SHENJA E DEMIT: Cilat janë pikat e forta dhe dobësitë e saj?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
SHENJA E DEMIT: Cilat janë pikat e forta dhe dobësitë e saj?

Shiko fotografinë 1708997
Ja cilat janë pikat e forta dhe të dobëta tek Shenja e Demit. Një nga shenjat që e duan më shumë familjen dhe punën, dhe që shmang aventurat flirtuese në dashuri.

Shenja e Demit është një shenjë e Tokës e sunduar nga planeti Venus. Eshtë shenja e zellshme e zodiakut, reflektuese, e ekuilibruar dhe e aftë të punojë gjithmonë seriozisht duke respektuar angazhimet e marra. Vështirë se një Dem, pikërisht për shkak të dëshirës së të lindur për mirëqenie, të mos arrijë një siguruar të caktuar ekonomike në jetën e vet.

Shenja e Demit pëlqen të ketë gjithmonë para në sasi të mëdha, por nuk u pëlqen t’i grumbullojnë ato. Përkundrazi, preferojnë t’i shpenzojnë për gjëra që i bëjnë të ndihen mirë. Për shembull, një pikturë e bukur, verëra të vjetra, mobilje por edhe veshje të fundit të modës. Nuk është rastësi që është shenja e sunduar nga Venusi, që e bën atë të vlerësojë gjërat e bukura dhe tërheqëse.

Nuk pëlqen aventurat dhe flirtet
Shenja e Demit zotëron një ndjenjë të fortë të familjes. Familja për një Dem bëhet strehë e sigurt ku mund të mbështetet për të gjetur ato siguri që nuk i gjen jashtë. Në përgjithësi, kur angazhohet me një person ajo vazhdon lidhjen e vet pa hezituar. Dhe nuk i pëlqejnë arratisjet apo aventurat një-natëshe. Përgjithësisht pëlqejnë teatrin, kinemanë, pikturën, në fakt nuk është rastësi që disa këngëtarë të shkëlqyer i përkasin kësaj shenje.

Shenja e Demit është një model i varësisë

Nëse punojnë në varësinë e dikujt, ata gjithmonë tregojnë se janë të besueshëm dhe besnikë. Nuk i pëlqejnë teprimet ashtu si nuk u pëlqen të rrijnë vonë mbrëmjeve. Gjithashtu shmangin shkuarjen në punë ditën tjetër të papërqëndruar. Fakti që janë shumë të përkushtuar në punë dhe shumë të zgjuar në bërjen e gjërave të mira, i bën të lindurit në shenjën e Demit të punësuarin ideal të çdo sipërmarrësi.

Defektet tek Shenja e Demit
Natyrisht që edhe një Dem ka anët negative. Ndonjëherë burri ose gruaja e Demit mund të duken arrogantë dhe vanitozë. Shpesh ata kanë tendencë të mos dëgjojnë pikëpamjet e të tjerëve. Veçanërisht kur janë të bindur për arsyet e tyre. Ata vështirë se dinë të marrin urdhëra jashtë vendit të punës. Nëse dikush përpiqet t’i zvogëlojë, ata bëhen nervozë dhe të padurueshëm, vështirë se lejojnë t’u thuash që kanë bërë diçka të gabuar. Në përgjithësi, të lindurit e Demit janë gjithashtu shumë dyshues. Nëse dikush përpiqesh t’u afrohesh, ata kanë frikë se mos mashtrohen dhe për këtë arsye janë shumë dyshues ndaj njerëzve që nuk i njohin thellësisht. Të qenit shumë të lidhur me gjërat materiale shpesh i bën ata dorështrënguar dhe tekanjozë. / meb.al

b;bota.al
 
Po cjane kto ndarje kshu?
Peshorja ku? O Neve te mbytaaa, vetem pr veten mendon e:p
 
Nuk i di kto karakteristikat e tjera por vetem 2 cilesi do them qe i kam pa jo vetem ke vetja por edhe ke shok te mi te ksaj shenje

1. E nxjerrin paren nga guri . Sngelim asiher pa tufa paresh.
2. Jemi te rregullt sistematike kudo ndoshta dhe ky rregull na ben te jemi te pushtetshem nga ana financiare dhe jo vetem.
 
?
 
Nxirr ca lek per forumin, nje donacion 100€
per projektin e librit ?
 
Nuk i di kto karakteristikat e tjera por vetem 2 cilesi do them qe i kam pa jo vetem ke vetja por edhe ke shok te mi te ksaj shenje

1. E nxjerrin paren nga guri . Sngelim asiher pa tufa paresh.
2. Jemi te rregullt sistematike kudo ndoshta dhe ky rregull na ben te jemi te pushtetshem nga ana financiare dhe jo vetem.
Lum kush na ka,thuaj?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top