SHBA-të apelojnë për implementimin e ligjit për bashkësitë fetare

Зngjεll

___________
"Mungesa e vazhdueshme e regjistrimit dhe mungesa e implementimit të ligjit (për organizatat fetare) do ta tërheq vëmendjen e Kongresit të SHBA-ve", deklaroi ambasadori amerikan Filip Riker.

" Shqetësimet tona i kemi bërë publike në Raportin tonë vjetorë për të Drejtat e Njeriut dhe në fund të vitit gjithashtu do të paraqiten në Raportin për Liritë Fetare që është i mandatuar nga Kongresi i SHBA", thekson ambasadori.

"Një vit më parë, unë e kam përshkruar ligjin mbi organizatat fetare në Maqedoni si model për regjionin, kur bëra fjalimin tim para Senatit të Shteteve të Bashkuara. Gjatë vitit të kaluar ne e kemi bërë të qartë shqetësimin tonë, për mungesën e implementimit të ligjit, në nivelet më të larta të qeverisë… Kjo mungesë e implementimit është duke i goditur edhe grupet tjera fetare, duke përfshirë edhe grupet nga Shtetet e Bashkuara që kanë qenë prezente dhe kanë kontribuar për Maqedoninë për shumë vite", tha ambasadori Riker.

Deklaratën, siç kumtoi ambasada amerikane, ambasadori Riker e ka dhënë pas takimit me prijësin e bashkësisë bektashiane në Maqedoni, Baba Edmond Brahimaj më 20 korrik të vitit 2009 në Tetovë. /Makfaks/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top