Shkencëtarët klonojnë një dele të rrallë himaljane për të prodhuar kashmir

dele_330_230.jpg

Mund të rezultojë si hapi më i rëndësishëm në revolucionin e industrisë tekstile, ulja e çmimeve të fijeve të çmuara për të pasur një prodhimtari më të madhe të materies së parë. Disa shkencëtarë indianë kanë njoftuar se kanë klonuar një dele të rrallë himaljane, lëkura e së cilës përdoret për të prodhuar kashmir.

Fryti i këtij eksperimenti quhet Noori, që në gjuhën arabe do të thotë dritë, dhe ka lindur më 9 mars. Nëse shkencëtarët do të arrijnë të kryejnë klonimin në një shkallë më të gjerë, atëherë prodhimi i kashmirit do të pësonte një revolucion të vërtetë.

Në indi prodhimi i kashimirit konsiderohet si një ndër burimet kryesore të ekonomisë në vend pasi në harkun e një viti, fitimet kapin shifrën e 80 milionë dollarëve.

Janë pikërisht këto dhi që përdoren për të përftuar materien e parë të këtij materiali të kushtueshëm.

Habitati i tyre është në malet mes Himalajave dhe Tibetit, në kushte klimatike të ftohta, që janë të nevojshëm për të rritur qimet e tyre të buta, duke i kthyer në diçka tepër të çmuar.
B;info.kosova
 
Pe: Shkencëtarët klonojnë një dele të rrallë himaljane për të prodhuar kashmir

Sme pelqen ideja e klonimit te kafsheve vetem per interesin tone... :(
 
Pe: Shkencëtarët klonojnë një dele të rrallë himaljane për të prodhuar kashmir

Mua sme pelqen idea as e kafsheve as e klonimit te njeriut...Jam pro krijimit te femijeve ''in vitro'' per ciftet qe sbejne femije...Me pelqen zhvillimi i shkences por ta kapim shkencen ne dobi tone,jo ne humbjen e disa gjerave qe jane origjinalitet i natyres...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top