Shqipëria drejt arritjes së madhe në diplomaci, pritet të zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB

Shiko fotografinë 1920312

Në qershor Shqipëria mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Në Neë York, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do te jene anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Votimi do të mbahet më 11 qershor dhe Shqipëria është kandidatura për të përfaqësuar Evropën Juglindore në këtë institucion kaq të rëndësishme për politikën dhe sigurinë globale. Duke qenë kandidaturë e vetme Shqipëria ecën e sigurt drejt zgjedhjes dhe marrjes së konfirmimit, kur i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare.

Ambicien për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit Shqipëria e ka shfaqur që në shtator të vitit 2018. Pas Presidencës së OSBE-së, kjo do të ishte një arritje edhe më e madhe. Nëse konfirmohet më 11 qershor, Shqipëria e merr mandatin në janar të vitit 2022.

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdorë edhe forcën në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.

Ka dy lloje shtetesh në Këshillin e Sigurimit: 5 shtete anëtare të përhershme dhe 10 shtete të zgjedhura. ShBA, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia janë shtetet anëtare të përhershme. 10 shtetet e zgjedhura kanë ulëse në KS për një mandat 2-vjeçar. Një nga këto 10 shtete duhet të jetë nga Evropa Lindore, pjesë e së cilës është edhe Kosova dhe Shqipëria sipas OKB-së.

60abbc24b5d94Screenshot_3.jpg



/Eunews.al
 
Interesante,por flasim per antarsim me priudh kohor te percaktuar ama.
Gjithesesi ne thelb prape keto te medhenjet interesat e tyre shikojne.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top