Shpata e Bajazitit II

The Game©

Antar Aktiv
Profesor Frederik de Jong, deklaron rezultatin e transkriptimit te shpates: i eshte dhuruar sulltan Bajazitit II

Kush guxon tek Christie's per nje shpate sulltani


Elsa Demo

'Dhuruar Madherise se tij, Sulltanit te Larte, Bajazit Han, djalit te Sulltan Mehmet Han, i biri i Sulltan Muratit'‌. Kjo eshte 'formula e pagezimit'‌, shkruar ne osmanisht mbi tehun e shpates se shek.XV-XVI, prone e Institutit te Kultures Popullore. Studiuesi i osmanishtes, Frederik de Jong, profesor i Universitetit te Utrecht-it ne Hollande, ka deklaruar dje para medias se ky eshte deskriptimi i mbishkrimit osman ne shpaten rreth 400 vjet e vjeter, qe do te thote me e vjetra nga 40 shpatat e fondit etnografik qe ai studioi gjate nje jave. Vec ketij mbishkrimi qe na informon se kjo shpate i eshte dhuruar sulltan Bajazitit II, ajo nuk permban asnje te dhene tjeter, date apo vend prodhimi qe zakonisht shpatat e kane. 'Shumica e shpatave kane tekste e te dhena qe bejne te ditur per kohen dhe vendin e prodhimit. Tekstet jane kryesisht vargje poezish, shkrime fatsjellese, madje shkrimet e tyre jane te vlefshme edhe per letersine e vjeter otomane ose arabike. Ato perbejne dokumente historike me vete dhe japin informacione qe mund te jene baza per zbulime te reja historike'‌,- tha prof. De Jong ne prani te specialisteve, iniciatorit te projektit te deskriptimit te mbishkrimeve, Frederik Stamati, prane Laboratorit te Arkeometrise, dhe historianit Luan Malltezi.
Eshte nje zbulim i madh qe nje shpate beteje e sulltanit Bajaziti II ndodhet prej gjysme shekulli ne fondet e muzeve tane, por nuk eshte i rastit. Shpata ka qene, duhej vetem ky deskriptim dhe nje studim analitik qe nuk eshte bere ndonjehere.
Nga 40 shpatat e shqyrtuara prof.De Jong ka vene re se 3 prej tyre jane prodhuar nga e njejta punishte, nga e njejta dore mjeshtri. 'Dekorimet tek dorezat jane realizuar me filigram argjendi, karaketeristike kjo per veriun e Shqiperise. Nuk kemi te bejme me shpata te plota, ne kuptimin qe kellefi dhe doreza, prej briri e thyer nga te dyja anet, jane te nje periudhe me te vonet se tehu. Te treja iu perkasin koheve dhe vendeve te ndryshme. Nje tjeter e vecante eshte cilesia e tyre e ndryshme. Kur jane bere per njerez te pasur, ndonjehere tek doreza kane edhe gure te cmuar.'‌
Ajo qe i ka bere me shume pershtypje profesorit te njohur hollandez eshte se edhe tek shpatat me te thjeshta ka perpjekje per nje lloj dekorimi floreal, perpunim i argjendit. Per shpaten ne fjale dhuruar sulltan Bajazitit II, shpate beteje e tipit damasik, ai perjashton mundesine e prodhimit ne ndonje nga provincat e perandorise osmane, vecse ne ndonje nga qendrat e saj te medha si Stamboll, Burse.
Kjo per shkak te cilesise se larte te celikut, kaligrafise fine, ne ar, me reliev. Kellefi i saj, me pjese metalike dhe lekure i lyer ne boje te zeze i perket shek.XIX. Tani mbeten kerkimet ne arkivat e Stambollit apo edhe ne arkivat e ketushme per te zbuluar se kush dhe ku e ka prodhuar, perse iu be kjo dhurate sulltanit. Ndersa analizat qe do te duhet te zgjasin edhe dy vjet per te gjetur mund te cojne tek ngjashmerite e prodhimit me punishte te tjera.
Nje e dhene e fundit nga keto eshte: tehu i shpates i tille qe nuk perkulet eshte tipike shpate turke, ndryshe nga ato evropiane.

Vlera monetare
Kush do te guxonte tek Christie's
'Eshte e veshtire te vleresosh vleren monetare te kesaj shpate. Nuk ka cmime fikse ne tregun e shpatave e sidomos per ato qe u perkasin figurave historike, qe kane cmime shume me te larta se ato anonime. Nese nje objekt i tille do te dilte ne tregun 'Christie's'‌ per objekte te artit islamik ne Londer, ndoshta do te kapte vleren 200 paund. Por historia e kesaj shpate lidhet me sulltan Bajazitin II, keshtu qe nje sheik Katari do te paguante miliona dollare per ta patur.'‌
Profesor Frederik De Jong percakton ne kete menyre me perafersi vleren e mundshme monetare qe mund te kete nje objekt historik dhe prone e shtetit. Si i tille ai nuk shitet dhe nuk mund t'i vesh asnje cmim. 'Koleksionistet dhe muzete qe iu interesojne perhere e me shume objekte perfekte, mund te ishin teper te interesuar per kete shpate, nuk do te kishin para per ta blere.'‌ Ai ka parasysh vleren e madhe artistike qe ka kjo shpate e tipit damaskin, gjendjen e mire, perpos historise se Sulltanit qe lidhet drejtperdrejte me historine e Shqiperise, nen sundimin e perandorise osmane ne fund te shek.XV, fillim i shek.XVI.


Histori
Bajaziti, ne krye te fushatave ne Shqiperi
Historiani Luan Malltezi, i ftuar prane prof.De Jongut per te rikujtuar kontekstin historik te sulltan Bajazitit II, ka theksuar mes te tjerash se ky sulltan ka udhehequr forcat otomane ne fushatat ne Shqiperi. Sulltan Mehmeti II kishte vdekur, ne krye te perandorise, nga dy djemte e tij, ngjitet Bajaziti II qe sipas Malltezit 'eshte nje figure qendrore per stabilitetin qe vendosi ne perandorine osmane. Bajaziti II ishte ne krye te fushates kunder kryengritjeve te himarioteve, ashtu si sulltanet e kishin zakon te ishin ne krye te betejave, pra ne 1481 dhe 1492 si dhe ne pushtimin e Durresit ne 1506. Fakt eshte qe vete Mehmeti II, ne pranvere te vitit 1478, marshoi me trupat e tij drejt Krujes dhe synonte Shkodren.
Gjate gushtit te vitit 1481 ne viset perendimore te Shqiperise se Poshtme, sidomos ne rajonin e Himares, u zhvilluan luftime te ashpra ndermjet shqiptareve dhe trupave osmane. Gjendja shume e veshtire qe u krijua per forcat osmane, qe vepronin ne keto vise, e detyroi Sulejman Pashen te nisej vete ne krye te 3 mije ushtareve ne drejtim te Himares.

Inventar
Ne kushte te larta sigurie
'Shpata ne fjale mban numrin e inventarit 841. Eshte ne gjendje te mire, edhe pse nuk eshte restauruar. Nuk rrezikohet dhe nuk paraqet nderhyrje urgjente'‌,- thote Frederik Stamati, shef i laboratorit te Konservimit dhe Arkeometrise, njeriu qe pergatiti kete skenar te suksesshem, me mbeshtetje te Fondacionit Soros. Ai thote se studimi i kesaj shpate dhe i disa te tjerave do te vazhdoje dhe qellimi eshte te botohet nje album, me fotografi dhe historine e tyre, qe do te kerkoje edhe dy vjet pune. Stamati tregon me pak fjale rrugen se si erdhi ne Fondin e Institutit te Kultures Popullore. Si fillim kjo shpate u gjend ne Institutin Shkencor, ne vitet 'ثإ“46-'47. Me pas fondi ku ajo bente pjese kaloi ne varesi te Institutit te Historise dhe Gjuhesise, per te ardhur tek ai i Kultures Popullore ku ndodhet sot e kesaj dite. Historia e origjines se saj nuk dihet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top