SHBA-të Armatim për Izraelin

Kresha

A pretty face can never trick me
Ditëve të fundit të qeverisjes së Bushit, dhe një javë para se të fillonte ofensiva Izraelite ndaj Rripit të Gazës, armata e SHBA-ve kishte nisur 989 kontejnerë armatim për në Izrael.


Secili nga këta kontejnerë ishte rreth 6 metra i gjatë dhe me një peshë të përgjithshme prej 14.000 tonëve. Dërgesa raportohet të ketë arritur Izraelin në Mars në qytetin Ashdod qe gjendet 40 kilometra afër Gazës.

Sipas organizatës Amnesty International nga Britania, kjo dërgesë përfshinë edhe fosfor të bardhë.

Bashkësia ndërkombëtare thotë se rreth 300 nga këta kontejnerë ishin zbarkuar në Ashdod në Mars nga kompania transportuese Gjermane "WEHR ELB."

"Jemi të sigurt se ngarkesa përmban armatim dhe municion." Ne kemi dyshim të fortë se aty ka edhe fosfor të bardhë që është përdorur kundër civilëve në Gaza," tha Brajan Vud udhëheqës i fushatës së organizatës Amnesty Internacional për kontrollimin e armëve të enjten në Londër.

"Kjo anije kishte privilegjin të kontrollohej nga Komanda Ushtarake Sealift e SHBA-ve. Anija u nis për në Izrael me 20 Dhjetor, vetëm një javë para fillimit të ofensivës Izraelite ndaj Gazës. Anija mbante 989 kontejnerë municion secili prej tyre i gjatë 6 metra me një peshë totale prej 14.000 tonëve," shtoi ai.

"E tërë bota duhet ta dijë , përfshirë këtu edhe Palestinezët se ku gjenden 689 kontejnerët e mbetur në anije dhe pse SHBA-ja nuk është transparente në lidhje me destinacionin e fundit të anijes së rrezikshme.

"Një zëdhënës i Pentagonit konfirmoi për Amnesti Internacional se "Zbarkimi i plotë i anijes me armatim ishte kompletuar në Ashdod me 22 Mars," pohoi Vud.

Zëdhënësi gjithashtu tha se dërgesa e kësaj anije kishte destinacion depot Amerikane të vendosura në Izrael. Sipas një marrëveshje në mes SHBA-ve dhe Izraelit, armatimin nga kjo depo mund ta përdorë Izraeli në rast nevoje.

"Qëndron një rrezik i madh se armatimet e reja mund të përdoren nga ushtria Izraelite për të thyer më tej ligjet ndërkombëtare të luftës. Furnizimi më armë në këto rrethana është kundërshtim i dispozitave të ligjeve të SHBA-ve," tha ai.

Një hetim i pavarur për abuzimet e mundshme të së drejtës ndërkombëtare nga të dy palët në konflikt në Gaza është nisur nga Kombet e Bashkuara, që po drejtohet nga Riqard J Goldston nga Afrika e Jugut.

"Viktimat e këtij konflikti brutal kanë të drejtë për drejtësi. Të dy palët duhet të marrin përgjegjësitë për abuzimet e bëra, në qoftë se dëshirojmë të përfundojmë dhunën që ka zgjatur kaq gjatë. Nuk ka arsyetim as për Izraelin e as për Palestinezët për të mos bashkëpunuar plotësisht në këtë hetim." thuhet nga drejtori i zyrës së organizatës Amnesti Internacional në Lindjen e Mesme.

australianherald.com


 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top