Shkëlqim përkëdheljesh

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ti dhe ai në shtëpi, nga mëngjesi në darkë. Për t’ju përkushtuar së bashku përkujdesjes së trupit. Me shumë lojëra të këndshme dhe intriguese.
ثshtë e vërtetë se për të qenë e bukur duhet të mbyllesh në banjë ose t'i nënshtrohesh trajtimeve nëpër qendrat estetike, duke e lënë të të presë në shtëpi? Në vend që t'i përkushtohesh vetes për të, provo ta bësh bashkë me të.

Dihet që edhe burrat e kanë për zemër paraqitjen e tyre dhe është provuar shkencërisht që përkëdheljet me partnerin tënd janë një eliksir bukurie, që forcon efektin e kozmetikëve. Atëherë kthejeni momentin e përkujdesjes për trupin në një moment kënaqësie në çift.

Bindeni që t'i përkushtoheni bashkërisht kohës për t'i dhënë dritë fytyrës, trupit dhe flokëve dhe për t' u mbushur me energji. Zgjidhni një muzikë qetësuese, ndizni nja dy qirinj të aromatizuar, drita gjysmë të zbehta dhe tërhiqeni në një eksperiencë rigjeneruese.
Për një lëkurë më të ndritshme
Nëse fytyra në mëngjes duket opake, bëni një ‘scrub’, duke i masazhuar fytyrën njëri-tjetrit për të eliminuar papastërtitë. Dhe pastaj përdorni maskën: 10 minuta, symbyllur, të shtrirë njëri pronë tjetrit, duke u përpjekur që të qetësoheni.
shkelqim-foto-1.jpg

PثR TY. Përdor një variant antistres, të përgatitur me 2 pika vaj esencial rozmarine dhe pak ujë trëndafilash. Zhysni në të një napë pambuku dhe shtrije mbi fytyrë napën. Postoj, nëse lëkura është e thatë, lëreni partnerin tuaj t'ju aplikojë butësisht një krem me vitamina dhe oligoelemente.
PثR ATث. Pasi të jetë rruar, aplikoni mbi fytyrën e tij një shtresë maske qetësuese me kamomil. Dhe postoj një solucion pas rroje për lëkura të ndjeshme. Në mbrëmje një krem me kolagien, retinol, vita minë C dhe E.
NJث SEKRET Mث SHUMث. Para maskës, zieni 2 litra ujë, shtojini pak mente ose lavanda dhe, pas disa minutash, ofroni fytyrën mbi ovull. Avulli, duke hapur poret, ko një veprim pastrues dhe forcon efektin e maskës.
Për flokë të fortë dhe të mëndafshtë
Flokët e tua dhe të tij duken sikur kanë humbur tonin? Provoni me pak ëmbëlsi dhe ndonjë këshillë të eksperimentoni gjithmonë së bashku me të.
PثR TY. Nëse flokët e tua jonë të thata dhe opake, posi të jesh larë, thuaji partnerit tënd të të masazhojë një produkt me vaj kokosi ose bajamesh: duhet shtrirë me delikatesë, duke përkëdhelur flokët midis pëllëmbëve të duarve. Në këtë mënyrë krijohet një shtresë, që është e aftë të rregullojë nëpërmjet nxehtësisë së tharëses së flokëve.
shkeqlim-foto-2.jpg

PثR ATث. Stresi dhe të ushqyerit e parregullt bëjnë që t'i bien flokët? Aplikoni mbi lëkurën e kokës së tij një trajtim me principe ushqyese dhe rigjallëruese, duke e masazhuar me lëvizje rrethore.
NJث SEKRET Mث SHUMث. Nëse larjet e shpeshta i dëmtojnë flokët, mjafton të alternoni një shampon për flokë të yndyrshëm dhe një për larje të shpeshta.
Për t'u qetësuar plotësisht
ثshtë thelbësore një banjë së bashku, me bazë vajrat esenciale të agrumeve ose dardhe. Dhe pastaj vazhdoni me hidratimin nëpërmjet masazhit.
PثR TY. Zgjidh një krem me ekstrakte rruke, rozmarine, piperi të zi, grejpfruti, që stimulojnë sistemin limfatik dhe favorizojnë drenazhimin e lëngjeve të tepërta. Ai duhet të fillojë nga shputa e këmbëve, të ngjitet përgjatë këmbëve, deri në shpinë.
PثR ATث. Nëse ka shtuar ndopak, sidomos rreth belit ose në bark, këmbëngul aty me produkte kole, kafeine që favorizojnë shkrirjen e dhjamit.
NJث SEKRET Mث SHUMث. Mjaftojnë prekje të lehta rrethore për të riaktivizuar energjitë dhe për të përftuar një efekt qetësues. /Telegrafi/
shkelqim-foto-3.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top