Shpella e Butrintit, një risi për turistët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Një shpellë me stalakmide dhe stalaktide është zbuluar ditët e fundit në drejtim të vendit që quhet Qafa e Hartës, kur shkon për në qytezën e Ksamilit, 10 m larg rrugës nacionale që të shpie tek liqeni i Butrintit.

Shpella është zbuluar fare rastësisht nga peshkatari Asqeri Kola, i cili pas zbulimit të saj ka njoftuar arkeologët e Butrintit. Për më tepër njohuri për shpellën, të emëruar tashmë “Shpella e Butrintit”, intervistuam drejtorin e Departamentit të Arkeologjisë në Butrint, doktor profesor, Dhimitër اondi.

Ku ndodhet shpella e zbuluar ditët e fundit?
Zbulimi i ri ndodhet në drejtim të vendit që quhet Qafa e Hartës, kur shkon për në qytezën e Ksamilit, 10 metër larg rrugës nacionale Sarandë – Butrint, që të shpie pikërisht tek liqeni i Butrintit. Eshtë interesant fakti që, me gjithë vrojtimet e vazhdueshme të arkeologëve dhe spelologëve ata nuk kishin arritur ta zbulonin këtë shpellë. Edhe profesori italian, Kardini, anëtar i ekipit të Misionit Arkeologjik Italian, Ugolini, i cili e ka shëtitur krejt territorin e Butrintit, por edhe bregdetin e Himarës e deri në Përmet, në vitet 1928 – 1940 pa dhe studioi edhe një sërë shpellash, por një të tillë si kjo e gjetur ditët e fundit nuk pati mundësi ta shihte edhe pse e kishte atje pranë. Fati do t’i buzëqeshte një peshkatari të thjeshtë, Asqeri Kola, i cili arriti të bënte këtë zbulim të rëndësishëm. Ai na informoi menjëherë dhe ne shkuam dhe verifikuam këtë shpellë.

Kujt periudhe i përket shpella?
Nga këqyrja e materialeve të gjetura brenda shpellës, si dhe nga vrojtimi i sipërfaqes, evidentuam se shpella e gjetur rishtazi ka fragmente qeramike të jetës që i përkasin shekullit VI e në vazhdim. Menjëherë na ranë në sy objektet e qeramikës së veçantë dhe të rrallë korinthtike, të importuara nga Korinthi dhe Kërkela. Këto fragmente qeramike ne i kemi gjetur gjatë gërmimeve vetëm në qytetin antik të Butrintit. Shpella është mjaft e gjerë, rreth 200 m2, me lartësi 3 - 4 metra. Shpella e quajtur tashmë “Shpella e Butrintit” duhet thënë se ka qenë më tepër një vend religjioz, edhe pse me përmasa më të vogla.

اfarë janë fragmentet e gjetura në “Shpellën e Butrintit“?
Fragmentet qeramike që u gjetën atje kanë dalë në sipërfaqe pa bërë gërmime. Ato janë enë të ndryshme, fragmente buzë ariballi mjaft të veçanta, amfora me buzë të gjera të tipit B, përsëri edhe këto të shek. VI para lindjes së Krishtit. Gjithashtu janë gjetur edhe disa figurina të ngjashme me këto pesë valltarët e zbuluar në Konispol, të cilat janë në pozicion valleje. Këto figurina prej balte janë të shek. V-VI para lindjes së Krishtit dhe vihet re se janë të veçanta për nivelin kulturor të kësaj zone.

اfarë të veçante do të ketë kjo shpellë tashmë në numrin e monumenteve që duhen vizituar nga turistët?
Kjo ka veçantinë e vet, që është një gjë mjaft pozitive, sepse mbi 50 mijë turistët që vijnë nga Korfuzi, krahas monumenteve të Butrintit, që vazhdimisht zgjerohet sipërfaqja dhe evidentohet, hap një vend të ri për vizitorët. Dhe kjo nuk është thjesht një shpellë me stalaktite dhe stalagmite, por është një shpellë me elementë kulturorë, vend religjioz i qeramikës dhe i vendbanimeve. Në këtë shpellë mund të qëndrojë lirshëm një grup prej 50 turistësh.

Shpella e Butrintit, faltorja buzë liqenit


Thoma Nika

Një mrekulli dhe një çudi më vete. Kështu konsiderohet zbulimi më i fundit në rrezen e Parkut të Butrintit. Ky zbulim është çuditërisht një shpellë që malin e ka brenda vetes, në mjedisin shkëmbor e të lagësht, tek stalagmitet e stalagtitet, por aspak në lartësinë ku gjendet. Ndodhja e saj fare pranë buzës së ujërave të Liqenit të Butrintit, vetëm 15 metra larg tyre, është shmangie nga ligjësitë dhe përfytyrimet tona të zakonshme për shpellat. Ajo është e ngushtë sa mezi nxë një trup njeriu. Befasitë e Shpellës së porsazbuluar të Butrintit janë të tilla edhe kur takon zbuluesin e saj. Ai nuk është as një arkeolog e as ndonjë çoban, sikurse ka ndodhur rëndom. Nuk mund të ishte arkeolog për arsyen e thjeshtë se për ekzistencën e saj nuk thuhet asgjë as në hartën arkeologjike të Kardinit, një prej bashkëpunëtorëve të njohur të Ugolinit. Trashëgimia e punës së tij zbuluese janë disa shpella të këtij rajoni, por për Shpellën e Butrintit nuk thuhet asnjë fjalë. Fati i zbulimit të saj i takoi një peshkatari-atlet nga Ksamili. "Isha duke vrapuar për të mbajtur trupin në formë, kur sytë më shkuan tek hyrja e kësaj shpelle, që fillimisht mu duk si gropë”, - rrëfen Asqeri Kola. Duke qenë edhe amator i kësaj fushe, ajo çka pa, e intrigoi, e i zgjoi kureshtjen dhe kërkimin. "E pashë që nuk ishte një shpellë e thjeshtë dhe njoftova arkeologët e Butrintit, Dhimitër اondin, me të cilin shkuam dhe e panë të dy”, - tregon ai.
Vend religjioz
Shpellën e Butrintit, Dhimitër اondi e vlerëson si një zbulim të veçantë për arkeologjinë, për zonën dhe burimet turistike të Sarandës. Në shpellën, që mendohet se është e shek. VI, vërehet se janë prezente stalaktitet dhe stalagmitet karakteristike. Mendohet se ajo përfaqëson një vend religjioz, pelegrinazhi. Në këtë përcaktim arrihet duke u nisur nga materialet e zbuluara, që evidentojnë elementin religjioz, por mund të ketë shërbyr edhe si vendbanim. Për momentin e parë mendohet se vendndodhja shumë e afërt e shpellës me Liqenin e Butrintit, gjendja në një vend për të kaluar lehtësisht në këtë shpellë dhe gjetja e disa objekteve që përafrojnë me ato të zbuluara në shpellën e Kreshmoit në afërsi të Konispolit nga një shqiptaro-amerikane e universitetit të Teksasit, vërtetojnë se këtu kemi të bëjmë me një vend religjioz në shërbim të qytetit të Butrintit. Konkretisht materialet tregojnë një amforë korintike, si ato të zbuluara në akropolin e Butrintit gjatë gërmimeve të misionit shqiptaro-grek. Këto janë shumë të rralla dhe vijnë nga Korinthi, që favorizojnë tezën religjioze. Ndërkohë, këtu kemi një aridonë si ajo që është ekspozuar në muzeun e Butrintit, që çon në shek. VI para Krishtit. Në shpellë janë gjetur në sipërfaqe edhe dy figurina qeramike, pa nisur ende sondazhet dhe gërmimet arkeologjike, që bëjnë të mendosh se vizitorë të kohëve antike kanë ardhur për t'i lënë dhuratë për shërbesat e tyre në këtë vend. Gërmimet do të hedhin dritë të re mbi funksionin religjioz në këtë objekt, apo nëse ajo ka qenë një shpellë e banuar që në kohën prehistorike me vazhdimësi ndoshta deri në periudhat antike.
اondi shpreh mendimin se edhe kjo është e njëjtë me atë të Kreshmoit në anën religjioze të saj. Nëse ajo shërbente për shërbesa të këtij karakteri për اukën e Ajtoit, e njohur në antikitet si qyteti i Kestrinës, kjo mendohet të ketë qenë e tillë për qytetin e Butrintit.
Qendra e ardhshme e pelegrinazhit
Këto vlera do të evidentohen dhe do t'i japin një impakt të ri turistik territorit të Sarandës, duke iu shtuar qytetit të Butrintit, ku janë prezente të gjitha periudhat e zhvillimit, Manastirit të 40 shenjtorëve, i veçantë për hapësirën jonike, Sinagoga e rrallë hebraike. “Me këtë shpellë i plotësohet dhe i sigurohet impaktit turistik të Sarandës ajo që i mungonte flukseve turistike prej 45-50 mijë vizitorësh”,- thotë اondi. Me një punë të kujdesshme të arkeologjisë, në bashkëpunim me komunitetin dhe qeverisjen vendore të Sarandës, pikave të pelegrinazhit turistik do t'i shtohet edhe monumenti i kësaj natyre. Si masë e parë mendohet sigurimi i ruajtjes dhe rezervimit të monumentit të rrallë. Për të vijuar me programimin nga Instituti i Arkeologjisë për të realizuar gërmimin dhe zbulimin tërësor, me vizionin për t'u kthyer në një qendër të vizitueshme. Ajo që shihet e vështirë është programimi i këtyre punëve për këtë vit dhe اondi e sheh të pamundur të ndodhë kjo, pasi projektet dhe programet janë mbyllur për këtë vit. Gjithçka, që nga nisja e pastrimit dhe heqja e dherave që janë disa dhjetëra metra kub e deri te kërkimi i materialit arkeologjik në shtresa të nëndheshme, kushtëzohet nga gjetja e ndonjë donatori të mundshëm. Me shpella të kësaj natyre është marrë Kardini, bashkëpunëtor i Ugolinit, i cili zbuloi një varg shpellash në këtë territor, siç është ajo e Himarës etj. Ndërsa kjo nuk figuronte në hartën e asnjë arkeologu dhe zbuluesi pararendës.

Përmasat e Shpellës së Butrintit
Ka një sipërfaqe prej 150 metra katrorë, diçka më e vogël se ajo e Kreshmoit.
Dyshemja e saj shkon në thellësinë 4 metra.
Ka hapësirë të gjerë, të bollshme dhe të përshtatshme për të qëndruar në të.
Stalagmitet janë më të dendura, për shkak të lagështisë më të madhe, prezente në të.
Ajo vlerësohet e veçantë për nga natyra, për nga pozicioni i saj, nuk ndodhet në lartësitë e maleve, por në brigjet e liqenit, vetëm 15 metra nga buza e ujit dhe 50 metra nën rrugën automobilistike Sarandë-Butrint dhe 2 km larg nga Ksamili. Me një vozitje me varkë, duke u nisur nga Butrinti, vihet në të, ndërkohë që është e mundshme edhe me automjet, pasi rruga është e hapur.
files.php
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top