Shqipëri rekordesh, siglon fitoren më të thellë historike

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Rekord i ri në historikun e kombëtares shqiptare. Fitorja 6-1 e mbrëmjes së djeshme ndaj përfaqësueses qipriote ka shënuar rezultatin më të thellë të arritur ndonjëherë nga ekipi ynë përfaqësues.
Deri dje fitorja 5-0 në Norçia të Italisë ndaj Vietnamit mbahej si rekordi ynë për fitoren më të thellë. Ndërsa rezultati tenistik i arritur dje nga kombëtarja e Josip Kuzhesë gërmëzohet në historikun e ekipit tonë përfaqësues.
Ishte një Shqipëri sulmuese. Me Bogdanin dhe një Salihi në formë të jashtëzakonshme u duk qartazi se Kuzhe donte me çdo kusht fitoren paçka se ishte vetëm një ndeshje miqësore. Nga ana tjetër qipriotit nuk është se nënvlerësuan takimin përderisa zbritën në terrenin e “Qemal Stafës” me skuadrën më të mirë të mundshme. Ndërkohë kroati kuqezi hodhi në fushë ekipin që mund të jetë titullar edhe në ndeshjen zyrtare të 9 shtatorit ndaj Danimarkës. Cana i postuar në mbrojtje ndërsa Skela në vijën ndarëse mes mesfushës dhe sulmit. Ndryshim tjetër ishte edhe postimi i Dallkut në qendër të mbrojtjes duke lënë si mbrojtës të krahut, në të djathtë Vangjelin dhe në të majtë Currin.
Ndeshja
Pjesa e parë ishte përgjithësisht e ekuilibruar ku edhe qipriotët në dy-tri raste zbritën rrezikshëm në anët e Samir Ujkanit, titullarit të portës shqiptare për këtë takim. Si duket gafat në dy ndeshjet e fundit të Hidit bënë që Kuzhe të optonte për 22-vjeçarin kosovar, i sapo kaluar te Novara në Serie C1 si titullar. Ky i fundit u treguan në lartësinë e duhur përderisa arriti të zgjidhte dy-tri raste para portës së tij sidomos në pjesën e parë të takimit. Ndërkohë që me nota pozitive mund të flitet edhe për mbrojtjen e dirigjuar nga Lorik Cana i cili po kthehet në një lider të padikustueshëm edhe pse te Sanderlendi luan si mesfushor. Me nota pozitive mund të flitet edhe për Agollin, jo vetëm për golin e shënuar por edhe për shpërthimet në krahun e majtë. Ndërsa në formë të shkëlqyer dhe në një mbrëmje “bamirëse” pasi dha tri asist por nuk mundi të shënonte asnjë gol, ishte Hamdi Salihi. Shkodrani ishte padyshim futbollisti më i mirë.
Penalltitë
Tri 11-metërsha. Dy të realizuar nga Skela dhe një tjetër i gabuar nga Duro por pas kthimit të topit nga portieri mesfushori shqiptar arriti të realizojë me kokë. Për hir të së vërtetës penalltia e parë ishte thuajse e dhuruar nga gjyqtari i takimit pasi pengimi i Salihit ishte mbi vijën ndarëse të zonës së rreptësisë në harkun e 16-metërshit. Ndërsa dy penalltitë e radhës të fituara njëra po nga Salihi dhe tjetra nga Dallku ishin mëse të qarta por nëse parballë do të kishim një skuadër elitare dhe jo Qipron askush nuk vë dorën në “zjarr” se gjyqtari do ti kishte akorduar.
Golat
Seria e golave nisi nga penalltia e kthyer mjshtërisht ngë gol nga Ervin Skela në minutën e 26-të. Por vetëm 10 minuta më vonë një hutim i mbrojtjes sonë solli barazimin nga ana e qipriotëve. Karalampidis, nga zero metra vetëm shtyu topin në portën e Ujkanit. Prej aty nisi vërshimi kuqezi. Një minutë nga fundi i pjesës së parë shënoi sërish Skela dhe sërish në një njëjtin vend, në krahun e majtë të portierit qipriot. Në pjesën e dytë goleada nisi me Bogdanin në minutën e 65-të dhe vazhdoi me Duron (68’), Agollin (71’) dhe Vilën (76’). Pas kësaj serie golash, Skela arriti kuotën e 12 golave, Bogdani 11-të të tillë me kombëtaren, Duro, golin e 5-të, Agollit, të 2-in ndërsa Vila shënoi golin e parë në ndeshjen e dytë me fanellën e kombëtares.


skeda

Shqipëri-Qipro 6-1
Shënues: Skela 26’ (pen), 44’ (pen), Bogdani 65’, Duro 68’, Agolli 71’, Vila 76’/ Charalampidis 37’
Kartonë të verdhë: Cana
Gjyqtarë: B.Ildirim, E.Sonmez, E.Sezartam (Turqi)

Shqipëria: Ujkani, Curri, Cana (Beqiri 71’), Dallku, Vangjeli (Hyka 60’), Duro (Sefa 74’), Bulku, Agolli, Skela (Vila 66’), Salihi (Bakaj 74’), Bogdani (G.Lika 66’)
Pankina: Hidi, Beqiri, Hyka, Gilman Lika, Vila, Bakaj, Sefa
Trajner: Josip Kuzhe

Qipro: Augusti, Satcias (H.Mihail 46’), Haralambus, Hristu, Ilia, Nikolau (Maragos 59’), Haralambidhis, Aloneftis (Aleksandru 56’), Avram (Garpozis 46’), Okas, Konstandinu (Hristofi 46’).
Trajner: A.Anastasiadhis

“Një fitore që na bën krenarë”

Mesfushori kuqezi, Klodian Duro, mbetet dhe më tej një nga lojtarët që ka kontribut në ndeshjet e Kombëtares dhe në fitoren e mbrëmshme të thellë ndaj Qipros, nuk kishte si të mungonte me golin e tij. Por mesfushori është më shumë i lumtur për fitoren e skuadrës, duke shtuar se grupi tregoi edhe një herë se ka vlera dhe të gjithë shqiptarët duhet të besojnë në një kualifikim të mundshëm në Europianin e ardhshëm. “Besoj se skuadra dha maksimumin dhe e meritoi plotësisht fitoren. Neve na vjen mirë që u kënaqën tifozët, pasi të gjithë e prisnin një fitore të tillë, që edhe pse miqësore, do ta cilësoja historike. Në tërësi ishim në lartësinë e duhur dhe kuptohet që një fitore në këto shifra të bën optimist për të ardhmen. Le të shpresojmë në të tjera fitore në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh mesfushori Klodian Duro.


Minutë pas minute

4’ Goditje këndi për skuadrën tonë, gjuan Skela por gjyqtari fërshëllen për një goditje në zonë për qipriotët.
6’ Gabon Skela duke i dhënë mundësi qirpiotëve për një kundërsulm por ndërhyn parakohe Ujkani dhe zotëron topin.
8’ Goditje nga 16 metra e Kostandinu, topi kalon ngjitur me shtyllën e portës sonë me një Ujkan të mposhtur.
16’ Okas rrezikon portën tonë, por Ujkani arrin ti mbyllë hapësirën.
25’ Bogdani merr një top të dhuruar nga qipriotit dhe ia pason Salihit por ky i fundit pengohet në zonë, penallti për kuqezinjtë.
26’ Gjuan Skela, gol. 11 gola të fanatzistit kuqezi me ekipin përfaqësues.
28’ Bulku gjuan nga 20 metra, topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule të portierit qipriot.
35’ Gjuajtje të Agollit, Salihit, Skelës në zonën qioriote por topi ndërpritet tri herë nga mbrojtësit.
37’ Barazojnë 1-1 qipriotët. Një top që kalon gjithë hapësirën e portës sonë dhe përfundon në këmbët e Charalampidis i cili nga zero metra ka shënuar.
42’ Salihi merr një top të bukur nga Bulku del para portierit por në fund topin e tij që po përfundonte në rrejtë e devijon një mbrojtës.
44’ Salihi shpërthen në zonën qipriote dhe ndalet në mënyrë të gabuar. Arbitri fërshëllen për penallti.
45’ Skela gjuan dhe sërish gol, i 12-ti i tij me kombëtaren.
52’ Goditje nga këndi, Bogdani me kokë pret portieri i kombëtares së Qipros.
56’ Bogdani merr një top të bukur nga Bulku, gjuan fort por pa shënjestruar portën.
65’ Salihi merr një top me gjoks gjuan me rrafashatë, pret portieri dhe aty nga afër Bogdani shënon golin e tretë.
67’ Dallku fiton një top afër zonës, futet në zonë dhe fiton penalltinë e tretë.
68’ Duro gjuan, pret portieri dhe më pas me kokë sërish Duro shënon golin e 4-t.
71’ Goditje këndi, Hyka lëshon një pas te Agolli i cili nga një pozicion i pamundur lëshon një predhë duke shënuar golin e 5-të.
76’ Goli i 6-të. Dallku pason në zonë, Vila zgjat këmbën dhe shënon.
80’ Loja përqëndrohet në mesfushë, pa raste të tjera për gol.
90’ Gjyqtari fërshëllen fundin e takimit.

Fitoret historike

04 qershor 1950 (M)
Shqipëri-Bullgari 2-1
29 nëntor 1952 (M)
Shqipëri-اekosllovaki 3-2
29 nëntor 1953 (M)
Shqipëri-Poloni 2-0
14 nëntor 1971 (KE)
Shqipëri-Turqi 3-0
03 shtator 1980 (KB)
Shqipëri-Finalndë 2-0
22 dhjetor 1984 (KB)
Shqipëri-Belgjikë 2-0
07 qershor 1995 (KE)
Moldavi-Shqipëri 2-3
30 nëntor 1995 (M)
Shqipëri-Bosnjë 2-0
21 janar 1998 (M)
Turqi-Shqipëri 1-4
06 shkurt 2000 (Rothmans)
Shqipëri-Andorë 3-0
11 tetor 2000 (KB)
Shqipëri-Greqi 2-0
25 prill 2001 (M)
Turqi-Shqipëri 0-2
29 mars 2003 (KE)
Shqipëri-Rusi 3-1
10 shtator 2003 (KE)
Shqipëri-Gjeorgji 3-1
02.12.2003, Norçia (M)
Shqipëri-Vietnam 5-0
04 shtator 2004 (KB)
Shqipëri-Greqi 2-1
16 gusht 2006 (M)
San Marino-Shqipëri 0-3
02 qershor 2007 (KE)
Shqipëri-Luksemburg 2-0
06 qershor 2007 (KE)
Luksemburg-Shqipëri 0-3
22 gusht 2007 (M)
Shqipëri-Maltë 3-0
20 gusht 2008 (M)
Shqipëri-Litenshtejn 2-0
10 shtator 2008 (KB)
Shqipëri-Maltë 3-0
12 gusht 2009, (M)
Shqipëri-Qipro 6-1
*panorama*
 
pergjigje

TIFOZAT SHQIPTAR GJITH BOTA I NDERON SE ATO GETHASIN SHQIPERIA ESHTE KAMPION..OLE OLOE OLE OLE OLE......:kercim:
 
Kjo ishte nje ndeshje miqesore.Te shpresojme rezultate pozitive ne ndeshjet zyrtare te kampionatit evropian apo boteror.Kjo jo vetem do te na gezonte si ky rezultat por do te na bente te ndjeheshim krenarine per cunat e ekipit kombetar te futbollit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top