Shkoder: i marrin pronen me gjykate,hyn ne greve urie

Quku

Marakli Krapit
Ka vendosur të shprehë pakënaqësinë e tij ndaj gjyqësorit duke qëndruar brenda mjetit të tij para gjykatës dhe duke deklaruar se ka filluar grevë urie. Protesta e pazakontë i përket shtetasit nga Shkodra, Fatmir Trashani, me profesion fotograf dhe pronar i një galerie arti. Mëngjesin e së mërkurës, Trashani ka deklaruar se ka filluar një grevë urie brenda në mjetin e tij, në xhamat e të cilit ka vendosur parulla në shenjë proteste ndaj vendimeve të gjykatave me të cilat ai nuk është dakord.

Mjeti është parkuar brenda gjitha rregullave pranë Gjykatës së shkallës së Parë, jo larg hyrjes kryesore. Sipas Trashanit, gjykata me veprime korruptive i ka njohur të drejtën e pronës një shtetasi tjetër, ndërsa kjo pronë dyqan në lagjen “Perash” është blerë prej Trashanit në vitin 1997 dhe për këtë ka dhe certifikatë pronësie.

Fatmir Trashani

“Dyqani është ndërtuar me leje nga një ndërtues në vitin 1991 dhe më 1997 unë jam kam blerë konform ligjit, madje kam dhe certifikatën e pronësisë. Personi që pretendon pronësinë e tokës të njohur nga komisioni i kthimit e kompensimit të pronave ka dokumente false dhe nuk ka pranuar që para gjykatës të tregojë origjinën e pronës nëse është e trashëguar, e blerë apo e dhuruar. Gjykata i ka njohur atij pronësinë e sipërfaqes 16 m2 ndërsa certifikata e paraqitur prej tij dhe e lëshuar në mënyrë abuzive nga hipoteka shënon 30m 2. Ndonëse një pronë e padrejtë unë kam tentuar të bëj marrëveshje me pretenduesin por ai nuk ka pranuar. Jam drejtuar gjithë institucioneve shtetërore, kam 69 korrespondenca me Presidentin, Kryeministrin, Avokatin e Popullit, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri etj dhe nuk kam gjetur zgjidhje”, shprehet Trashani.

Në mjet, ai ka vendosur parulla si “grevë urie kundër korrupsionit të sistemit të drejtësisë dhe hipotekës”, “mos na ktheni në vetëgjyqësi”, “dua të besoj në shtetin ligjor dhe kërkoj mbështetjen qytetare të të gjithë viktimave të sistemit të drejtësisë” etj. Mënyra e protestës e zgjedhur nga Trashani ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve shkodranë, ndërsa ai vetë thotë se pasi ka ndërmarrë këtë veprim ka patur dhe kërcënime për të dhe familjen e tij

14v5ti0.jpg 2pyc3fr.jpg

www.shkodra.ws
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top