Shkodrani ‘tallet’ me Jenishehrin

Qytetari shkodran ‘tallet’ me Jenishehrin, i kërkon të bëhet pjesë e partisë së tij, deputeti: A do me fitu 120 milionë lekë? Nuk kam kritere unë, vetëm plotëso dokumentin.​


jeni.png
Abcnews' ka bërë publike një audio ku dëgjohet një qytetar shkodran i cili tallet me deputetin. Ai i kërkon që të bëhet deputet ndërkohë që pyet se cilat janë kriteret e partisë. Jenishehri i bëri të ditur se ai nuk ka asnjë kriter, mjafton të mos ketë qënë i dënuar më parë.

Selami Jenishehri ka kërkuar në ‘Facebook’ nga qytetarët që të bëhen pjesë e partisë së tij, e në këtë mënyrë ka lënë dhe numrin e telefonit për këdo që është i interesuar. Këtë rast nuk e kanë humbur ata që kërkonin të bënin pak humor me këtë kërkesë. Kështu, ‘abcnews’ ka bërë publike një audio ku dëgjohet një qytetar shkodran i cili tallet me deputetin. Ai i kërkon që të bëhet deputet ndërkohë që pyet se cilat janë kriteret e partisë. Jenishehri i bëri të ditur se ai nuk ka asnjë kriter, mjafton të mos ketë qënë i dënuar më parë.

Si për ta joshur në fund, deputeti i thotë se nëse bëhet deputet në partinë e tij përfiton plot 120 milionë në 4 vite.


BISEDA:

Qytetari
: ‘Kam lexuar njoftimin në Facebook, jam student i akademisë së Arteve, të pashë në Facebook, jam për klarinetë, dua të rregjistrohem në partinë tane. Mendoj se Shkodrës i duhet një deputet si puna ime.

Jenishehri: A mundësh të marrësh nesër në telefon, pas orës 9?

Qytetari: Cfarë kriteresh duhet me pas me u fut te partia jote?

Jenishehri: Asnjë kusht, vetëm plotëso një formular, që tregon se nuk je i dënum.

Qytetari: Jo nuk jemi i dënum vetëm na ka dënu i madhi Zot të merremi me ty..

Jenishehri: Me datën 25 prill..dokumentat ke më plotësu.

Qytetari: Lek a duhet më dhënë? Lek nuk kam..

Jenishehri: A do me u ba deputet, me marr 120 milionë lekë, do i marrësh për 4 vjet.

Qytetari: Po kush i hupi që ti marr unë?

Jenisheri: Flasim nesër


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Dosja.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top