Shpejt, kompjutera që kuptojnë

TIGRI

Anëtar i ri
Në një të ardhme jo shumë të largët, në treg do të hidhen kompjuterat që njohin kuptimin e fjalëve. Një firmë amerikane ka prodhuar “kartën e të kuptuarit” e cila në memorien e saj ka të paktën dhjetë herë më shumë fjalë se sa një student i sapodiplomuar nga universiteti. Fale kësaj karte, kompjuteri do të arrijë të mësojë edhe kuptimin e fjalëve.
Sipas përfaqësuesit të kompanisë, Scott Jarus, cituar nga AFP, “kompjuterit i janë mësuar të gjitha fjalët dhe fjalitë në gjuhën angleze. Bazuar në programet e përgatitura, gjithçka do të funksionojë sipas trurit të njeriut. Për përgatitjen e kësaj karte, janë dashur 30 vjet punë. Ajo njihet si ‘sematik web’ dhe është e destinuar për ‘web 3.0’”.
 
Mrekulli !

Goxha arritje, kur do behet edhe pershtatja ne shqip ?
 
interesante por ja te shohim sa efekt do te kete ne treg ky lloj kompiuteri .
 
prit pak se në të ardhmen njerëzit do martohen me kompjutera(robot).
Atëherë po që do të iki bota për pambuk ose ene për nai gjo tjetër :D
 
edhe ajo na duhet te bejme shok kompjuterin pastaj
 
Si shume tema per AI jane hapur kohen e fundit
Pastaj nje njeriu i duhen 6 deri ne 12 muaj te mesoje nje gjuhe
(bebete edhe me shpejt)
Kurse ketij kompjuteri 30 vjet.
Me cfare CPu-je eshte ku me Pentium II?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top