Shënohet 37-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Shënohet 37-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës


Kulla_e_Tahir_Mehes_ne_Prekaz.jpg

Sot, me 13 maj 2018, u mbushen plot 37 vite prej rënies së Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz, iu kundërpërgjigjen me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që iu kishin shkuar t’i arrestonin.

Në mëngjesin e 13 majit 1981, kishin rrethuar forca të mëdha policore dhe ushtarake kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kërkuan që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata iu përgjigjen me të shtëna të pushkëve, ku luftimet zgjatën për tërë ditën, deri në orët e mbrëmjes.

Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahir Meha, kurse të vdekur kanë mbetur edhe disa polic serbë, numri i saktë i të cilëve nuk është bërë i ditur asnjëherë.

Për nder të dëshmorëve Meha, Komuna e Skenderajt ka njoftuar se mbahen aktivitete përkujtimore: Do të mbahen homazhe tek varrezat e të rënëve në ora 11:00, ndërsa në ora 12:00 pranë kullës muze të Tahir Mehës mbahet tubim përkujtimor.



Varri i Tahir e Nebih Mehes.jpg


Kosova e lirë
 
Redaktimi i fundit:
Violetta faleminderit per postimin e temes por do ishte me mire qe temat me te njejten permbajtje te ishin te bashkangjitura.
 
po kjo pjese mu duk si lajm i shkurt, prandaj nuk i bera bashk.

Ndoshta mir e ke. Faleminderit Loyalty.


smundem tani ti bej bashk, le ti bej Nevi apo dikush qe mundet.... Faleminderit.
 
Nuk jane vrare as per pushtet dhe as per para, por per atdhe.

Nderime dhe Lavdi deshmoreve!

Darius
 
Zoti i meshirofte dhe i shperblefte me xhennet
 
Islamike edhe k'to ? Sigurisht qe pyetja drejtohet , per ato qe bien kembana. lool
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top