëbora, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka ngritur grupe të posaçme për monitorimin e situatës shëndetësore në zonat e Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit. ISKSH do të garantojë përmes këtyre grupeve të punës, ofrimin e shërbimit shëndetësor pa ndërprerje si dhe furnizimin me barna për popullatën e këtyre zonave. Sakaq, dje zëvendësministri i Shëndetësisë ka mbledhur autoritetet shëndetësore rajonale në Lezhë për të dhënë direktivat, menaxhimin e situatave emergjente në kohë, përballimin me medikamente dhe pajisje mjekësore si dhe mënyrën e organizimit të punës nga stafi i punonjësve të shëndetësisë

Burimi Gazeta shqip
 
Pe: Shqipëria në prag epidemie

Me rastisi te shkoj te bej nje vizite ne spital tek nje i miku im; jam habit, njerezit duke bo serum ne kembe tjetri mbante ne dore qesken e serumit si kur te kish ngritur flamurin, i tejetmbushur spitali...
 
Pe: Shqipëria në prag epidemie

Katastroffffff.......
 
Titulli: Shqipëria në prag epidemie

uaa sa keq tani edhe koha e veshtir !! uroj te ju kaloj sa me shpejt.
 
Titulli: Shqipëria në prag epidemie

Dimri i ka keto, por te pakten vaksinat antigrip qe ne fillim te stines nuk duhen neglizhuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top