Shih 1/2 (gjysmen) plot te gotes.....

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sipas studimeve te shumta qe jan bere mbi kete ceshtje, gjithmon eshte aritur ne konkluzionin qe eshte me mire te jesh Optimist.
Nje optimist e ka jeten me te gjate dhe me te bukur
Nje optimist ka me shume deshire per jete, ka me shume shance te sherohet nqs semuret, dhe ka me shume kenaqsi nga jeta...

Pse mos jesh optimist qe gjerat do shkojne mire? Qe edhe mbas shiut del djelli?
Pse mos kemi besim tek vetja qe sado e veshtire eshte jeta do ja bejme si do ja bejme e do dalim perpara?

Ju ne me te shumtat e rasteve ke pjes te gotes shifni? Ate plot apo ate bosh?

 
tani une mendoj qe 1/2 e gotes duhet ta shohesh pergjysem,as gjysem plot dhe as gjysem bosh.çfar dua te them,duhet me qene realist,as pesimist dhe as optimist!

pseimizmi te shkaterron,optimizmi te çon ne zhgenjim,vetem realizmi eshte ai qe te çon perpara,nese ti arrin ta mbushesh goten treçerek,ndergjegjesou per kete,lufto per kete....
 
Bashkohem me mendimin e Land-it.

Gjithashtu doja te thoja qe gota gjysem bosh mund te behet pikenisje per te luftuar me shume, e gota gjysem e mbushur mund te kthehet ne shprese per te arritur qellimin tend.
 
pikerisht duhet te jesh realist.por me nje grimce optimizmi ne vetvete.............ashtu veproj dhe kjo me ndihmon per me tej!...
 
Sweety ma paske marre temen...:kiss

Mendoj qe dhe shikimi i gotes eshte me moshe dhe me periudha kohore.Ka qene nje periudhe qe une goten edhe po te ishte gjysem bosh e shikoja plot,u thoja gjithnje njerezve qe pas shiut del gjithmone dielli.Kur e pashe qe edhe pas shiut doli nje diell qe te genjente mesova qe nuk ka asnje lloj avantazhi ta shikosh goten gjysem plot.Se ti i jep shpresa vetes,te tjereve e mbase nuk del asgje nga ato qe pret ti.
Me kalimin e kohes kam mesuar te shikoj goten gjysem plot e gjysem bosh...Te jem realiste e as te mos fluturoj ne ajer por as mos te futem nen toke.
 
Une e shoh goten gjithmone gjysem plote..
Mendoj se optimizmi eshte parfumi jetes (kete shprehje e kam vjedhur nga nje reklame:D)
Me pelqen te mendoj se gjerat do shkojne gjithmone e me mire dhe te mendoj pozitivisht, por problemi qendron se kur gjerat ne fund te dalin ne forme te kundert, deshperohem shume:(
Mbetem keq dhe mbyllem ne vetvete, megjithate gjithmone mundohem te dominoj te ardhmen..E kam bezdi kur te tjeret me dominojne mua:)
Une jeten time e shoh gjithmone te bukur dhe gjithmone e me mire dhe pergjithesisht deri tani, mbare me ka vajtur:)
 
Une sthem te shifni jeten roz e te harroni qe ka dhe probleme, por e kam mos e shifni as jeten bardh e zi e gri....Se gjithmon duhet te kemi shpresa...e tamam ketu nderhyn optimizmI:)
 
Dihet qe t'i shohim gjerat me realizem eshte ajo cka duhet, por edhe sikur t'i shtonim pak me shume optimizem s'do benim keq.
 
varet se cfare do ne ato momente
 
Sipas studimeve te shumta qe jan bere mbi kete ceshtje, gjithmon eshte aritur ne konkluzionin qe eshte me mire te jesh Optimist.


Sa per optimizem, mos frigoheni se s'na e kalon kush jo. :ciaoo::ciaoo: Pastaj une ndegjova se Optimistat renditeshin ne tri grupe:

1. Optimist
2. Ekstrem optimist
3. Shqiptar :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Sa per optimizem, mos frigoheni se s'na e kalon kush jo. :ciaoo::ciaoo: Pastaj une ndegjova se Optimistat renditeshin ne tri grupe:

1. Optimist
2. Ekstrem optimist
3. Shqiptar :gjujpeshk::gjujpeshk:

lol i forte ai opsioni i III-te. LOL
 
mua me pelqen ta shoh gjithmone gjysem plot
megjithese jo gjithmone e arrij
 
vallain 24 ore palll ariu jam bosh apo plot gota isoj eshte per mua
 
Ai qe na sjell Lumturine (Optimizmi)

Ta shohësh botën me gjithë ngjyrat e saj, në të kundërt destinacioni do të biesh në depresion. Për këtë qëllim nevojitet filozofia e buzqeshjes. Sipas këtij të fundit ndjenja e të qenit i plogësht, na bën që të jemi pesimistë, edhe atëherë kur adrenalina e situatës ku po jetojmë mund të jetë në maksimum.

A jeni ju nga ata i mendojne pozitivisht keta faktore?

1. Merru me diçka

2. Shoqërohu me miq

3. Duhet të jesh prodhimtar

4. Organizohu ndryshe

5. Mos u shqetëso

6. Ridimensiono frymëzimin

7. Mendo pozitivisht

8. Mendo për të tashmen

9. Puno në një personalitet të shëndoshë

10. Zhvillo një personalitet të shoqërueshëm

11. Duhet të jesh vetvetja

12. Elimino ndjenjat negative

13. Kultivo raportet intime

14. Konsideroje lumturinë si prioritetin numër 1
 
Me mire te shohesh te ardhmen me otimizem dhe te gabosh, se sa te jesh pesimist e te kesh te drejte. (Thenje)
 
Problemi eshte qe jeta ka ulje e ngritje pesimisem e optimizem perzier bashke e smund te jete njeriu 100 perqind ose optimist ose pesimist...
Une realisht si person jam pak pesimiste gjeja qe me tremb shume eshte e nesermja ...
Mendoj aq shume per te saqe vetem te menduarit per te me ben pesimiste..
 
Ta shohësh botën me gjithë ngjyrat e saj, në të kundërt destinacioni do të biesh në depresion. Për këtë qëllim nevojitet filozofia e buzqeshjes. Sipas këtij të fundit ndjenja e të qenit i plogësht, na bën që të jemi pesimistë, edhe atëherë kur adrenalina e situatës ku po jetojmë mund të jetë në maksimum.

A jeni ju nga ata i mendojne pozitivisht keta faktore?

1. Merru me diçka

2. Shoqërohu me miq

3. Duhet të jesh prodhimtar

4. Organizohu ndryshe

5. Mos u shqetëso

6. Ridimensiono frymëzimin

7. Mendo pozitivisht

8. Mendo për të tashmen

9. Puno në një personalitet të shëndoshë

10. Zhvillo një personalitet të shoqërueshëm

11. Duhet të jesh vetvetja

12. Elimino ndjenjat negative

13. Kultivo raportet intime

14. Konsideroje lumturinë si prioritetin numër 1


un jam shume rehat i plotesoj te gjitha pikat e lart permendura jam shum optimist:)
 
Titulli: Shih 1/2 (gjysmen) plot te gotes.....

Sipas studimeve te shumta qe jan bere mbi kete ceshtje, gjithmon eshte aritur ne konkluzionin qe eshte me mire te jesh Optimist.
Nje optimist e ka jeten me te gjate dhe me te bukur
Nje optimist ka me shume deshire per jete, ka me shume shance te sherohet nqs semuret, dhe ka me shume kenaqsi nga jeta...

Pse mos jesh optimist qe gjerat do shkojne mire? Qe edhe mbas shiut del djelli?
Pse mos kemi besim tek vetja qe sado e veshtire eshte jeta do ja bejme si do ja bejme e do dalim perpara?

Ju ne me te shumtat e rasteve ke pjes te gotes shifni? Ate plot apo ate bosh?



Ndonjeher e shikoj gjysem plot ndonjher bosh fare, varet nga rasti :D
 
bho..sbesoj se dallohet nga kjo optimizmi apo pesimizmi...ne fund te fundit edhe ate gjysem ti e ke pire,apo jo;)
 
Po normale , qe duhet te jesh optimist ne jete se ndryshe nese nuk ke qellime endrra kot jeton .. apo gabohem ?
 
per zgjedhje preferoj te jem pesimist .... te jesh pesimist ke nje avantazh te madh ..... e di fort mire qe mund te kesh vetem supriza per mire
 
Une e shikoj dhe gjysem bosh, dhe gjysem plot. Duke e pare nga te dyja anet i jap shance vetes te bej cmos qe edhe ta shijoj ate qe kam, por edhe te bej cmos ta mbush ate serish. E dua goten plot. Nuk kenaqem me gjysem... optimizmin e lidh me motivitimin. Te jem optimiste duhet te kem dhe motivim per t'i dhene forca vetes qe te jem atje ku dua dhe te kem ato qe dua.
 
Si do qe te jete gota gjysem e mbushur apo gjysem e boshatisur,gjysma gjysem mbetet.Ky eshte realiteti.Ne fud te fundit ketu s'hyn fare optimizmi apo pesimizmi.Kjo eshte nje dicka reale qe pa nderhyrje te jashtme ajo gote do te mbetet ne masen e gjysmes.Pra ne radhe te pare duhet ta shikojme realitetin ashtu sic eshte.
 
Epo ketu qendron idea...qe je ne gjysmen e rruges (50%), varet nga ty se ke rruge zgjedh..ate optimisten...ose ate pesimisten...sepse ne varesi te ndjenjave tua zgjidhen dhe problemet, e ketu e kam fjalen per cdo lloj problemi, si ne mjeksi ( ku dihet qe nje pacient me nje gjendje optimiste ka me shume shance te sherohet), si ne dashuri, ne biznes e keshtu me rradh...
Optimismi eshte nje gjendje psihike e cila te influencion veprimet....Nqs ti iken nga ideja qe cdo gje do vej mire, ti iken ne rruge me shprese dhe lufton per te realizuar idene...Kurse nqs iken nga ideja qe kot ben ate qe ben sepse prap nuk do arish gje....normal qe ske per te fituar gje...
Eshte thjesht ideollogji qe mund te te coj ne fitim ose ne humbje....
 
Optimizmi dhe pesimizmi jane cilesi qe nuk jane ne te njejtat nivele tek njerez te ndryshem.Edhe gishtat e dores nuk jane njesoj.Kush person i shikon gjerat me realizem dhe eshte optimist ne zgjidhjen e problemeve sigurisht qe do te kete ecuri dhe sukses ne punen e tij.Perkundrazi pesimizmi ne disa raste jo vetem qe nuk sjell suksese ne zgjidhjen e problemeve qe dalin ne jeten e perditeshme,por ne disa raste ai mund te sjelle pasoja te pariparueshme te nje problemi qe me pak inisiative mund te hynte ne rrugen e zgjidhjes.
 

Ishte njëherë një i burgosur i denuar me vdekje.
Para se ta eksekutojnë, iu dha edhe një shansë
për të shpëtuar jetën e tij. Iu dha një detyrë
me kokrra të shkrepsës: 10 kokrra të radhitura
në 5 venda nga 2 me maja të kthyera kah qendra,
që me një lëvizje të vetme të formonte yllin!

I gjori, i preokupuar me fatin e tij se çka do të
ndodhte së shpejti me të, ishte afruar te kokrrat
e vendusura në dysheme dhe vetëm i vështronte
dhe qante. Rastësisht, i rrëshqiti nga sytë një lot
mu në mes të kokrrave, dhe formoi yllin që
ia shpëtoi jetën atij.


Një realist, sipas matematikës së tij do të kishte
konstatuar menjëherë se kjo nuk do të kishte zgjidhje.
Mirëpo, kurr nuk i dihet. Edhe dhoma më e errët, e ka një
pikë dritë diku.

Kjo, tregohet si ngjarje e vërtetë, mirëpo nuk do të thotë
se është rregull që saherë të bie loti në mes të kokrrave
të formohet ylli. Mund të ketë qenë edhe vetëm rastësi
sa që i burgosuri të shpëtojë!
 
Je optimist,beson qe diqka do te kryhet psh per nje pune ka ma shume gjasa mu kry.Se ajo osht sikur qe ki endrra mu bo dikushi en kit bot me arrit diqka edhe nfunt shpesh e arrin.
Gjeth duhesh mu kon Optimist per sene npergjithsi sipas menimit tam.
 
Titulli: Shih 1/2 (gjysmen) plot te gotes.....

Une sthem te shifni jeten roz e te harroni qe ka dhe probleme, por e kam mos e shifni as jeten bardh e zi e gri....Se gjithmon duhet te kemi shpresa...e tamam ketu nderhyn optimizmI:)

Dakort me ty ziz.. :)

E nganjehere mjafton nje xhest, nje shtytje e voge, nje ndryshim mobiljesh edhe te behet jeta me nje rreze drite : )
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top