Shitet si skllave perdhunohet nga 10 veta .

Romë, 14 mars 2012, NOA- ثshtë vetëm 17 vjeç dhe është kreu i një bande shqiptarësh që vepron në kryeqytetin italian në Romë, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij rëndon një masë arresti për vrasje, tentative vrasje, përdhunim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, i riu u arrestua pas tre ditësh ndjekje e verifikimesh së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij.

Hetimet për kapjen e tij rrodhën pasi u ndalua një vajzë e cila zbriti nga nje makinë tip Golf e mbuluar në shenja të zeza.

Vajza një prostitutë shqiptare 18 vjeçare ishte e mbuluar me shenja, ndërsa i tregoi policisë se ishte përdhunuar nga 10 bashkëkombas të saj të cilët ndërroheshin me turne.

“Nëse flet do të vrasim vëllanë”, i kishte përsëritur herë pas here 17 vjeçari vajzës.

Më tej ajo shton se, “Më ka shitur për 2 mijë euro te një bashkëpunëtor i tij si skllave seksi”.

Pas marrjes së dëshmisë policia shkoi në banesën e të riut shqiptar, i cili sapo pikasi forcat e rendit mori arratinë, por në brendësi të makinës së të riut ku ai po shkonte ishin futur policë të cilët e arrestuan.

Pas tij u arrestua edhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij, gjithashtu shqiptar i martuar me një vajzë të re që aktualisht ishte shtatzënë ndërsa është vënë në ndjekje të bashkëpunëtorit tjetër

burimi
a.y/noa.al
 

Attachments

  • dhune.jpg
    dhune.jpg
    34.2 KB · Shikime: 6

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top