TIGRI
Anëtar i ri
Në një të ardhme jo shumë të largët, në treg do të hidhen kompjuterat që njohin kuptimin e fjalëve. Një firmë amerikane ka prodhuar “kartën e të kuptuarit” e cila në memorien e saj ka të paktën dhjetë herë më shumë fjalë se sa një student i sapodiplomuar nga universiteti. Fale kësaj karte, kompjuteri do të arrijë të mësojë edhe kuptimin e fjalëve.
Sipas përfaqësuesit të kompanisë, Scott Jarus, cituar nga AFP, “kompjuterit i janë mësuar të gjitha fjalët dhe fjalitë në gjuhën angleze. Bazuar në programet e përgatitura, gjithçka do të funksionojë sipas trurit të njeriut. Për përgatitjen e kësaj karte, janë dashur 30 vjet punë. Ajo njihet si ‘sematik web’ dhe është e destinuar për ‘web 3.0’”.