Shqipëri dhe Bosnjë në BE, dy rrugë jo paralele

alfonci

Veri investigatio
Dritan Hila

Me liberalizimin e lëvizjes së njerëzve për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë dhe shtyrjen e këtij afati për Shqipërinë dhe Bosnjën, ka ringjallur edhe një herë vagullt, ndjenjën e fashitur, por aq të përhapur në të kaluarën "se Europa nuk na do".

Në të vërtetë, pas kaq vjet hapjeje dhe kontaktesh me botën, për fat të mirë, një pjesë e mirë e publikut shqiptar e di se jemi ne që nuk duam veten dhe Europa pranon në gjirin e saj popuj me standarde, mënyra jetese dhe traditë kulturore të ngjashme me të sajën, ndërsa të shfryrat nuk shkurtojnë rrugën e afrimit.

Por e keqja më e madhe e jona, qëndron në rrymat e mendimit, të cilat në vend që të inkurajojnë e punojnë për shkurtimin e diferencave, hedhin tezën provokative se "neve dhe boshnjakëve, nuk na duan pasi jemi myslimanë", duke bërë gabimin e pafalshëm që të provokojnë më të fortin dhe për më keq me argumente talebanësh.
E vërteta është se e vetmja e përbashkët midis dy vendeve është se secili prej tyre ka probleme tërësisht të ndryshme nga njëri- tjetri.
Në rastin e Bosnjës, vetë komisioneri Olli Rehn, deklaroi se "është një vend i sapodalë nga lufta, ku problemet e saj janë ende të gjalla dhe pengojnë integrimin". اka do të thotë se BE-ja nuk mund të fusë në gjirin e saj, një komunitet, i cili ende ka të gjallë urrejtjen etnike; nuk ka të plazmuar të vetëndjerin komb boshnjak, por secili ndihet mysliman, serb ose kroat; nuk janë të bindur në unitarizmin e shtetit, por preferojnë në rastin serb e kroat kombet amë dhe, mbi të gjitha, ka ende probleme me kontrollin e popullsisë.

Me ngjarjen e 11 shtatorit 2001, mori fund edhe simpatia e pakushtëzuar e Perëndimit për myslimanët e Bosnjës dhe, pas kësaj dite, perëndimorët kanë filluar të shpluhurosin raportet e shërbimeve sekrete dhe të konstatojnë se myslimanët boshnjakë nuk janë vetëm viktima të agresionit serb, por edhe strehues të muxhahedinëve të ardhur nga Afganistani, ose të formuar në luftën e Bosnjës të viteve ‘92-‘95 të shekullit të kaluar.

Të pranuar si ndihmë në ditët kur ishte në dyshim mbijetesa e myslimanëve boshnjakë, nga 6 deri 8 mijë muxhahedinë, morën pjesë në luftën e cila për ta konsiderohej si "xhihadi" islam kundër të pafeve, dhe jo një luftë për identitet kombëtar e nacional, siç ishte për shumicën e myslimanëve të Bosnjës. Dhe nga këta, sot shumë prej tyre janë martuar me boshnjake, janë vendosur në fshatrat e zonës myslimane dhe janë vështirë të kontrollueshëm nga policia.

Tashmë fshatra si Bocinja e Guca Gora, qytete si Zenica etj., kanë një prezencë të fortë të arabëve të natyralizuar në boshnjakë, të cilët paqen e Dejtonit e konsiderojnë si një armëpushim të përkohshëm të xhihadit, ndërsa amerikanët dhe trupat perëndimore të SFOR-it si pushtues të tokës së islamit dhe objektiva potencialë të sulmeve të tyre, ndërsa Bosnjën si "Place d‘arme" për aksione kundër Europës.
Po ashtu, në ditët e para të luftës, myslimanët e Bosnjës u detyruan të bëjnë aleancë me iranianët, e cila në këmbim të armëve dhe parave, solli depërtimin kapilar të shërbimit sekret iranian VEVAK dhe të pasdaranëve (rojet e revolucionit islamik) në shoqërinë boshnjake; si dhe me sauditët, të cilët nëpërmjet shoqatave humanitare, shtrinë ndikimin e Wahabizmit intolerant, në shoqërinë boshnjake. Dhe kjo ndihmë mund të ketë qenë e domosdoshme në ato vite, por në ditët e sotme, është ngjyrues negativ për imazhin e Bosnjës
Burimet e inteligjencës perëndimore bëjnë të ditur se vetë Osama Bin Laden, ka qenë disa herë në Sarajevë dhe është pritur nga ish- presidenti i atëhershëm, i ndjeri Ajlia Izetbegoviç.

Se çfarë ndikimi dhe depërtimi kanë pasur anëtarët e "Al Qaedas" në shtetin boshnjak, vështirë të thuhet, por në atë kohë, janë shpërndarë 12 mijë pasaporta dhe ambasadat boshnjake në Vjenë dhe Zagreb kanë pajisur anëtarët e kësaj organizate me pasaporta ku mungojnë në inventar destinacionet e 800 copëve. Ndërkohë ushtria ruse në اeçeni dhe ajo amerikane në Irak e Afganistan, gjejnë në trupat e militantëve Al Qaedistë të vrarë në luftime, pasaporta boshnjake.
Khalid Al Mihdhar dhe Nawaf Al Hazmi, dy nga rrëmbyesit sauditë të avionit 77 të "American Airlines" që u përplas në Pentagon, së bashku me Khalid Sheikh Muhammad, ideatorin dhe organizatorin e atentateve të 11 shtatorit, kanë qenë luftëtarë të detashmentit muxhahedin që kishte luftuar në Bosnjë.

Gjithashtu, klasa drejtuese e myslimanëve të Bosnjës ka në shkollimin e saj diploma të madrasave të Sarajevës.

Të gjitha këto fakte, rrisin ngurrimin e BE-së për të bërë pjesë integrale të bashkimit një vend të pastabilizuar dhe burim tensionesh.
Ndërsa asnjë nga sa më sipër nuk qëndron në rastin shqiptar kudo që ndodhet në Ballkan.

Megjithëse gjatë luftës në Bosnjë dhe më pas kur filloi lufta në Kosovë, elementi islamik u përpoq të shfrytëzonte dhe infiltrohej në shoqërinë shqiptare këtej dhe andej kufirit, shqiptarët rezultuan material skadent për xhihadin islam.

Edhe në rastet kur pranuan furnizimet me armë të ardhura nga Bosnja ose nëpërmjet kanaleve të saj, si shqiptarët e Kosovës ashtu edhe ata të Maqedonisë dhe Shqipërisë, kishin synim të tyre të parë e të fundit çështjen kombëtare dhe nuk ju interesonte aspak feja. Fakti që Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet ku Shtetet e Bashkuara kanë përqindjen më të madhe të simpatisë popullore në kontinenti europian, tregon qartë se ajo që për Bin Ladenin dhe pasardhësit e Ajatollah Khomeinit është Satanai i madh, për shqiptarët është Shpëtimtari i madh.
Prezenca e katolikëve dhe ortodoksëve shqiptarë, të cilët me hapjen e vendit janë shtuar në përqindje nga konvertimi i brezave të rinj nga besimi islam (i cili pa të drejtë perceptohet në subkulturën urbane si i prapambetur) në besimet e krishtera, është tregues që shoqëria shqiptare, nuk është shoqëri islame dhe as që e ndjen veten në tërësi të tillë.

Ndërsa klasa politike shqiptare mund të quhet pa frikë më e pangjyra për përkatësinë fetare të saj.

Të gjitha sa më sipër për Bosnjën e Shqipërinë dhe diferencat midis tyre, zyrtarët e BE-së i dinë. Ndaj nëse Bosnja ka probleme me trashëgiminë e luftës dhe islamikët e mbetur, ne s‘kemi pse i themi BE-së të na vërë patkonj, deri sa nuk jemi atllarë dhe na kanë vënë detyra të tjera. E mira është të bëjmë detyrat e shtëpisë dhe të mos hallakatemi me llogje të dëmshme.
 
hahahahahahaahah titulli me ket qka shkruan ktu kejt ndryshe koka , kurgjo te ngjashum nuk paska , sepse paska fillu historin e bosnjes ta tregoj dhe jo pse sna pranon BE-ja , fakt osht let thot kush qka te doj qe BE sna pranon vetem pse jem me shumic Muslimane , pse turkia nuk pranohet vetem qe eshte shumic muslimane , pse Maqedonis , malit te zi , serbis ju heken vizat ? e shqiperis jo mos i kan punet me mir sidomos kto 2ja maqedoni edhe mali i zi me mir se shqiperia jo aspak muj me thon ndoshta edhe me keq , nje shtet qe ka bo krimet me te medha ne ballkan qe ka pre shqiptar edhe boshnjak ju heken vizat kurse shqiptarve qe kan hek nga ata jo a i paskan plotsu standardet kto 3 shtete jo aspak korrupsionin e kan me keq se ne shqiperi njeri shtet ska as kombsi njeri ka bo krimet me te medha ne ballkan dhe tjetri ska asgje ne te dhe prap ju heken nese skoka arsyja per Musliman at'her pse spo pranohet turkia ? hmm thojn qe ka probleme me greqin at'her edhe greqia paska problem me turkin edhe ka problem me maqedonin , bullgaria ka problem me maqedonin ? pse greqia eshte ne be pasi qe paska probleme me turkin ? e me maqedonin ? hmm dihet sakt se pse sna lojn me hy ne BE por e kam nje gje un ne mendje vetem te zhvillojm ekonomin ta kem sigurin sid duhet ma saktesisht te ken populli pun eh kushte te mira e siguri ne nivel asgje BE-ja nuk po na duhet sepse vet at'her do vi te na lus ose vet do na hek viza e do deshironte tna fuste ne BE por asgje sdo na duhej .

edhe nje gje per fund ajo e fundit qe kan fillu rinia te konvertohen ne katolik ajo eshte nje rren shum e madhe , sa qe ja paska fut palidhje sidomos ne Kosove pak jan qe jan bo katolik edhe ato jan ndonje te vjeter ose ndonje familje qe e kan pas per dokumenta viza per , perfitime eh asi besimtar sna duhen asgje sepse nuk jan .
 
Nuk e kuptoj se c'fare ka per te qeshur ne kete artikull. Por per lexues si ju dicka e tille mbase eshte e parapritur.

Ajo e fundit per mendimin tim ka kuptim figurativ me shume se c'do gje tjeter. Katoliket njihen per mos praktikimin e fese se tyre, por akoma identifikohen si te tille.

Rruga per ne BE tregohet shume qarte. Artikulli nenvizon perse shqiperia dhe bosnja jane dy c'eshtje te ndryshme, perse jane ne nivele te ndryshme te integrimit dhe perse ato kane shume pak karakteristika te perbashketa perpara shqyrtuesve te burokracise ne Bruksel.

Personalisht e gjeta kete artikull si shume serioz dhe realist. Megjithate, mendimi ndryshe nuk mund te jete medoemos gabim. Por keqkuptimi eshte padyshim i tille.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top