Shihet për herë të parë balena misterioze

Tuana

Nada é por acaso!
f1_06bal1352194774.jpg


Lloji më i vjetër i balenave në botë është parë për herë të parë pasi që u gjetën të ngordhur trupi i nënës me këlyshin e saj në një plazh në Zelandën e Re.

Mesoplodon traversii – e njohur jo sa duhet lloji i balenës me sqep, për herë të parë është zbuluar në vitin 1872, kur u gjetën mbetje eshtrash në një ishull të largët në Paqësor të cilën deri më tash askush nuk e ka parë.

Gjatë 140 vjetëve, kur për herë të parë u zbulua kjo krijesë më misterioze, të vetmet shenja të gjetura ende janë mbetjet nga kafka e këtij lloji balenash në Zelandën e Re në vitet e 50 shekullit të shkuar dhe në Kili në vitin 1986.

Konsiderohet se ky peshkaqen pjesën më të madhe të jetës e kalon në thellësitë e Paqësorit dhe se shumë rrallë del në sipërfaqe.

Nëna me këlyshin u gjetën pas përplasjes në plazhin Opape, në veri t Zelandës së Re, që në dhjetorin e shkuar, porse atëherë mendohej se ajo i përkiste llojit Mesoplodon grayi të balenave. Me analizën rutinore ADN u verifikua identiteti vërtetë i tyre.

“ثshtë hera e parë që po shihet ky lloj balene e gjatë pesë metra dhe e parë e gjitha. Patëm fatin të gjenim dy nga këto balena”, tha dr Roschel Constantin nga Universiteti Okland.

Shkencëtarët nuk dinë pse ky lloj balene “u ikën” aq shumë për t’u studiuar.

- Ndoshta këto balena janë kafshë thjeshta që jetojnë dhe ngordhin në thellësitë e oqeanit dhe ato shumë rrallë përplasen me brigje. Zelanda e re është e rrethuar me oqeane në të cilat ka shumë botë detare të panjohura, ka thënë Constantin.
/koha/
 
Titulli: Shihet për herë të parë balena misterioze

Sa e çuditëshme që qënka kjo balena. Paska dhe bishtë pale..
 
Titulli: Shihet për herë të parë balena misterioze

Gjendet balena dhe kypeshkaqen jeton ne thellesi te paqesorit a esht balen apo peshkaqen ?
 
Titulli: Shihet për herë të parë balena misterioze

uaaaaaaaaaaa vertet e vecante
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top