Shqiperi-Danimarke 1-1

2ak2009

Antar Aktiv
Barazim historik i Shqiperise ne 'QEMAL STAFA' ndaj Danimarkes
09/09/2009

Barazim historik i kuqezinjve ndaj Danimarkes
Barazim historik 1-1 i kombetares shqiptare ne “Qemal Stafa” ne ndeshjen e luajtur kunder kryesuesve te grupi tone, Danimarkes.

Ndeshja ka nisur me mire per nordiket te cilet ne pjesen e pare te takimit e kerkuan me shume golin, dhe per pak e gjeten ne minuten e 23 kur mbrojtesi Curri dhe portieri Ujkani nuk jane marre vesh mes tyre, por fatmiresisht per kuqezinjte, Rommendahl nuk ka arritur te perfitoje.

Me kalimin e minutave kombetarja jone ka nisur te reagoje ne disa raste me Salihin dhe Bogdanin por pa sukses.

Pikerisht ne momentin kur ne fushe skuadra shqiptare po zhvillonte nje loje me me shume grinte se danezet, te cilet megjithe rastet qe kishin ishin shume nervoze para portes, ne minuten e 40 nje dalje e gabuar e portierit Ujkani i ka hapur udhen topit te goditur me koke nga Bendter.

Me golin e pesuar 5 minuta deri ne fershellimin e gjyqtarit turk rezultati i ndeshjes nuk ka ndryshuar dhe pjesa e pare mbyllet 0-1 per danezet.

Me nisjen e pjeses se dyte te takimit kuqezinjte shfaqen me shume agresive ne kerkim te golit te barazimit. Pas disa aksioneve dhe krosimeve radhazi me ane te Dallkut dhe Skeles, ne minuten e 51-te skuadra jone gjen golin e barazimit me ane te Bogdanit i cili ka perfituar nga nje gabim i Sorensen qe nuk spastroi dot topin e goditur lehte nga Salihi brenda zones.

Ka qene pikerisht goli i Bogut ai qe i ka dhene zemer skuadres tone qe tregohet me agresive dhe ne minuten e 57-te nje goditje me koke e Dallkut “qeth” kendin e majte te portes daneze.

Ne minuten e 63-te serish tanet me nje goditje kendi per pak nuk gjejne golin, kete here ishte Curri ai qe godet me koke dhe topi kalon thuajse ne te njejten trajektore si topii goditur nga Dallku.

Danezet mundohen te kunderpergjigjen por serish mbeten kuqezinjte dominues ne fushen e lojes thuajse deri ne fund te takimit.

Minutat e fundit si dhe ato shtese (4) danezet perpiqen te gjejne golin e dyte me ane te disa perpjekjeve rradhazi por pas sukses.

Ndeshja mbyllet 1-1 duke sigluar barazimin e pare mes kombetares sone dhe asaj daneze pas tete takimeve zyrtare.

Ne ndeshjen e ardhshme me 14 tetor Shqiperia duhet te perballet serish me nje skuader nordike, kete radhe fqinjet e Danimarkes, Suedine.


top-channel.tv
 
auuu Shqiptart Futbollin e Dobt e kan ashtu si shqiperia edhe kosova ne pergjethsi dobt jan per futboll
 
Shqiperia ka luajtur shume mire mbreme. Bravo tranjerit te ri, vertete qe ka bere diferencen.
 
sa kenaqemi ne me keto barazime na duket sikur kemi fituare kupen e botes por per ato humjet historike si i behet muabeti apo atehere he mo se dava bythqirash jane
e lame mbrapa malten hallal
 
normale pse gzohemi per keto rezultatet pozitive pasi ne ranglisten e fifas bejme perparim dh ne eliminatoret e ardhshme do te kemi grupe me te lehet por edhe gezohemi sepse shqipria gjithmon ka treguar se di te luaj me ekipet e medhe duke u shkaktuar shum probleme ja si ne rastin e fundit grupin e ka hapur nga e para
 
kombetarja shenoi 1 gol...llogaria juaj u shtua me 100 lekeLOL

uiiiiii arlinda edhe une e kam pas ket gje....por ke nr tjeter....me eshte prish dreqi paskam hum kot 100 lek:p:p:p:p:p:p:p:p
 
cdohere percjell kombetaren kur luan, sa keq dje qe nuk e pash :(...Gjithsesi nje BRAVO te madhe per ta :dong: :dong: :dong:

P.S. Po juve ju shperbjene kompanite celulare kur fiton kombetarja? :D
 
osht sukses kem mujt me tregu ma shum sukses ;)

Barazim kunder Ish kampionit botror te vitit 1992 - Danimarkes , Barazim kunder ish kampionit Portugalis Midis Portugalis , Barazim Kunder Suedis jon suksese kto tu e marr parasysh qfar lojtar kan kto ekipe si danimarka qe ka yje qe lujn edhe ne Arsenal , sikur Portugalia C.Ronaldo Fitus i topit te art , si Suedis Ibrahimovic ;)

me pas fitu kunder maltes edhe ne malt edhe me fitu hungarin ne vendin ton edhe barazim me pas nxerr kunder hungaris ne hungari qe ka pas shansa kish dal ni sukses ma i mir i kishom pas tash 14 pik ;) po qa me bo suksese nt'ardhmen ;)
 
Edhe une them qe ky trajneri i ri Kuzhe po ben nje pune te mire...edhe shpresoja per nje fitore me danimarken por edhe barazimi mire eshte..Sukses me suedine tani!
 
Cfare te them smund te thuash mire barazimi kur dime qe do luajme me suedine edhe tere besoj se e dini se eshte ekip i forte :(
 
osht sukses kem mujt me tregu ma shum sukses ;)

Barazim kunder Ish kampionit botror te vitit 1992 - Danimarkes , Barazim kunder ish kampionit Portugalis Midis Portugalis , Barazim Kunder Suedis jon suksese kto tu e marr parasysh qfar lojtar kan kto ekipe si danimarka qe ka yje qe lujn edhe ne Arsenal , sikur Portugalia C.Ronaldo Fitus i topit te art , si Suedis Ibrahimovic ;)

me pas fitu kunder maltes edhe ne malt edhe me fitu hungarin ne vendin ton edhe barazim me pas nxerr kunder hungaris ne hungari qe ka pas shansa kish dal ni sukses ma i mir i kishom pas tash 14 pik ;) po qa me bo suksese nt'ardhmen ;)

Nje koriigjim i vogel , Danimarka kampione Evrope ne 92 , kurse Portugalia asnjehere kampione , dhe Suedia gjithashtu.
 
Barazimi per ne kishte vetem nje pike dhe kaq , ç'lesh historiku!!!!
ja kthum paksa borxhin Portugalise , por per tja kthyer tamam duhet te barazojme me Suedin.
 
o black devil mos harro se jemi me 2009.
sot lexova nje artikull pasi ta denojne fifen shqipetare per kushtet ne stadium
pa uje te ngrohet
nuk i lejonin tifozat me tapat e pagureve te ujit dhe ne stadium gjeje gure dhe tulla
s'kishte banja per femra
ato te meshkujve ishin jashte perdorimit
s'kishte uje
etj etj
leshtu qe ka rrezike te mos zhvillohen me ndeshje ne qemal stafa
 
bravo shqiperia...me shtoi 100 leke te reja ne celular,nga oferta e vodafonit...her tjeter te bej ca gola me shum,se s'bejn keq sca lek me teper ne karte...:D
 
Skemi cfare te themi per cunat e kombetares se futbollit.Dhane maksimumin e mundshem por tek e fundit aksionet nuk perfunduan aty ku duhej.Sido qofte edhe nje pik s'eshte keq kur mendojme qe ishim ne dizavantazh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top