“Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social pa rrugëdalje”

Guest2

Antarë i Respektuar
Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social pa rrugëdalje. Në këtë konkluzion dalin psikologë dhe sociologë në vend, të cilët ngjarjet e dy ditëve të fundit i lidhin sa me vështirësitë ekonomike, mugesën e përkrahjes sociale dhe të kaluarën tranzitore ndër vite.

“Këtu brenda ka edhe pjesë të kulturës, por ajo që është e frikshme është fakti që ne sot kemi prindër që vrasin fëmijë. Kjo është pjesë e një depresioni të pasur social e familjar, pjesë e një varfërie. Sot Shqipëria është në ditët e Migjenit. Në mjerim, në mungesë të një shprese reale të shqiptarëve. Ofrojini kësaj shoqërie, pjesa më e madhe e së cilës është në varfëri, shpresë”, tha Denada Toçe, psikologe.

Format e krimit në shoqërinë shiptare kanë dalë jashtë njerëzores, ku jo pak vend zë edhe kultura e shoqërisë sonë, vlerësojnë piskologët. Sipas tyre, këto raste të shpeshta krimi në forma monstruoze janë kambanë alarmi për ndërhyrje të menjëhershme të të gjithë aktorëve.

“Në fakt është shumë tronditëse, janë të paimagjinueshme përmasat e këtij lloj krimi, kësaj tipologjie krimesh në shoqërinë shqiptare. Janë përmasa shumë të frikshme, përtej njerëzores. Edhe sociologjia e psikologjia me siguri mbeten pa ‘gjuhë’ për të ligjëruar se çfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare. Unë mendoj se nuk janë faktorët ligjorë e penalë, që mund ta frenojnë këtë gjë. Kemi nevojë për një lloj strategjie humanizuese, për të kthyer përmasat humane në shoqërinë shqiptare”, tha sociologu Gëzim Tushe.

“Këto tregojnë se shoqëria shqiptare është e mbërthyer nga një krizë e fortë mungese besimi, mbështetjeje dhe sigurie. Ndërkohë, shërbimet parandaluese, ato të strehimit, të marrjes në mbrojtje të fëmijëve, apo të ndalimit të një bashkëshorti të dhunshëm qoftë edhe me mjete elektronike, në mënyrë që ai të mos i afrohet viktimës, këtu mungojnë totalisht”, tha Edlira Haxhiymeri, psikologe.

Shoqëria shqiptare është e tronditur dy ditët e fundit nga krimi, në dy raste ku babai vret dy fëmijët e mitur, e po kështu bashkëshorti zhvesh dhe hedh gruan nga kati i katërt.

TCH
 
Titulli: “Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social pa rrugëdalje”

Rrugedalje ka. Te rivendose balancen mes pozites e opozites me ane te votes.
Popull i cuditshem. Ankohet vazhdimisht qe qeverite abuzojne e kur vjen puna i japin aq shume vota sa te beje cte doje me ta. Do thoni jo po vendi punes thesi miellit sufllaqet e fresshit etj etj. Asnjera nuk qendron perderisa vota eshte e fshehte.
 
Titulli: “Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social pa rrugëdalje”

Eh mire kete e kam thene dhe une kohe me pare por me fjale te ndryshme...tani sa per rrugedalje,besoj se ka por duhet punuar fort nga te gjithe dhe shume kohe per te arritur nje rezultat te kenaqshem...
 
Titulli: “Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social pa rrugëdalje”

Kush do. Ndrysho.
 
Titulli: “Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social pa rrugëdalje”

Rrugedalje ka. Te rivendose balancen mes pozites e opozites me ane te votes.
Popull i cuditshem. Ankohet vazhdimisht qe qeverite abuzojne e kur vjen puna i japin aq shume vota sa te beje cte doje me ta. Do thoni jo po vendi punes thesi miellit sufllaqet e fresshit etj etj. Asnjera nuk qendron perderisa vota eshte e fshehte.

lol lol ke fol si Luli :p
 
Titulli: “Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social pa rrugëdalje”

Se dija qe nje kryetar partie del e thote te votoni 50 50.

Pjesa dyte e komentit ishte me kahje politike..dmth linte te kuptohej qe po flisnit si nje i djatht.
 
Titulli: “Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social pa rrugëdalje”

clidhje ka qe ca e ca ju kane pjerdhur trute,ska pune shoqeria ketu...
 
Titulli: “Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social pa rrugëdalje”

Pjesa dyte e komentit ishte me kahje politike..dmth linte te kuptohej qe po flisnit si nje i djatht.

Lexoje prap
 
Titulli: “Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social pa rrugëdalje”

ne mesin e popullit tone po ka vazhdimisht tronditje te ndryshme... lloj pas lloji.

Nuk ndryshon gjendja, kur nuk duan....... kur nuk ndermarrin asgje per ndryshim.
 
Titulli: “Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social pa rrugëdalje”

-C'u be ajo shifra 99.999% mysliman, apo ajo shifra 00.001% po e prishka Shqiperine?
-C'u be ajo shifra 99.999% demokraci, apo ajo shifra 00.001% po e prishka Shqiperine?
-C'u be ajo shifra 99.999% komunizem, apo ajo shifra 00.001% po e prishka Shqiperine?

=E shikoni cfare ndodh kur nuk ka 100% SHQIPTARE???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top