Shkodra, qyteti i Kushtetutës mahnitëse

braziljania

Anëtar i Nderuar
Dokumenti ligjor konsiderohet si ndër më të mirët e kontinentit për kohën

Statuti i jashtëzakonshëm i qytetit shqiptar, i vitit 1346

Në fundin e shekullit XIII dhe fillimin e shekullit XIV, nis pas shumë shekujsh, në historinë e qytetërimit evropian, të marrë terren, ajo që thirret shpërbërje e Perandorisë Kristiane. Kjo Perandori, jeta e së cilës kishte zgjatur jo pak, por gati dhjetë shekuj, duke dominuar tërë hapësirat gjeografike kontinentale, i linte vendin krijimit të formacioneve të reja politiko-administrative, të thirrura Regna dhe Komuna… E thënë me fjalë të tjera, nëpër territoret e kontinentit plak, fillojnë të krijohen për herë të parë mbretëritë e vogla, principatat apo despotatet.

Por, nëse në Perandorinë Kristiane i tërë pushteti politik, administrativ dhe ligjor i takonin Perandorit, ndërsa ai moral e religjioz kishës, në kushtet e shpërbërjes së saj, realitetet e reja ofronin një numër problemesh që kërkonin zgjidhje. Kush do të ishte autoriteti politik që do të zëvendësonte Perandorin në mbretëritë e porsaformuara? Kush do të ishte legjislatori? Cilat do të qenë institucionet administrative dhe kompetencat e tyre? Cilat do të qenë aktet ligjore që do të administronin këto realitete?

Filozofët dhe mendimtarët e doktrinave filozofike të së drejtës, Bartoldo Baldo, Viko, etj., ofruan për herë të parë, ato kohë, konceptet se "ashtu siç kishte qenë Perandori për perandorinë, duhej të ishte tanimë Mbreti në mbretërinë e tij (Regnën apo Komunën)...".

Pra, Mbreti, në njësinë administrative të tij, duhej të ishte autoriteti që do të administronte politikisht, administrativisht dhe ligjërisht, njësinë territoriale nën juridiksion.

ARBثRIA DHE SHKODRA

PAS SHPثRBثRJES Sث PERANDORISث KRISTIANE

Nën këto koncepte filozofiko-juridike, nën këto të drejta dhe atribute politike, mbretëritë e vogla të porsakrijuara, si mbetje të shpërbërjes së Perandorisë Kristiane, filluan të hartojnë aktet e para ligjore, që do të shërbenin për të administruar dhe drejtuar jetën e mbretërive, komunave, principatave apo despotateve, etj.

I takon kësaj kohe lindja e konceptit juridik se "ligji duhet të hartohet dhe kalojë nga populli, ndërsa Mbreti vetëm duhet ta shpallë atë", duke i hapur kështu rrugën mendimit juridik të traditës britanike, për kufizimin e pushtetit dhe të drejtave të monarkëve. (Kujtojmë se Britania, më 1275, me "Magna Carta" i kish hapur rrugë kufizimit të pushtetit të monarkëve.)

Për gati dhjetë shekuj edhe Arbëria, e përfshirë nën Perandorinë Kristiane Përëndimore dhe mandej nën atë Lindore, gjendej në këta dy shekuj, në të XIII-XIV, në hullinë e ndryshimeve dhe të formimit të njësive administrative të reja, të principatave dhe komunave. Pra, territoret arbërore, vihen kështu në baraskohë me ndryshimet politiko-ligjore evropiane.

Por, ndryshimet nuk qenë vetëm të karakterit politiko-administrativ, ajo që ka rëndësi të madhe është se, ndryshimet qenë edhe të fushës ligjore. Pikërisht, atëherë kur mbretëritë evropiane fillojnë të hartojnë aktet e para ligjore, statutet e tyre, që rregullonin dhe administronin tërë jetën qytetare të mbretërisë, ekonominë, politikën, të drejtat dhe detyrimet qytetare, ato familjare, financiare, etj., tamam në këto kohë qyteti arbëror i Shkodrës, ndër të parët dhe të rrallët në Evropë, harton Statutin, pra Kushtetutën e tij.

NDثR Tث PARثT Nث EVROPث,

SHKODRA HARTON STATUT-KUSHTETUTثN E SAJ

ثshtë të paktën i vërtetuar, viti 1346, koha në të cilën është hartuar ky dokument i rëndësishëm, "STATUTA SCODRAE". Një dokument ligjor, një monument i vërtetë juridik, plotësisht bashkëkohor dhe në parametrat e akteve simotra evropiane, që porsa kishin filluar të hartoheshin. Me pak fjalë, ai është një Kod i plotë Ligjor, në dimensionet dhe misionin e një Kushtetute të mirëfilltë. Ai formulohet në këto standarde, sepse vetë shoqëria qytetare e këtij vendi, Shkodrës, kishte arritur ato zhvillime, ato nivele, ato standarde, atë kulturë dhe ato modalitete, sa bënin të domosdoshëm një akt të tillë, që të mund të përshtatej realisht dhe të administronte praktikisht këto kushte dhe realitet.

Siç do të shohim më poshtëë, prej këtij akti ne mësojmë dhe dallojmë qartë se ai jo vetëm reflekton, por edhe administron realisht një shoqëri qytetare shumë të avancuar, pse jo një popullsi me pretendime dhe standarde elitare për Evropën e asaj kohe. Dhe Shkodra, padyshim ishte një qytet elitar i tillë.



Shkodra, qyteti i Kushtetutës mahnitëse, Politika Shqiptare, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Boterore, Diplomacia, Terrorizmi, Historia Shqiptare, Sali Berisha, Edi Rama, Hashim Thaci, Tirana, Prishtina, Qeveria
 
"STATUTI I SHKODRثS"

DHE KANUNI I LEK DUKAGJINIT

Duke parë dispozitat konkrete të Statutit dhe marrëdhëniet konkrete që ato rregullojnë, detyrimet që dalin prej tyre, çfarë sanksionojnë, normat dhe distancat urbane qytetare që pretendojnë të mbrojnë, të drejtat dhe kompetencat e institucionit të Mbretit, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të gjykatave, barrierat ligjore për parandalimin e krimit dhe të korrupsionit, dëshmitari dhe të drejtat e tij, noteri, përmbaruesi, llojet e veprave penale, masat administrative që parashikohen, etj., kupton fare qartë se në ç‘nivele të avancuara qytetare dhe zhvillimi gjendej ky qytet - Shkodra dhe në tërësi kjo njësi administrative, Komuna e Shkodrës.

Duke e parë me kujdes tërë këtë akt themeltar të rendit juridik, të përpiluar me standarde profesionale të admirueshme, me një kulturë të lartë statiste dhe qytetare, nuk ka se si të mos kthejmë vështrimin tonë te Kanuni i Lek Dukagjinit, i cili është konsideruar gjer më tash si i vetmi dokument i rëndësishëm dhe bazal, që ka administruar jetën shqiptare në Mesjetë.

Por, ndërsa "Kanuni i Lek Dukagjinit", na ofron imazhet e një shoqërie shqiptare të përënduar dhe mbetur pas, në provinca të thella, vështirë të arritshme, të administrueshme dhe të qeverisshme, larg idesë së institucioneve, rregullave dhe hierarkisë statiste; në të kundërt, një pamje dhe realitet krejt tjetër na ofron "Statuti i Shkodrës", imazhet e një botë të civilizuar, të shoqërisë shqiptare të kohës, të barasvlefshme me qytetërimin evropian; të kontrolluar dhe administruar rreptësisht nga ligji, rregulli, drejtësia.

Përmes këtij dokumenti - Kanunit, formohen impresionet e deformuara, se shoqëria shqiptare mesjetare, shfaqet të jetë një shoqëri thjesht rurale, që administrohej nga norma dhe doke zakonore orale, një botë pastorale apo më thellë akoma se baritore. Përmes analizës së Kanunit të krijohet përshtypja se realiteti shqiptar është ende i pa urbanizuar, ende pa institucione dhe struktura të mirëfillta shtetërore, i mbetur pas në kohë, në raport me shoqëritë fqinje evropiane, që shkonin në kreshendo drejt prosperitetit të vazhdueshëm.

Por, në kundërshtim me këtë peizazh baritor dhe klanor që ofron "Kanuni", ky monument i mahnitshëm juridik, "Statuti i Shkodrës", afrohet të na thotë se "shoqëria shqiptare nuk është një shoqëri pastorale, as një popullsi baritore, që rregullon lëvizjen dhe veprimtarinë e saj me kujtesën zakonore tradicionale - kanunore … nuk është një shoqëri me diferenca gjinore, e mbytur nga gjaku dhe gjakmarrja, por ajo është një shoqëri qytetare, me standarde civilizimi bashkëkohor, e denjë dhe e barabartë për t‘u capitur krah për krah mbretërive të tjera evropiane të kohës... ".

Padyshim, zonat e thella dhe të largëta rurale, ato kohë të errëta mesjetare, ruanin ende rite të traditave të lashta dhe relike mitologjike, që pozita gjeografike ua ofron si privilegj vetëm këtyre terreneve.

Por, po kaq i vërtetë është për ne tanimë fakti, se popullsia qytetare shqiptare i qe përngjitur natyrshëm, pa drojë, civilizimit bashkëkohor evropian, madje në stadet më të avancuara të tij, me standarde dhe instrumente ligjorë avangardë të tipit më relevant "Statut", i thënë ndryshe "Kod i zgjeruar ligjor" apo më saktë "Kushtetutë".

Themi "Kushtetutë", pasi për nga fuqia legjislative, që mbart ky dokument, objekti që trajton dhe administron, fushat ku ai shtrin efektet e tij, kompetencat që ngarkon, etj., ai ka vlerën, natyrën dhe atributet e një ligji themeltar, pra të një Kushtetute.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top