Shokët na njohin, më mirë se ne veten

Arfenilla

Themelues i Forumit
Siç thonë hulumtuesit, miqtë apo shokët me të cilët jemi të rrethuar në shkollë munden më mirë të vlerësojnë nga distanca karakterin dhe popullaritetin.
Shokët janë gjëja më e mirë që e keni hë jetë, ndërsa sipas studimit të cilin shkencëtarët nga Universiteti Concordia në Montreal e kanë kryer për 35 vjet, shokët më të mirë na njohin më mirë se ne vetveten.



f.1001002457619_m.jpg

Në studim është krahasuar mënyra me të cilën fëmijët kanë perceptuar veten me mënyrën si i kanë perceptuar shokët, dhe pas kësaj është përcjellë jeta e këtyre personave. Rezultati ka qenë në dobi të shokëve, të cilët në bazë të sjelljes dhe karakterit kanë parashikuar më saktë suksesin në jetë.

Fëmijët të cilët janë perceptuar si të hapur dhe miqësorë kanë qenë më të vetëndërgjegjshëm në moshën e rritur dhe nuk kanë pasur probleme në krahasim me njerëzit, për dallim nga ata që veten e kanë konsideruar të hapur kur ka qenë të vegjël.
Nga ana tjetër, fëmijët të cilët shokët i kanë perceptuar si të tërhequr, sjelljen e tillë e kanë vazhduar edhe në moshën e rritur, duke u mbyllur në vete dhe më shumë.

Siç thonë hulumtuesit, shokët me të cilët jemi të rrethuar në shkollë munden më mirë të vlerësojnë nga distanca karakterin dhe popullaritetin, ndërsa ky hulumtim mund t’i ndihmojë prindërit për të orientuar fëmijët e tyre duke biseduar me shokët e tyre. /Telegrafi/
 
Pe: Shokët na njohin, më mirë se ne veten

Weee vertet kjo??
 
Titulli: Shokët na njohin, më mirë se ne veten

Po pra, ndaj te gjithe jemi kurjoz te dijme mendimin e te tjereve :)
 
Titulli: Shokët na njohin, më mirë se ne veten

miqesia brina ska kshu thona na
 
Pe: Titulli: Shokët na njohin, më mirë se ne veten

miqesia brina ska kshu thona na


I marri brina ska-thuhet...

Per temen ne fjale do thoja se njeriu ne shoqeri hapet me shume se sa ne familje e kudo...Ka shume njerez qe ne familje apo mbrenda mureve te familjes,sillen te mire te sjellshem,e po keta njerez jashte shtepise,ne shoqeri kane nje sjellje krejt tjeter...Cdo gje besoj varet tek karakteri i njeriut por dhe ambjenti,pasi ne familje jo cdokush mund te flase nje fjalor banal,por do i pershtatet rregullave dhe normave te familjes...Ndersa ne shoqeri sikur zgjidhen,sikur leshohen e tregohen pak me vetvetja,pa norma,pa rregulla e gjera te tjera qe ne familje mund te kufizohen...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top