Shqiperia Mbetet ne Klase

alfonci

Veri investigatio
Ne keto zgjedhje parlamentare bota diplomatike e perendimit ishte e fokusuar ne procesin zgjedhor ne Shqiperi. BE-ja i vleresonte keto zgjedhje si vendimtare per te ardhmen e Shqiperise ne gjirin e saj dhe per liberalizimin e vizave te Shqipetareve. NATO nga ana tjeter, duke qene se brenda grupimit te saj ka nje vend qe nuk ka arritur akoma qe te konsolidoje zgjedhje me standartet nderkombetare ishte skeptike, aq me shume SHBA qe mbase do te mbetet edhe aleati yne me i zhgenjyer nga keto zgjedhje. Gjithsesi, keto deklarata jane paraprake, por jane te ngjashme me ato qe do te jene raportet perfundimtare te vezhguesve qe thone te gjitha njezeri; Keni mbetur ne klase kete radhe, ejani per provim ne vjeshte.



Vezhguesit dhe grupet e tyre te kontaktit kane vene ne dukje arritjet qe jane bere ne keto zgjedhje dhe perparimin qe ato kane patur krahasuar me ato te meparshmet. Megjithate, kjo ka qene vetem nje pjese e deklarates, mbase per te na nxitur qe te arrijme te maturohemi dhe te arrijme standartet ne te ardhmen. Permiresimet verehen ne disa fusha, vecanarisht ate te procesit te votimit. Megjithate, Olli Rehn, komisioneri i zgjerimit ne BE, deklaron se problemet ne pergjithesi kane te bejne me menyren e sjelljes se partive politike ne keto zgjedhje, tentativat e tyre per te politizuar procesin teknik te votimit dhe dhuna e ushtruar gjate fushates zgjedhore. Si per te mos munguar keto, media kete radhe ka marrur nje kritike te ashper per qendrimet e saj sporadike ne mbeshtetje te politikes dhe jo informimit te qytetareve.



Ajo qe Shqipetaret do ti ndjeke pas ketyre zgjedhjeve eshte padyshim nje nocion i konsoliduar i perendimit per Ballkanin; si vende te pabindura, vecanarisht per ne Shqipetaret nje pike me shume boje te zeze ne tabloidin e imazhit tone neper bote. Nga ana tjeter, shqipetaret nuk do te arrijne te realizojne endrrat e tyre per ta pare Shqiperine si gjithe evropa, apo si pjese legjitime te saj pasi muret e ndarjes do te vazhdojne, vizat nuk do te hiqen dhe ne do te tregohemi serish me gisht si te padenje, te paafte dhe te izoluar. Ky nuk eshte lajm i mire, por jeta te meson nganjehere qe me ane te deshtimit mund te arrihet tek suksesi, me ane te deshtimit mund te mesohet dhe te rikuperosh gabimin ne menyre qe ai te mos perseritet me, por a do te jete vendi yne ky mosperserites i gabimit?

Koha do na e tregoje. Por nje gje eshte e sigurte, Shqiperia ka potencialin per te bere shume me shume sesa kaq, tani te harrojme deshtimin e hidhur dhe ti pervishemi punes, sepse vetem keshtu do te arrijme te bejme dicka qe do na i beje endrrat e humbura te nje gjenerate, realitet.

Burimi: "Une"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top