Shitet për 63 mijë euro logoja origjinale e Rolling Stones

*Casanova*

kazhanov
Shitet për 63 mijë euro logoja origjinale e Rolling Stones

Rolling%20StonesTongue.jpg
LONDثR – Logoja e famshme e Rolling Stones u ble nga një muze londinez, Victoria and Albert Museum. Shitja e dizenjimit origjinal, logos së bandës angleze, realizuar në vitin 1970 nga John Pasche kapi një vlerë prej rreth 63 mijë euro.

Në vitin 1970, Rolling Stones, të pakënaqur nga propozimet e bëra nga shtëpia diskografike Decca, kërkuan një student artesh, për të mundësuar dizenjimin e një logoje tjetër. Ishte Mick Jagger ai që zbuloi Pasche, 24-vjeçarin, student në Royal College of Art di Londra. Ai ra në sy gjatë një ekspozite teksa ishte në vitin e fundit në institutin e artit.

Rolling Stones u dashuruan menjëherë me logon, aq sa, pasi i kishin dhënë piktorit 50 stërlina, i paguan pa mëdyshje edhe 200 të tjera. Vizatimi, frymëzuar nga buzët e liderit të grupit Mick Jagger, u përdor për herë të parë në albumin «Sticky Fingers», publikuar në prill të vitit 1971.

Pasche, që u mor dy javë me detajet e logos, ideoi edhe posterin e turit evropian të grupit të njohur në vitet 1970 e 1973 dhe të atij amerikan organizuar në vitin '72.

Pasche ka deklaruar se e shiti logon për të paguar detyrimin shkollor të të birit. “ثshtë 11-vjeç dhe këto para i duhen për shkollën”- ka thënë ai, duke treguar se Mick donte të përdorte një foto të perëndeshë Kali, që në atë kohë në Indi ishte shumë në modë.

Sipas tij, kreu i grupit donte diçka jo të zakonshme, tej formales. Ndërkohë që piktorit ideja i erdhi që në kontaktin e parë me të. “Gjëja e parë që më bënë përshtypje ishin buzët e tij të mëdha”- shton më tej, duke thënë me modesti se nuk e priste një popullaritet kaq të madh.

Sipas tij, edhe sot e kësaj dite merr e-maile nga njerëz që logon e kanë bërë tatuazh në pjesë të ndryshme të trupit. /shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top