Shorti i Europa League

cent

...Lontano
Kukësi dhe Skëndërbeu u kursyen nga rivalët “bombë”, në shortin e “play-off” të Europa League i mbajtur në orën 13:00 në Nion, Zvicër.
zvrfd4.jpg
Kështu, goglat vendosen se korçarët do të përballen me Chernomoretsin e Odesës ukrainas, ndërsa verilindorët me skuadrën turke të Trabzonsporit.

Dy rivalë dukshëm superiorë dhe me më shumë emër se skuadrat tona në Europë, por që lejojnë ekzistencën e një shprese sado të vogël, pasi rivalët e secilit ekip mund të kishin qenë shumë më të fortë.

Kështu, Skëndërbeu, i ndodhur në grupin e katërt të shorteut, do të luante më një nga Stuttgart (Gjermani), Betis (Spanjë), Spartak Moskë (Rusi), PAOK (Greqi) e Chernomorets Odesa (Ukrainë).

Ndërsa Kukësi, i ndodhur në grupin e pestë të shorteut, kishte të përcaktuar si rivalë një nga: Fiorentina (Itali), St-Etien (Francë), Rubin Kazan (Rusi), Trabzonspor (Turqi), Sherif Tiraspol (Moldavi)

Ndeshjet e turit të katërt të Europa League do të luhen në datat 22 dhe 29 gusht. Të dy skuadrat tona luajnë ndeshjet e kthimit brenda.
Top Channel
 
Titulli: Shorti i Europa League

Suksese ekipeve tona. Mendoj se vertete ka gjasa qe te kalojne edhe nga nje pengese.
 
Titulli: Shorti i Europa League

Them te drejten ekipet tona nuk se paskan qene edhe pa fat.
 
Titulli: Shorti i Europa League

Sjan shum me fat sidomos Kukesi sepse Trabzonspori s'eshte ekip i dobt !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shorti i Europa League

Sjan shum me fat sidomos Kukesi sepse Trabzonspori s'eshte ekip i dobt !

Ado, ashtu eshte, mirepo cdo ekip tjeter i mundshem ka qene me i forte se Trabzonspor
 
Titulli: Shorti i Europa League

Ado, ashtu eshte, mirepo cdo ekip tjeter i mundshem ka qene me i forte se Trabzonspor

Rubin Kazani edhe ky ekipi nga moldavia ndoshta jan pak me te dobt !?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top