Sherret mes kengetareve

WxP

Staf në FV.AL
Janë këngëtarë të fam shëm, të bukur e të talentuar, por dhe shumë kapriçoz, te kanjoz dhe me raste dhe deri në agresivitet. Shumë prej tyre janë të famshëm, jo vetëm për këngët që shpesh herë entuziazmojnë publikun, por dhe sherret e përfolura që kanë pasur mes tyre. Disa kanë qenë thjesht verbalë, me kunja dhe thumba të kombinuara e ndërthurura nëpër këngët e tyre, por ka pasur dhe nga ata më të dhunshmit, që nuk kanë kursyer aspak edhe grushte, e në këtë kategori nuk futen vetëm meshkuj... Kështu, këngëtarët e muzikës shqiptare, si të asaj brenda kufijve shqiptarë, ashtu dhe ata në trojet kosovare, kanë shkaktuar dhe ata skandale dhe sherre për t’u pasur “zili” edhe nga VIP-at ndërkombëtarë, të cilët këtë mënyrë sjelljeje e kanë mjaft të zakonshme. E në këto raste, çuditërisht femrat këngëtare janë paska më të dhunshme dhe më agresive mes tyre. Kjo ka bërë që edhe zënkat që ato kanë bërë me njëra-tjetrën të mbahen mend për një kohë të gjatë dhe të përfliten edhe më shumë. Në retrospektivë po kujtojmë disa prej tyre, që nga ai më i famshmi, mes Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit, ai i përfoluri mes اiljetës dhe Zajminës me çështjen e një djali, e deri tek ato më të fundit mes reperit kosovar nga Prishtina, Getoar Selimi dhe një tjetër reperi po nga Kosova, atij nga Presheva Gold AG. Gjithashtu, nuk do të lëmë pa përmendur dhe ato verbalët nëpërmjet mes Dudës, këngëtarit reper nga Gjilani i Kosovës dhe reperit tjetër, Rebel a.K.a UniKKatil.

LEONORA JAKUPI DHE ADELINA ISMAJLI

Para disa vitesh bëri bujë skandali i madh i rrahjes së dy këngëtareve të njohura të skenës kosovare, Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupit. Një histori që ndodhi në backstage-t e një koncerti, ku bëheshin parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri. اështja u bë vërtet serioze, sepse e lënduara Leonora Jakupi, sipas saj qëndroi rreth 2 muaj në shtrat prej dëmtimeve të marra gjatë kësaj zënke. Në një intervistë të dhënë për këtë ngjarje në “Radio Kosova”, këngëtarja Leonora Jakupi u prononcua publikisht dhe nuk e cilësoi rrahje atë që kishte ndodhur mes saj dhe Adelinës, por një sulm të paramenduar ndaj saj, e gjithashtu ka shtuar se përpara këtij incidentin ka pasur dhe kërcënime të mëparshme. Ajo pretendon që është sulmuar nga Adelina së bashku me njerëzit e saj dhe se ka qenë e detyruar të qëndrojë rreth dy muaj më shtrat si pasojë e sulmit. Ajo e ka cilësuar këtë sulm, me synimin për të shkaktuar skandal e për të provokuar bujë. اështja përfundoi në gjykatë dhe në atë kohë, Adelina ka deklaruar se gjykata e ka shpallur të pafajshme. Nga ana tjetër, Leonora deklaron se ka qenë pikërisht e ëma e saj ajo që ka kërkuar që të mbyllet ky gjyq dhe e bija të mos ketë më asnjë kontakt me Ismajlin. Në një farë mënyre i bie që Leonora ta këtë falur, por ajo pretendon se me zemër nuk e ka bërë kurrë.

ZAJMINA DHE اILJETA, DASHURI URREJTJE

Historia e dy këngëtareve të reja të botës së këngës shqiptare, që u lançuan të dyja në skenën e spektaklit falë një konkursi bukurie, shkaktoi shumë fjalë rreth asaj që kishte ndodhur mes tyre. Në fillimet dy këngëtaret kanë pasur mes tyre një shoqëri, prej “shoqesh të ngushta”, po më pas plasi “boom-i”... U ndanë dhe arsyeja që u përfol ishte pikërisht një mashkull... Gjithçka shumë shpjet u bë mediatike. Thashetheme për djalin dhe për zënkën mes vajzave dikur mike dhe më pas armike, mbushën shtypin rozë. Por pas disa kohësh gjithçka ndryshoi… Gjithçka kaloi në paqe dhe ato u bashkuan sërish për një koncert dhënë në qytetin e Pukës. Të dyja vajzat u bënë sërish mikesha dhe këtë gjë e bënë publike pikërisht në koncertin e organizuar në qytetin verior, mes puthjeve e përqafimeve të dhuruara nga të dyja palët. Me këtë gjest ato përcollën qartë mesazhin se sherri mes tyre, tashmë ishte një histori që i përkiste së shkuarës. Më pas, edhe pse mes tyre dukej se vazhdonte miqësia, një luftë e ftohtë vazhdojë në hije mes të dyjave, kësaj here për pamjen e tyre fizike. Zajmina u bë brune dhe gojët e ligat, gjithmonë e më shumë e theksonin faktin se bukuroshja Vastjari kërkonte t’i përgjasonte “mikes-rivale” Ciljeta . Sot duket se gjakrat janë qetësuar dhe se ajo histori është harruar fare, ato janë sërish mike, ndoshta jo më si dikur... Gjithsesi, në festën e promovimit e videoklipit “Puçi-Puçi”, një realizim i Ciljeta dhe Ingrid Gjonit, ishte e ftuar dhe këngëtarja Zajmina Vastjari.

REPERAT KOSOVAR, GETOAR SELIMI DHE GOLD AG

Këtë radhë grushtet vijnë nga meshkuj, e pikërisht nga dy reper kosovarë. Getoar Selimi, këngëtari i njohur, lideri i kompanisë së produksionit “Baba Records” dhe njëkohësisht lideri i grupit “Tingulli i 3NT”, ka shkëmbyer disa grushte me reperin nga Presheva, Gold AG. Miqtë e Getoarit tregojnë se ky i fundit nuk ka shkuar mirë dhe më parë me këngëtarin Gold AG, që këndon muzikë Undergraund dhe se zënka e ka zanafillën nga një mëri e vjetër mes dy reperave dhe është rihapur pak ditë para publikimit të albumit të fundit të “Tingulli i 3NT”. Një këngë e titulluar “Qyr”, ka qenë zanafilla e provokimit të zënkës mes dy djemve, që ka nxitur këngëtarin Gold AG të polemizojë gjatë një emisioni të zhvilluar në Tiranë. Duket se tashmë çdo gjë është sistemuar mes dy këngëtarëve nga Kosova dhe tashmë ata kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. Kështu, pavarësisht incidentit që ka ndodhur, djemtë duket se kanë kërkuar të lënë prapa këtë episod dhe të pajtohen në mënyrë paqësore.

DUDA, NJث KثNGث ME KRITIKA KUNDREJT REBEL A.K.A UNIKKATIL

Duda, këngëtari reper nga Gjilani nuk është i njohur për karakterin e tij të qetë, duke qene se disa kohë më parë ai pati disa problemeve me policinë. Gjithsesi, në këtë rast “debati” i tij nuk ka shkuar deri në grushte, por thjesht në një këngë me kritika, të cilat i adresohen një tjetër reperi kosovar, Rebel a.K.a Uni- KKatil. Kështu, kënga e tij “Jeta jem”, përmban në vargjet e saj disa kritika për këngëtarin tjetër të së njëjtës rrymë muzikore, Rebel a.K.a UniKKatil. Shkaku i këtyre kritikave ende nuk dihet, por ndoshta ky i fundit mund t’i përgjigjet Dudës me të njëjtën mënyrë. Gjithashtu, kënga “Jeta jem” gjithmonë e më shumë po bëhet hit nëpër qytetet kosovare, sidomos në qytetin e lindjes se këngëtarit, ku fansat e tij e mbrojnë së tepërmi nëpër forume, duke ironizuar Rebel a.K.a UniKKatil.


SummerPages
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top