Shqipëria, ne agimin e Europës.

Bilderberg

Anëtar i ri
http://www.hermesnews.org/


Shqipëria, ne agimin e Europës
11/14/2008.

Me librin e tij te fundit, Dr. Guri paraqitet jo vetëm si nje njohës i mire i kulturës, por dhe historisë legjendare të popullit shqiptar dhe gjeografisë të vendit te tij.


Doriana Metollari
(hermesnews. org)
14 Nentor 2008

FotoNews_7946.jpg
'

Nuk duhet te harrojmë kurrë rëndësinë e prejardhjes sonë; kush nuk e di se prej ku vjen, nuk do te dije kurrë se ku do te shkoje', shkruan ne librin e tij 'Shqipëria, vendi ne agimin e Europës' Prof. Dr. Lutfi Guri, i cili ka dale ne qarkullim neper librari ne Itali.

'Qëllimi, thotë autori për Hermesnews, është t'u tregoj disa aspekte te prejardhjes, historisë dhe kulturës se popullit dhe vendit tim. Kohet e fundit janë mare shume gazetat, televizionet dhe kinematë, por ne Itali, imazhi për ketë pjese te Ballkanit, siç është Shqipëria është ende shume i ndare, konfuz dhe i paqarte'.

Te njohësh do te thotë te pranosh te kuptosh tjetrin. Autori i librit, si njohës i mire i historisë, rrënjëve te kulturës se popullit te tij, ka kërkuar t'u transmetojë në një formë më të thjeshtë dhe të mbushur me gjetje letrare atë pjese te popullit shqiptare, që për shume vite është lënë ne hije, kulturën, gjuhen, dhe traditat e bukura.

'Pak kush e di se gjuha shqipe është më e vjetër se latinishtja dhe Greqishtja', thotë Guri, 'Shumë shkencëtarë neper gjithë Europes kane shfaqur interes për historinë e Skenderbeut. Po të mos kishte qenë për të, turqit do të kishin hyrë deri në Romë'.

I dipllomuar ne Universitetin e Inxhinierisë elektronike dhe ne Fakultetin Edukimin Fizik dhe Sportiv pranë universitetin te Tiranës, Prof. Guri ka nga pas nje karriere te gjate akademike dhe diplomatike.

Ne vitin 1972 atij i jepet urdhri 'Naim frasheri' nga Parlamenti Shqiptar, për kontributin e tij ne fushën e 'Edukimit Sportiv'.
FotoNews_7947.jpg


Nga 1990 deri ne 1997 punon drejtor i përgjithshëm i aziendes shtetërore 'Didaktika Kulturore dhe Sportive' ne Tirane. Ne 1998 transferohet ne Firence (Itali) ku aktualisht punon dhe jeton. Nga viti 2003 merr titullin 'konsull honorar i Shqipërisë ne territorin Toscan'.

Nder publikimet e shumta përmendim: 'Bazat e elektronikes' , 'Shqipëria, vendi i kontrasteve', tekste universitare për katedrën e fizikes, etj.

Me librin e tij të fundit, Dr. Guri paraqitet jo vetëm si një njohës i mirë i kulturës, por dhe historisë legjendare të popullit shqiptar dhe gjeografisë të vendit të tij. Libri ndodhet nëpër libraritë e në Firence, por autori premton se shumë shpejt do ta përkthejë dhe në gjuhën shqipe. Mesazhi që përcillet në këtë libër është i thjeshtë dhe shumë domethënës: 'Askush nuk mund ta njohë një vend, pa kuptuar në radhe të parë kulturën e tij. Për këtë ka menduar Prof. Dr Lutfi Guri'.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top