Shqipëria? Ia shikojnë fatin si në një filxhan kafeje!

ida angel

:)
V.I.P
Patjetër që ndonjëherë ju ka ndodhur që të pini një kafe turke dhe pas kësaj dikush që tju ketë lexuar “fatin”në llumin e mbetur në fundin e filxhanit të kafesë.

n32730169462_3083.jpg

Keni dëgjuar shprehje të tilla prej tyre që ju kanë parë filxhanin si “keni një rrugë për të bërë” apo “është një njeri me gërmën X që do ju sjell një lajm të mirë”dhe të tjera si këto.

Patjetër që keni dëgjuar edhe për parashikimin e këtyre “fallxhoreve” se “është një tavolinë e rrumbullakët…”.

Historia e këtyre njerëzve që të shikojnë “fatin”në llumin e mbetur të kafesë, nuk e di sepse mu kujtua teksa dëgjoja për tavolinën e thirrur nga Presidenti i Republikës, ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës, udhëtimet e opozitës dhe pozitës në Bruksel dhe të tjera zhvillime të ditëve të fundit në politikën shqiptare.

Pas 20 viteve në demokraci, Shqipërisë vazhdojnë tia shikojnë ende “fatin”të tjerët, ndërkombëtarët.

Tamam si ndodh me llumin e mbetur në fundin e një filxhani kafeje.

Teksa “kafeja” e politikës shqiptare arriti në fundin e saj, ata erdhën të na shikojnë “filxhanin”.

Dhe filluan…

Ju thanë Ramës dhe Berishës se “keni një rrugë për të bërë” dhe kjo ishte rruga për në Bruksel.

Teksa shikonin “llumin e kafesë”shqiptare, ndërkombëtarët i thanë Berishës dhe Ramës se “keni për të marrë një lajm” dhe lajmi ishte se Presidenti i Republikës ishte zgjedhur negociatori për krizën.

Duke parë atje në “llumin e kafesë”shqiptare, ndërkombëtarët i thanë Ramës dhe Berishës se “keni një tavolinë ku do të uleni për një bisedë” dhe tavolina ishte tavolina e thirrur për bisedime midis tyre nga Presidenti i Republikës.

E pra këto janë “fatet” që panë ndërkombëtarët në “llumin e kafesë”shqiptare.

Dhe kjo nuk ndodh për herë të parë.

Por nuk do të jetë as hera e fundit.

Ne do ti çojmë problemet tona deri në “llumin” e tyre dhe më pas, ngaqë nuk jemi të zotët ta nxjerrim vet veten nga ky “llum”, thërrasim ndërkombëtarët për të na parë “fatin”

Tamam si ndodh me filxhanin e një kafeje, atje në jetën e përditshme, ku njerëzit e thjeshtë, e kërkojnë “fatin”në format e çuditshme që krijon llumi i kafesë.

Ndaj dhe mu krijua përshtypja se ka një krahasim midis kësaj që po ndodh me politikën shqiptare dhe filxhanit të kafesë.

Dhe vendosa tjua them edhe juve

Thjesht dhe vetëm sepse fatet I kemi të përbashkëta.

Gazeta Imperial
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top