Shqipëria aktivizon helikopterët për të shpërndarë ushqime

Kukës, 8 shkurt – Dhjetëra fshatra vazhdojnë të jenë të izoluar në zonat malore të Shqipërisë, ku trashësia e dëborës ka shkuar deri në 2 metra.

Zonat më problematike janë ato të Kukësit dhe Tropojës, ku shumë fshatra tashmë nuk komunikojnë në rrugë tokësore me qytetet. Një tjetër shqetësim janë edhe ngricat në rrugë.

E njëjta situatë është edhe në Pukë, ku thuajse të gjithë fshatrat janë të bllokuar nga dëbora. Madje në disa zona si në Dibër, temperatura ka arritur në minus 20 gradë. Komuna të tëra japin alarmin për mungesën e ushqimit.

Përballë kësaj situate, siç raporton Starti, Qeveria ka ngritur tashmë Komitetin e Emergjencës, i cili gjatë ditës së sotme do të nisë helikopterë në drejtim të Kukësit për të shpërndarë ushqime. Deri më tani, tre është numri i viktimave të regjistruara.

Burimi Koha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top